20 prill 2022/ Porta Vendore/ Tiranë
“Partia ku aderojmë është burimi kryesor i dhunës”. Kjo është një nga gjetjet kryesore të studimit “Dhuna ndaj grave në politikë, i cili është realizuar nga Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i mbështetur nga UNDP dhe me financimin e qeverisë së Suedisë. Studimi nxori në pah se përqindja më e lartë e kandidatëve politikë thanë se gjuhaposhtëruese dhe lajmet e rreme janë pjesë normale e politikës.
Studimi bazohet në tri metoda të grumbullimit të të dhënave: ndarjen e historive, diskutimet në grup, dhe një anketë me kandidatët politikë.
Anketa me kandidatët politikë
Qëllimi i kësaj ankete ishte të hidhte dritë mbi llojet, motivet dhendikimet e dhunës ndaj politikanëve dhe nëse ka apo jo dallimegjinore. Ky studim u krye me politikanë që kandiduan në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Numri i kandidatëve politikë në zgjedhjetparlamentare të vitit 2021 ishte 1841 (732 gra ose 39,76% dhe1109 burra ose 60,24%). “Nezgjodhëm rastësisht 500 kandidatë politikë (250 gra dhe 250 burra)nga 6 parti politike/aleanca, duke përfshirë Partinë Socialiste,Aleancën për Ndryshim, Lëvizjen Socialiste për Integrim, PartinëSocial-Demokrate, Nismën Thurje dhe Lëvizjen për Ndryshim”, thuhet në raport.
Një përqindje më e lartë e kandidatëve politikë thanë se gjuhaposhtëruese dhe lajmet e rreme (55,56%) janë pjesë normale e politikës,pasuar nga frikësimi dhe dhuna (42,16%), kërcënimi (30,16%), dëmtimii pronës (16,34%) dhe dhuna fizike (6,86%).
“31,05% e të anketuarve raportuan se kanë përjetuar gjuhë poshtëruese ose lajme të rreme në rolin e tyre si politikan/e. Kandidatët politikë ishin shënjestruar kryesisht nga mbështetësit e partive të tjera (57,45%), nga media digjitale dhe sociale (50%) dhe drejtuesit e partive të tjera (44,68%). Gjuha poshtëruese ose lajmet e rreme shënjestronin kryesisht gjininë (23,40%), moshën (21,28%), statusin social (21,28%) dhe statusin ekonomik (17,02%)”, deklarohet në raport
Përqindja e grave që thanë se gjuha poshtëruese ose lajmet e rrememe të cilat ishin përballur kishin natyrë seksuale, ishte më e lartë nëkrahasim me burrat.Ndërkohë, 13,40% e të anketuarve raportuan se kanë marrë kërcënimelidhur me rolin e tyre në politikë. Kandidatët politikë ishin shënjestruarkryesisht nga drejtuesit e partive të tjera (60,98%) dhe nga mbështetësite partive të tjera (58,54%).10,16% e të anketuarve u shprehën se kanë përjetuar dëmtimtë pronës gjatë përfshirjes së tyre në politikë; 18,52% e të anketuarve thanë se atyre u është mohuarmbështetje financiare nga partia; 12,79% thanë se kanë marrëkërcënime për shkarkim nga puna për shkak të përfshirjes në politikëdhe 6,89% thanë se kanë marrë kërcënime nga anëtarët efamiljes – kërcënime për shkëputjen nga burimet ekonomike apopronat – për shkak të përfshirjes në politikë.
Ndërkohë, 58 kandidatë politikë – 18,95% e të anketuarve ose 57,42% e personaveqë ishin përballur me dhunë – thanë se i kishin ndarë përvojat e tyreme partinë. Strukturat kryesore të partisë, me të cilat kandidatëtpolitikë i ndanin përvojat e tyre ishin drejtuesit e partive (68,42%)dhe koordinatorët politikë (52,63%). Arsyet përse kandidatët politikënuk e ndanin përvojën e tyre me strukturat e partisë ishin se ata nukmendonin që strukturat në fjalë do të reagonin, ata e konsideronindhunën si diçka personale ose nuk e konsideronin përvojën e tyre simjaftueshëm shqetësuese.36,84% e personave që ndanë përvojat e tyre me strukturat e partisëthanë se këto të fundit morën masa. Masa kryesore ishte dhënia e njëdeklarate shtypi dhe denoncimi i dhunës.
Ndarja e historive
Ndërkohë, një mënyrë tjetër e përdorur për këtë studim ishte dhe ndarja e historive personale me studiuesit, të cilët kontaktuan me 112 persona. “Nga 112 emaile që u dërguan (pjesa më e madhe e emaileve u pasua nga telefonatat), morëm 30 përgjigje.Nga 30 gratë që iu përgjigjën ftesës sonë, 20 ishin të gatshme përintervistë (përqindja përfundimtare e pjesëmarrjes: 17,86%). Nëdisa raste, gratë ishin të shqetësuara lidhur me ndarjen e historivetë tyre ose thanë që nuk kanë përjetuar dhunë”, deklarohet në raport.
Gratë ndanë histori ku vinin në pah se janëpërçmuar, janë ofenduar, ju është ndërprerë fjala,janë tallur, janë fyer, kanë rënë pre e batutave dheakuzave të rreme në media, si dhe janë kërcënuar.Praktika të tjera përjashtuese dhe diskriminuesepërfshinin vënien në dyshim të aftësive të grave,heqjen e grave nga listat e kandidatëve të partisë,refuzimin e aksesit në financat e partisë gjatëfushatave zgjedhore, shkarkimin ose kërcëniminpër shkarkimin e grave (dhe anëtarëve të familjessë tyre) nga postet shtetërore, ngritjen e akuzavetë rreme dhe thashetheme të natyrës seksuale,injorimin e grave gjatë takimeve, konsiderimin ekontributit të grave si pak ose aspak të rëndësishëm,kufizimin e rolit të grave në votimin e vendimeve tëparacaktuara, manipulimin e votës së grave gjatëprocedurave të votimit dhe përjashtimin e tyre ngainformacioni.
Autorët e dhunës kërkonin që të ruanin osezgjeronin përfitimet e lidhura me postet politike,të tilla si vendet e punës, të ardhurat, pasuritë dheqasjen në rrjete. Duke vënë në dyshim aftësitëdhe kapacitetet e grave, si dhe synimet e tyre nëpolitikë, autorët nxitën ndasi gjinore dhe kërkoninqë të ndikonin te votuesit. Praktika të tjera, si p.sh.kufizimi i rolit të grave për të votuar vendime tëparacaktuara, janë përdorur për t›i kontrolluargratë dhe për t›i bërë ato të padukshme në politikë.
Për gratë – veçanërisht gratë të cilat janë përpjekurtë arrijnë pozicione drejtuese në parti – partia kuato aderojnë është burimi kryesor i dhunës. Gratëe cilësuan dhunën me të cilën janë përballur nëpartinë e tyre si “të fshehtë, të ndërlikuar dhetë vështirë për t›u trajtuar.” Gjatë ndarjes së eksperiencave gratë ushprehën se drejtuesit e partive zgjedhin të preferuarit e tyre – personaqë nuk janë gjithmonë të kualifikuar ose të cilët nuk kanë lidhje tëforta me bazën – injorojnë opinionet e anëtarëve të partisë, heqinnga listat e kandidatëve anëtarë të partisë me kontribut afatgjatë,paracaktojnë rezultatet zgjedhore, shpërndajnë burimet në mënyrëtë pabarabartë (p.sh. fondet gjatë fushatave zgjedhore), si dhe nukjanë transparentë gjatë vendimmarrjes. Një sistem i centralizuar dhei padrejtë vendimmarrjeje në partitë politike sjell dhunë, dhe e përdordhunën si kërcënimet dhe akuzat për të mbijetuar.
Gratë, veçanërisht ato të angazhuara rishtazi, thanë se për shkak tëdhunës psikologjike që kanë përjetuar, ato kanë vënë në pikëpyetjeaftësinë dhe vendin e tyre në politikë. Gratë që kanë qenë objekt iakuzave të rreme dhe thashethemeve në media raportuan se këtopërvoja kanë përkeqësuar problemet e tyre shëndetësore dhe u kanëshkaktuar probleme me gjumin. Akuzat e rreme dhe thashethemet me natyrë seksuale kanë patur pasoja traumatike për gratë dhe familjet etyre – fëmijët, prindërit dhe partnerët.
Trajtimi i dhunës ndaj grave në politikë kërkon që para së gjithashpartitë të demokratizohen. Nëse partitë demokratizohen, gratë do tëpërjetojnë më pak dhunë psikologjike. Përgjithësisht, klima politike dotë jetë më pak agresive.
Diskutimet në grup
Po ashtu një tjetër metodë e përdorur për këtë studim ishin edhe diskutimet në grup, ku u organizuan 7 të tilla. Konkretisht me gazetare, anëtare të Rrjetit “Barazi nëVendimmarrje” anëtare të organizatave tëshoqërisë civile, anëtarë dhe kryetare të forumeverinore, anëtare të Aleancës së Grave Këshilltaredhe drejtuese gra të njësive administrative. Nga 183 persona qëu ftuan për të marrë pjesë në diskutimet në grup, vetëm 45 pranuantë bëheshin pjesë (përqindja e pjesëmarrjes: 24,59%). Gjatë këtyre diskutimeve, kandidatët politikë sugjeruan krijimin e mekanizmave dhe instrumenteve ligjore qëndëshkojnë autorët e dhunës. Sugjerimet e tjera përfshinin mospërfshirjen e administratës shtetërore në zgjedhje, depolitizimin e Policisë së Shtetit, organizimin e fushatave informuesepër dhunën politike, dhe përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile, të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe të Avokatit të Popullit gjatë fushatave zgjedhore – për tëidentifikuar dhe denoncuar rastet e dhunës politike.
Heshtja e rëndë ndaj ngacmimeve dhe akuzave seksuale
Në raportin prej 72 faqesh “Dhuna ndaj grave në politikë” theksohet mungesa e bashkëpunimit në njërën prej pikave më kritike të jetës shoqërore të grave, konkretisht ngacmimi seksual, i cili nuk është problem vetëm në Shqipëri, por edhe në vende si SHBA. Studiueset Dr.Marsela Dauti dhe Geldona Metaj kanë marrë shumë pak informacion nga gratë e anketuara rreth kësaj teme.
“Gratë treguan që është e zakonshme që ato të japin dorëheqje nga politika ose nga pozicione drejtuese për shkak të ngacmimeve seksuale. Përgjithësisht, këto raste nuk denoncohen për shkak të stigmës që mbartin sepse gratë janë të shqetësuara se do të jenë të stigmatizuara përgjatë gjithë jetës, se nuk do të gjejnë drejtësi dhe se do të humbasin mundësitë për punësim”, thuhet në raport.
Natyrisht përgjegjësia nuk është e grave, por e një shoqërie e cila përgjatë 30 viteve nuk ka arritur të krijojë modelin e një gruaje që i kundërpërgjigjet agresivitetit mashkullor sepse siç përmendëtnë raport, mungesa e besimit në drejtësi ngelet problemi në shoqërinë shqiptare.
Nga anketat e kryera, 23 kandidatë politikë (24,47%) raportuan se gjuha poshtëruese ose lajmet e rreme kishin natyrë seksuale. Përqindja e grave që thanë se gjuha poshtëruese ose lajmet e rreme me të cilat ishin përballur kishin natyrë seksuale, ishte më e lartë në krahasim me burrat. 43,18% e grave thanë se kanë përjetuar gjuhë poshtëruese ose lajme të rreme dhe se kjo lloj dhune kishte natyrë seksuale.
“Akuzat e rreme me natyrë seksuale kanë pasur pasoja traumatike për gratë dhe familjet e tyre, fëmijët, prindërit dhe partnerët. Rast konkret është historia e një gruaje me inicialet R.K që jetonte në një komunitet të vogël dhe ishte ndër të paktat gra që merrte pjesë në mbledhjet e partisë. Një ditë, bashkëshorti i saj erdhi në shtëpi dhe i tha që një mik i tij e kishte pyetur “Përse shkon bashkëshortja jote në mbledhjet e partisë? Për kë shkon atje?” Menjëherë gruaja ka kërkuar ndihmën e vjehrrit dhe të vjehrrës së saj për të zgjidhur situatën”, citohet nga raporti, i cili thekson se teksa përhapnin akuza të rreme në rrjetet sociale, kundërshtarët përmendnin karakteristika të tilla si gjinia, mosha dhe besimi fetar.
Gjuha poshtëruese në mediat sociale
Po ashtu, një tjetër aspekt që vihet re në raport është gjuha poshtëruese ose lajmet e rreme në mediat sociale. Sipas raportit, këto shënjestronin kryesisht gjininë (23,40%), moshën (21,28%), statusin social (21,28%) dhe statusin ekonomik (17,02%). “Autorët e dhunës kërkonin që të ruanin ose zgjeronin përfitimet e lidhura me postet politike,të tilla si vendet e punës, të ardhurat, pasuritë dhe qasjen në rrjete. Duke vënë në dyshim aftësitë dhe kapacitetet e grave, si dhe synimet e tyre në politikë, autorët nxitën ndasi gjinore dhe kërkonin që të ndikonin te votuesit. Mënyra të tjera si kufizimi i rolit të grave për të votuar vendime të paracaktuara, janë përdorur për t’i kontrolluar gratë dhe për t’i bërë ato të padukshme në politikë”, citon raporti.
Nga studimi u vu re se gjuha ofenduese kishte veçanërisht si synim gratë e angazhuara rishtazi në politikë. Këto gra treguan se janë etiketuar si “gratë e kuotave [gjinore],” “marrin pjesë sa për të votuar,” “të angazhuara sa për numër.” Këto etiketime janë përdorur nga burra dhe gra me përvojë në politikë.
Një grua që kandidonte në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 tregoi historinë e saj, se si media e interpretoi si një akt korruptiv mënyrën e komunikimit me mbështetësit e saj dhe kërkimin e fondeve për kryerjen e fushatës. Artikujt në media përmendin bindjet dhe gjininë e saj. Ajo u shpreh se “Nëse i lexoni artikujt, do të shihni gjuhën denigruese të përdorur. Gruaja [emri i fshirë] që kërkon para haptazi”.
Një ish-ministre, me inicialet R.K, tha se leximi i komenteve që njerëzit bëjnë për të në Facebook është “traumatik.” R.K i cilësoi komentet si “shumë të rënda.” Ajo tha se komente të tilla të ulin, të nënvlerësojnë dhe më vonë përdoren kundër teje. R.K e ndjeu se po sulmohej më shpesh dhe më rëndë se sa kolegët e saj burra: “Jam plotësisht e bindur se gjuha e përdorur dhe komentet janë më të ashpra, shumë herë më denigruese, shumë më personale, shumë më ofenduese dhe poshtëruese [se sa ndaj burrave], dhe se gratë zakonisht sulmohen lidhur me ‘nderin’ e tyre dhe për faktin që janë gra.”
Në përfundim raporti ka nxjerrë edhe sugjerimet përkatëse për gratë, ku sipas rekomandimeve, trajtimi i dhunës ndaj grave në politikë kërkon që para së gjithashpartitë të demokratizohen.“Nëse partitë demokratizohen, gratëdo të përjetojnë më pak dhunë psikologjike. Përgjithësisht,klima politike do të jetë më pak agresive. Një sistem drejtësiemë efikas dhe që reagon, do të rrisë besimin e grave nëinstitucionet shtetërore dhe do t’i nxisë ato që të denoncojnërastet e dhunës”, theksohet në raport, ndërsa disa sugjerime të tjera shkojnë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për ligjvënësit dhe median.