Ngjarje/Personazhe

Rruga e Gjuhadolit në Shkodër pushtohet nga ngjyrat e artit

7 qershor 2022/ Emi Kalaja/ Porta Vendore/ Shkodër

Në portën e shtëpisë së sapo blerë në rrugën muzeale “Kolë Idromeno”, Jozefina Delia gjente çdo ditë qese me mbeturina. Banesa kishte qenë për shumë vite e pabanuar dhe për shkak të moslejimit të ndërhyrjes në fasadë apo portën hyrëse, njerëz të papërgjegjshëm e konsideronin si qoshen ideale të hedhjes së mbeturinave. Por ajo solli një fytyre të re në lagje dhe pozitivitet në komunitet, vetëm nëpërmjet pikturave të saj.

Jozefina është nënë e dy fëmijëve të mitur, e cila foli me bashkëshortin, duke i thënë se do gjente rrugën e saj për ndryshimin e kësaj situate që ishte kthyer në shqetësim të përditshëm.

E apasionuar pas pikturës dhe riciklimit, ajo mori bojërat dhe penelat dhe nisi së bashku më vajzën e saj 3-vjeçare për të kthyer portën e hekurit në një art modern.

Jozefina na tregon se impakti ishte i jashtëzakonshëm, asnjë mbeturinë më në portën e saj e mbi të gjitha dhjetëra turistë duke bërë çdo ditë fotografi në atë kënd, i cili ishte shndërruar në atraksion për ta.

Por në gjithë rrugën e Gjuhadolit banesat shekullore ishin të veshura nga llamarinat me mbishkrime lloj –lloj dhe përveçse përcillnin mesazhe negative krijonin një imazh jo të bukur estetikisht.

Jozefina na tregon se çdo gjë tjetër nisi spontanisht dhe vullnetarisht. “Po i tregoja këtë histori vajzave që kanë barin (lokalin) në Gjuhadol Sanidës dhe Benidës, dhe ato më propozuan ta bëja gjithë zonën meqë shpejt ishte dhe Maratona e Jazz dhe Festa e Luleve ne Shkodër. Unë kisha sigurisht dëshirë por duhej të merrja leje në Bashkinë Shkodër dhe monumentet e kulturës. Ato më thanë se me pjesën burokratike lejen në bashki dhe tek monumentet e kulturës do merreshin ato ndërsa pikturat do i bëja unë”, rrëfen ajo për Portën Vendore, duke shtuar se gjithçka është kryer në mënyrë vullnetare, qoftë kjo edhe kostoja për materialet e përdorura.

Fatmirësisht kisha disa ngjyra që më kishin mbetur nga vezët e pashkëve dhe e nisa më to”, qesh Jozefina shpenguar. Ajo tashmë e ka kthyer Gjuhadolin në një mozaik pikture ku shihen të realizuara Van Gogh me “Nata me yje” dhe fusha e grurit me sorra si dhe Claude Monet Water Lilies ndërsa pikturat e tjera janë spontane në sintoni më zonën muzeale dhe botëkuptimin e shkodranëve të apasionuar pas luleve dhe këngës.

Jozefina Delia është brezi i ri i grave në Shkodër, femrat e mijëvjeçarit të ri. Ajo është një Rozafë e kohëve moderne, e cila nuk pret që qyteti të ndryshojnë por bëhet pjesë e ndryshimit me kreativitetin dhe vullnetin e saj.

Zona muzeale e Gjuhadolit, e cila mbart emrin e arkitektit dhe piktorit të famshëm Kol Idromeno është restauruar në vitin 2012 nga një fond i Bashkimit Europian dhe që atëherë investimet në këtë zonë kanë qenë të pakta.

Disa prej ndërtesave rrezikojnë shembjen si shkak i amortizimit, ndërkohë që përveç imazhit aspak të këndshëm këto godina janë dhe një rrezik serioz për qytetarët, të cilët lëvizin çdo ditë në këtë zonë.

Megjithatë kjo zonë mbetet një nder zonat më të preferuara nga turistët dhe qytetarët të cilët kanë vlerësuar idenë e Jozefinës për të bërë ndryshimin duke shndërruar llamarinat e ndryshkura në art.

previous arrow
WhatsApp Image 2022-05-09 at 3.25.51 PM
WhatsApp Image 2022-05-09 at 3.25.51 PM (2)
WhatsApp Image 2022-05-09 at 3.25.51 PM (1)
FB_IMG_1651818557528
FB_IMG_1651818552432
FB_IMG_1651818546677
280950769_1602899866758258_7325613410358707667_n
280944908_515513743628329_4942559782113705569_n
280743437_324446333097327_4289626752946098313_n
280662933_1133605003865819_356184728165542020_n
280651565_5083672791721211_206675706128961371_n
280620866_740443127082666_3306139653785292068_n
280571076_979568266073982_738966500514180145_n
280560465_496181718949225_7027906129375688223_n
280508657_678044466815580_8430270371368548996_n
next arrow