Vëzhgim/Analizë

Ujërat e zeza të Vlorës përfundojnë në det, Lungomare “pritëse” e llumit

11 gusht 2022/ Edi Ruci/ Porta Vendore/ Vlorë

Vlora ende vuan nga derdhja e ujërave të zeza në det. Në Lungomare krahas kanaleve të ujrave të zeza në det, vijojnë të derdhen në det edhe kanale të ujrave të ndotura, ose ujrave të bardha të shiut, të cilat transportohen nga kodra përball në drejtim të shëtitores së Vlorës.

Kanalet e ujrave të zeza edhe për këtë vit në Vlorë derdhen ende në det. Zonat të cilat kanë ndotjen më të madhe si rrjedhojë e kanaleve të ujrave të zeza që derdhen në det janë, plazhi i Zvërnecit, zona e Plazhit të vjetër si dhe në shëtitoren “Lungomare” në pjesën e fillimit të saj siç është kanali i Siavit si dhe përballë “Ish Akademisë së Marinës”. Më konkretisht në bregdetin e Zvërnecit, duke filluar nga “Kanali i Motorit”, pranë hidrovorit të qytetit dhe deri në afërsi të plazhit të Nartës konstatimet në terren tregojnë se mbi 5 kanale të ujrave të zeza derdhën në det. “Kanali i Motorit” është kanali shkarkues i ujrave të zeza nga hidrovori i qytetit për në detin Adriatik. Në zonën e plazhit të vjetër, e cila fillon nga “Porti Detar i Vlorës” dhe përfundon pranë “Kanalit të Motorit” në det derdhen 4 kanal të ujrave të zeza. Ndërsa në zonën e Lungomares, pranë “Ish Akademisë së Marinës” numri i kanaleve të ujrave të zeza që derdhen në det është 3. Në shëtitoren e Vlorës krahas kanaleve të ujrave të zeza që derdhen në det pranë zonës së “Ish Akademisë së Marinës”, dhe tre të tjerë derdhen në det, duke filluar nga hyrja e shëtitores, krenarisë së Vlorës dhe deri pranë kësaj zonë.Në hyrje të Lungomares, derdhen në det, kanalet e ujrave të zeza të lagjes “Centrale” me kanalin e madh të ujrave të zeza që njihet edhe si “Kanali i Siavit” pjesa kryesore e kanalizimeve të ujrave të zeza në këtë zonë, i ndërtuar përgjat regjimit komunist në vend, duke patur të njëjtën pamje si dikur.

Në total në Vlorë derdhen në det në total 13 kanale të ujrave të zeza si dhe dy kanale të ujrave të bardha por të ndotura. Në bregdetin e Zvërnecit derdhen 4 kanale të ujrave të zeza si dhe një i ujrave të bardha, të ndotura. Në bregdetin e plazhit të vjetër derdhen 4 kanale të ujrave të zeza, si dhe në zonën e Lungomares derdhen 5 kanale të ujrave të zeza, 3 në pjesën e fillimit të saj, dhe dy kanale të ujrave të zeza tek zona e “Ish Akademisë së Marinës”, si dhe një kanal i ujrave të bardha të ndotura pranë “Ish Akademisë së Marinës”.Ujrat e zeza përpara se të vijnë në det nuk janë të trajtuara, madje mund të shihen fare qartë me sy të lirë që janë ujra të zeza që derdhen direkte në det.Porta vendore ka marr në konsideratë vijën bregdetare të Zvërnecit, Plazhit të vjetër dhe bregdetit të Lungomares, duke u fokusuar në kanalet më të mëdhaja të ujrave të zeza në këto zona, pra në ata më problematikët të cilët shkaktojnë më tepër ndotje.

Për vijën bregdetare të Zvërnecit dhe për “Plazhin e Vjetër” situata paraqitet më kritike, pasi për rehabilitimin total të kanaleve të ujrave të zeza ndër vite nuk është ndërmarr asnjë projekt. Në vijën bregdetare të Zvërnecit dhe në Plazhin e vjetër, kanalet e ujrave të zeza qëndrojnë të hapura, të papastruara, duke u bërë burim ndotjesh për zonën, burim infeksioni, si dhe një vatër mbledhëse e insekteve të shumta kryesisht mushkonjave. Përsa i përket zonës së Lungomares, me ndërtimin e kësaj të fundit, 3 kanalet e ujrave të zeza në hyrje të saj, të cilët derdhin në det ujrat e zeza të lagjes “Centrale” dhe lagjes “Pavarësia” janë rehabilituar.V ijojnë të derdhen ende në det, por janë kanale të ujrave të zeza të mbuluara, të kamufluara për syrin e publikut.Ato janë rehabilituar, janë vendosur në brendësi të shëtitorës së Vlorës, poshtë trotuareve dhe rrugës kryesore të kësaj të fundit, dhe derdhen në det me gryka të krijuara enkas për to.Gjithsesi për një njeri i cili e njëh zonën edhe këto kanale janë krejtësisht të dallueshme.

Këto kanale nuk janë rehabilituar përsa i përketë derdhjes së tyre në det.Këto kanale të ujrave të zeza thjesht janë mbuluar për syrin e publikut, e kam sqaruar edhe më poshtë në shkrim, pasi më parë qëndronin totalisht të hapur.Këto kanale të ujrave të zeza janë vendosur në brendësi, në pjesën e poshtëme të Lungomares por sërish grykderdhjen e kanë në det, në breg të detit, ku lundrojnë mjetet, peshkojnë qytetarët si dhe lahen këta të fundit.

Ndërsa tre të tjerët të cilët derdhen në det pranë zonës së “Ish Akademisë së Marinës” një prej tyre qëndron i hapur totalisht, duke u kthyer në burim infeksioni për pushuesit e shumtë që frekuentojnë zonën në fjalë. Ndërsa dy të tjerët, me një projekt të krijuar disa vite më parë, u rehabilituan, duke u mbyllur përgjat bregdetit, duke u futur në tubacione prej betoni me grykderdhjen e këtyre të fundit në det, shumë pranë pushuesve të qytetit.Vlen të theksohet se nga ekspertët e mjedisit, mjekët, zona e bregdetit pranë “Akademisë së Marinës” si dhe zona pranë plazhit të vjetër, nuk këshillohet, nuk rekomandohet, për tu larë dhe për të bërë plazh në të.

Përsa i përket kanaleve të ujrave të zeza në Lungomare, këto të fundit, sic e kam sqaruar edhe në shkrimin më poshtë, derdhen ende në det, thjesht nga vite më parë ka ndryshuar fakti, që nëse më parë ato qëndronin të hapura, tashmë janë futur në brendësi të tubove të mëdha prej betoni, tubo të cilat duken në sipërfaqe të plazhit, dhe grykderdhjen e kanë shumë afër bregut, në vendin ku lahen qytetarët

Në fushatën elektorale të 2015 kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, deklaroi se nëse do të fitonte zgjedhjet elektorale do të ndalonte derdhjen e kanaleve të ujrave të zeza në det .

Në Qershor të 2017 në Vlorë vijonte puna për ndërtimin e impiantit të përpunimit të ujrave të zeza, duke mos lejuar që këto të fundit të derdhen në det. Në një deklaratë për mediat e qytetit kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli deklaroi asokohe se ndërtimi i impiantit të përpunimit të ujrave të zeza, një investim me vlerë 21 milion euro, do ti jepte fund derdhjes së ujrave të zeza në det, por mesa duket edhe sot ky projekt nuk ka dhënë asnjë inpakt në qytetin e Vlorës.

Impianti i përpunimit të ujrave të zeza prej prillit të vitit 2021 ka stopuar në vend, nuk është vendosur asnjëherë në funksion të plotë, që prej përfundimit të punimeve të tij. Ka përfunduar në total ndërtimi i tij por nuk është vendosur akoma në funksion.Impanti i përpunimit të ujrave të zeza është ndërtuar pranë bregdetit të Zvërnecit. E vetmja pjesë përpunuese e ujrave të zeza në Vlorë, e cila nuk kryen funksionin e saj të plotë, është hidrovori i qytetit, i cili funksionon si portë pritëse, për të gjitha ujrat e zeza të qytetit që kalojnë përmes tij, për ti pastruar këto të fundit nga mbeturinat, por jo për ti përpunuar ato.Ujrat e zeza që kalojnë përmes hidrovorit, derdhen nëpërmjet “Kanalit të Motorit” në det, i cili ndodhet midis bregdetit të Zvërnecit dhe Plazhit të Vjetër.

Për qytetarët e Vlorës, pushuesit dhe turistët e shumtë që kanë zgjedhur bregdetin edhe për këtë vit situata në Vlorë mbetet po e njëjtë. Disa prej tyre, të intervistuar për PortënVendore mbajnë mend se kanalet e ujrave të zeza janë derdhur në det tashmë këtu e 30 vjet përpara, pa ndryshuar situata aspak. Qytetarët shprehen se zgjedhin pikërisht të lahen pranë kanaleve të ujrave të zeza pasi vetëm këto hapësira publike krahas tyre ju ka lënëBashkia e Vlorës për të pushuar falas, pasi të tjerat i ka zaptuar privati. Për ta kanalet e ujrave të zeza mbeten burim infeksioni. Krahas moshës së tretë dhe moshës së mesme, pranë kanaleve të ujrave të zeza lahen edhe fëmijë të moshave të ndryshme. Qytetarët tregojnë se në çdo mëngjes që vizitojnë plazhet në fjalë zona mbanë erë të keqe, erë të ndotur si rrjedhoj e fekaleve që transportohen në det.Ata  tregojnë se shpesh herë janë ankuar por ankesat e tyre kanë mbetur pa zgjidhje.

Labike Mehmeti, pushuese prej vitesh në plazhin e vjetër në Vlorë .“Për gjendjen sesi është lënë plazhi i vjetër nuk jam e kënaqur, personalisht. E para e punës pastërtia. Lë shumë për të dëshiruar.J emi të vetdijshme që po pushojmë pranë kanaleve të ujrave të zeza, sepse është një gjë që shikohet me sy, teksa për ne mbetet shumë e dëmshme.Krahas nesh këtu lahet edhe fëmijët, un kam katër nipër dhe mbesa dhe nuk dëshirojë që ata të vijnë të lahen në det, nuk ka vënë fare dorë bashkia të marrin masa.Ky kanal i ujrave të zeza ka qenë ekzistues këtu”, tha ai. Ndërsa një tjetër pushuese që e takojmë gjatë vëzhgimit tonë është edhe Moza Xhyheri “Këtu është edhe një vend që nuk ka vënë dorë bashkia, të pastroi të bëjë, nuk shikojmë njeri.Cfarë pastrojmë ne vetë papastërtirat dhe I hedhim.Kanalet e ujrave të zeza sërish derdhet në det.Sigurisht që jemi të friksuar.Si nuk është burim infeksioni ? edhe un si fillim dy ditët e para u mbusha gjithë pucra.Patjetër që kanalet e ujrave të zeza që derdhen në det kanë ndikim edhe në turizëm”, rrëfen ajo për Portën Vendore.

Gramos  Xhaka, mjek në profesion, por njëkohësisht një pushues i zonës të plazhit të vjetër shprehet se ujrave të zeza që derdhen në det shfaqin gjithmonë rrezikun e sëmundjeve infektive. “Sëmundje të lëkurës jo, por më shumë është të marrësh ndonjë sarmonelë, mund të marrësh ndonjë gastrointerit, është shumë shumë e rrezikshme” , sqaron mjeku.

Viktor Likaj, pushues prej tre vitesh në plazhin e Zvërnecit në Vlorë shprehet se kanalet e ujrave të zeza si problem është cik shqetësues. “Sidomos aty më lartë është tmerr fare. Ujrat e zeza gjithmonë të dëmshëm janë për trupin e njeriut. Them ti bëjmë një apel bashkisë, të bëj përpunimin e ujrave të zeza,.Nuk diskutohet që kanalet e ujrave të zeza edhe tek fëmijët që lahen në det janë të dëmshme. Duhet investuar tek ujrat e zeza. Nëqoftëse do e marri seriozisht bashkia kjo gjë do të përmirësohet”, tha Viktori.

Beqo Ymeri pushues në zonën e “Ish Akademisë së Marinës” prej disa vitesh hapësirën për të pushuar na e kanë lënë pranë kanaleve të ujrave të zeza. “Kam 8 vjet që vij këtu,  kanalet e ujrave të zeza janë derdhur në det.E dinë të gjithë sesa e dëmshme është të pushosh pranë kanaleve të ujrave të zeza. E dëmshme është edhe për fëmijët, gjë e pistë është gjithmonë e dëmshme”, shprehet ai i irrituar me këtë fakt.

“Ne kemi hapsirë për të pushuar vetëm pranë ujrave të zeza.Kanalet për ne janë shumë problem, ja, kur erdhëm këtu vetëm emra fekalesh, është turp i madh që vijnë turistat nga ana e anës dhe mos të kënaqen këtu, gjithë kjo Vlorë e bukur. Si nuk kam frikë nga infeksionet…Unë po bëj këtu gati 10 vjet, të njëjtat era, të njëjtat ca të të them un, nuk ka ndryshuar.Tani un cfarë nuk presë por nuk bëhet. Isha mbase e rregullojnë në këtë sezon veror” tha Pashako Begaj pushuese në zonën e “Ish Akademisë së Marinës” .

Të pyetur për Portën Vendore, përfaqësues të bashkisë së Vlorës, në lidhje telefonike tregojnë se për rehabilitimin në total të kanaleve të ujrave të zeza ende nuk i kanë fondet, pasi projekti në fjalë kërkon fonde përtej mundësive të institucionit më të madh të qytetit. Bashkia e Vlorës ka paraqitur në ministritë e linjës dhe qeverinë shqiptare projekte të mirëfillta të hartuara pas konstatimeve në terren për të rehabilituar njëherë e mirë problemin e kanaleve të ujrave të zeza, por projekte të tilla asnjëherë nuk kanë marr miratim dhe mbështetje deri më tani. Projektet në fjalë konstatojnë me rehabilitimin në total edhe të kanaleve të ujrave të bardha por të ndotura të cilat edhe ato derdhen në det. Projekti fillon me vendosjen në funksion të impanit të përpunimit të ujrave të zeza, me investime në rrjetin e kanalizimeve, si dhe me rehabilitimin në total të kanaleve që ende derdhen në det. Ka ende shpresa se miratimi nga ministritë e linjës dhe qeveria shqiptare mund të vij, pasi në këto institucione ka patur mjaft ankesa edhe nga qytetarët vlonjat përsa i përket kanaleve të ujrave të zeza.

Gjithashtu edhe përfaqësues të ujësjellës kanalizimeve në Vlorë, në lidhje telefonike për Porta Vendore, sigurisht më të rezervuar në dhënien e detajeve pranojnë se ende për rehabilitimin total të kanaleve të ujrave të zeza nuk ka një projekt i cili pritet të zbatohet në terren. Ujësjellës Kanalizimet Vlorë pranon faktin se prsin mbështetjen e ministrisë por dhe qeverisë shqiptare në dhënien e fondeve ose granteve për realizimin e projekteve në fjalë. Si një ndërmarrje Sh.A Ujësjellës Kanalizimet Vlorë nuk i ka fondet për realizimin e një projekti kaq madhor, teksa përfaqësues të këtij institucioni tregojnë se kanë kryer studime në zonë, e kanë një plan të gatshëm për ti dhënë fund kësaj problematike por një plan, projekt, i cili pret natyrisht miratim dhe ardhjen e fondeve.

Selam Zaimi administrator i një prej njësive hoteliere në zonën e Ujit të Ftohtë, dhe njëkohësisht pjesëmarrës në sektorin e turizmit dhe biznesit prej 22 vitesh, tha se komuniteti i biznesit ka pasur  shpresa disa vite më parë duke punuar firma greke Kamataqis se kjo gjë do të zgjidhej por nuk ndodhi kështu . “Ajo rehabilitoi një pjesë të tyre por jo të gjithë. Kemi patur ankesa ndër vite nga pushuesit dhe turistët e shumtë por ta them realisht ne nuk na intereson tepër që kjo çështje në sytë e turistëve të bëhet e madhe dhe shqetësuese. Ndër vite jemi munduar ta zbukurojmë këtë situatë, jemi munduar tju shpjegojmë që pjesa më e madhe e tyre janë ujra të bardha të shiut që derdhen në det, për mos tu dhënë një arsye përse të largohen. Madje mund të të tregoi një rast të disa turistëve italian të cilët i takova pak ditë më parë dhe ishin të shqetësuar nga kjo situatë. Biseduan me mua pa e ditur se isha pronar hoteli. Më treguan shqetësimin e tyre dhe më pas ju shpjegova gjithë situatën. Me treguan se vetëm nga kjo gjë ishin gati të largoheshin nga Vlora ndaj ju këshillova zona ku mund të pushonin duke i bërë reklamë qytetit dhe turizmit. Nëse nuk do e bëja këtë gjë do të ishin larguar. Në lidhje me këtë problematik jemi ankuar gjithmonë ndër vite madje edhe si grup operatorësh turistik. Kemi shpresa se do të zgjidhet në të ardhmen sepse smund të mbetet më kështu”, përfundon biznesmeni.