Ndodhi

Masakra mjedisore në pyjet e Kurorës se pishave në Krujë, vendi pushtohet nga mbetjet

25 korrik 2022/ Porta Vendore/ Krujë

Mbetjet e qytetit hidhen gjatë orëve të para të mëngjesit pranë varrezave të Krujës, aty ku zona përreth është me pisha dhe larg vëmendjes së qytetarëve dhe autoriteteve. Keqmenaxhimi i grumbullimit të mbetjeve po kryen masakër e radhës natyrore në Krujë. Mbeturinat janë të derdhura kudo duke dëmtuar edhe pyjet.