Ngjarje/Personazhe

Jetët e banorëve të Skurajt “ të varura” në urën pasarelë

21 shtator 2022/ Ahmet Zani/ Porta Vendore/ Kurbin

Fshati Skuraj është i ndarë nga rrjedha e lumit Mat, dhe banorët përdorin pikërisht një urë pasarelë për të depërtuar në anën tjetër të zonës.

Kjo urë përdoret edhe nga banorët e fshatrave të tjerë, për të shkurtonin gjithashtu rrugën .

Bazamenti i dërrasave janë dëmtuar, kavot mbajtëse, kanë rënë duke sjellë rrezik serioz për banorët. Gjatë stinës së dimrit me vërshimin e ujërave të lumit Mat, shpeshherë ka shfaqur dhe rrezikshmëri për banorët teksa kalonin mbi urë.