

17 qershor 2022/ Ahmet Zani/ Porta Vendore/ Krujë
“Rinia Flet!” – është një event që organizohet për herë të tretë dhe është pjesë e “Javës së Demokracisë Vendore”. Këtë vit u organizua në qytetin e Krujës, i cili do të jetë dhe një nga qytetet mikpritëse të kampeve rinore për vitin e ardhshëm akademik. “Rinia Flet!” (“Youth SPEAK UP”), është i bazuar në formatin TEDx, dhe mblodhi më shumë se 100 të rinj dhe përfaqësues nga shkollat e mesme. Ky event u përshëndet edhe nga përfaqësuesit e Leviz Albania, në kuadër të javës Demokracia Vendore. Qëllimi i eventit është të përfshijë dhe të bëjë bashkë jo vetëm të rinjtë, por edhe vendimmarrës si kryetarët e bashkive, anëtarët e këshillit bashkiak, këshillat rinorë, deputetët dhe përfaqësues të shoqërisë civile në këto aktivitete. Të rinjtë, nga tetë shkolla të pesë bashkive Ballsh, Patos, Berat, Fier dhe Lushnjë, prezantuan idetë e tyre fituese dhe ndanë rezultatet dhe ndikimin e veprimeve të nismave të tyre komunitare me pjesëmarrësit.