19 korrik 2022/ Porta Vendore/ Mirditë
Fshati Prosek ndodhet vetëm pak km larg nga qyteti i Rrëshenit, ku mungojnë infrastruktura, uji i pijshëm dhe ai i vaditjes. Pavarësisht investimeve në zonë, sërish uji sikurse thonë dhe banorët nuk ka mbërritur ende deri në fshatin e tyre, teksa 12 familje vuan pasojat e harresës nga ana e pushtetit vendor e jo vetëm.
Proseku fshati me bukuri të shumta natyrore vuan nga një sërë shërbimesh, larg vëmendjes së institucioneve, ndaj dhe banorët kanë humbur çdo shpresë për investime. Edhe pse banorët kanë gjithnjë e më pak shpresa për të ndryshuar kjo situatë.