28 Mars 2022/ Anxhela Dyrmyshi/ Porta Vendore/ Elbasan
Pagat e ulëta, oraret e gjata të punës, largimi i fuqisë punëtore dhe emigracioni- janë këto disa nga shkaqet me të cilat u duhet të përballen çdo ditë pronarët e bizneseve shqiptare. Pakësimi i krahut punëtor i ka bërë bizneset të shkojnë në prag të mbylljes, gjë e cila do të rrisë edhe më tepër papunësinë në vend. Në këto kushte, pronarët/drejtuesit e bizneseve bëjnë apel për marrjen e masave që kjo të mos ndodhë.
Thuajse në çdo biznes që rastësisht të zë syri në Elbasan, gjendet një njoftim ku shkruhet “kërkojmë punëtorë”. Mungesa e krahut punëtor po i kushton bizneseve shumë, aq sa disa nuk arrijnë të shohin më dritë në fund të tunelit. Biznese si lokale, restorante, dyqane e fasoneri, e kanë thelbësore në punën e tyre të përditshme të pasurit e një stafi të kualifikuar në profesion, por në këtë pikë kur është e vështirë gjetja e punëtorëve, kërkesat e tyre janë ulur shumë. Aq sa nuk është më e nevojshmetë kesh eksperiencë të mëparshme pune për të gjetur njëtë tillë.

Altin Bishqemi zotëron prej 20 vitesh një barkafe në qendër të qytetit të Elbasanit, dhe dy vitet e fundit është përballur me një problem i cili vetëm thellohet. Ikja e punëtorëve vit pas viti, dhe kalvari i vështirësisë që i duhet të kalojë për të gjetur staf të ri. Prej muajsh jashtë lokalit qëndron një njoftim pune, por sipas tij nuk interesohet askush, as të pyesë madje. “Kam vendosur një njoftim prej muajsh, por askush nuk denjon të afrohet edhe tëpyesë. Edhe dikush që vjen, pyet fillimisht se sa është rroga që do marrë. Nuk tregojnë vlerësim për punën. Duan të marrin rrogë të lartë edhe pse nuk ia kanë haberin fare punës.”

I pyetur se a e ka penguar kjo gjë në punën e tij të përditshme, ai shprehet se po. Madje, nëse situata do vijojë e tillë, është duke menduar edhe mbylljen.“Jam në tentativa edhe për mbyllje, nëse trendi është i tillë. Nëse s’ke staf për tu shërbyer klientëve, s’ke si qëndron në treg. I kam stimuluar me pagesë më të lartëse normalja e Elbasanit, dhe sërish të pakënaqur. Jam duke shërbyer edhe vetë turnin e paradites, pasi mungesa në staf duhet rikuperuar. Unë do shoh, do shoh e s’kam nga jap,”është shprehur ai, duke treguar se paga minimale shkon deri në 30 mijë lekë të reja.
Një tjetër sektor që përballet çdo ditë me mungesë të theksuar stafi janë fasoneritë. Të punuarit në këtë sektor, ku kërkesat janë të larta dhe numri i punëtorëve i ulët, i bën ata që të mos mbyllin dot kontratat që iu vijnë nga jashtë. Greta Merkoci është drejtoreshë dhe njëkohësisht përgjegjëse sektori në një fasoneri këpucësh në Gostimë të Elbasanit. Vështirësia për të gjetur punëtorë muajt e fundit është thelluar edhe më shumë se zakonisht, edhe pse paga minimale këtu shkon mbi 30 mije lekë të reja. Sipas saj, kjo ndodh për disa arsye, si emigrimi i fuqisë punëtore, largimi i moshave të reja dhe të afta për punë, dhe kërkesa për paga edhe më të larta.

“Vështirësia me të cilën po hasemi këto kohëështë gjetja e punonjësve, me ose pa eksperiencë. Sa vjen edhe ky numër bëhet më i pakët, gjë që nuk na lejon të punojmë me kapacitet të plotë. Edhe kur vijnë punonjës, vijnë në një moshë të madhe, diku tek 60 vjeç dhe si pasojë iu duhet edhe më tepër kohë të mësojnë ta bëjnë siç duhet punën. Megjithatë ne i trajnojmë të gjithë, duke harxhuar kohë dhe në momentin që duam të shohim frytet e kësaj pune, ata na largohen jashtë vendit. Në këto kushte nuk mbyllim dot asporositë që na vijnë nga kontratat me jashtë. Furnitorët tanë presin prodhimin, por nëse s’ka njerëz, nuk ka as prodhimtari’’, tha ajo për Portën Vendore.

Më tej ajo shprehet se i kanë të gjitha kapacitetet për të zgjeruar biznesin, pasi mundësia është. Ajo thekson se duhet që instancat përkatëse të veprojnë që ky problem të marrë zgjidhje. “Ne kemi 80 persona që punojnë këtu, numër i pamjaftueshëm për të mbyllur në kohë kontratat e mëdhaqë na vijnë. Duhet që minimumi të jenë 120 persona, që të paktën puna të ecë pa vështirësi dhe të arrijmë rezultat të kënaqshëm. Mendoj që shteti duhet të ndërhyjë tek pjesa e lehtësimit të bizneseve me taksim, sepse punëtori do kualifikim, por ndërkohë do edhe pagën e plotë. Nëkëtë pikë duhet një ndërhyrje mendoj.”
Ky problem ka krijuar vështirësi edhe në një tjetër fasoneri në qendër të qytetit të Elbasanit. Ne ishim pranë Eria TEXTILES, dhe biseduam lidhur me këtë problematikë me shefen e burimeve njerëzore, njëkohësisht edhe shefen e financës Zarina Peci. Ajo tregon se vështirësia për të gjetur punëtorë po iu kushton shumë, aq sa kanë mbyllur disa linja prodhimi. “Jemi duke u përballur me një problem të cilit nuk po i gjejmë dot zgjidhjen. Kemi bërë kërkesa kudo, reklama në radio, në televizionet lokale, në ekranin e madh të qytetit. Kemi bërë edhe kërkesë në Zyrën e Punës, por deri tani vetëm 1% e asaj që kemi lajmëruar mund të kenë shfaqur pak interes. Kemi rritur edhe pagat për t’i stimuluar. Paga minimale shkon 37 mijë lekë të reja këtu tek ne,” thekson Zarina.

E pyetur se si ndikon kjo gjë në rrjedhën e punës, ajo tregon se mungesa e punëtorëve ka bërë që të punojnë vetëm me dy linja, ndërkohë që mundësia është për katër apo më shumë linja prodhimi. “Ne aktualisht jemi në dy linja, por ka vend për minimumi katër të tilla, që do të thotë, në këtë moment nëse më vijnë 30 punonjës, kam mundësi t’i ul direkt në makinë e tu mësoj procesin e punës.”

“Vjet më ka ndodhur që mund të kem telefonuar rreth 1000 njerëz në telefon, dhe nga ata vetëm tre veta u përgjigjën për po, por vetëm një person erdhi realisht.”, shprehet Zarina, e cila thekson se mbase nuk e mendojnë një mbyllje për momentin, por nëse gjendja vijon të mbetet e tillë, një gjë e tillë nuk do jetë shumë larg.
Porta Vendore u interesua për këtë problem edhe pranë Zyrave të Punës, mbi numrin e punëkërkuesve aktual dhe mbështetjen që gjejnë këta individë në këtë zyrë. “Nëse do ti referohemi regjistrimeve pranë zyrave vendore të punësimit Elbasan, shifrat mbeten në nivelet mesatare si çdo vit, por jo të gjithë janë të përgatitur për tregun e punës dhe të gatshëm të fillojnë punë menjëherë. Më tej procesin e përzgjedhjes e ka vetë subjekti. Punësimi mëi lartë mbetet në qytetin e Elbasanit, pasi vendosja gjeografike e subjekteve përbën vështirësi aksesimi, mosha mbetet një faktor, si dhe mungesa e profesionistëve po ashtu,”-është shprehur drejtoresha e këtij institucioni Marsida Hyseni.
E pyetur se cilat janë pasojat e mungesës së krahut punëtorpër bizneset lokale,Hyseni thotë se: “Pasojat janë të ndryshme, por këtu duhet të shohim dhe shkaqet. Subjekti jo gjithmonë është i predispozuar të investojë tek punonjësi, tek kushtet e punës etj, ndaj edhe këto mund të përbëjnë disa faktorë të cilët ndikojnë në largimin e fuqisë punëtorë. Megjithatë Zyra e Punës orienton të gjithë punëkërkuesit e papunë edhe për të marrë një profesion dhe më pas mundëson ndërmjetësimin e tyre pranë bizneseve.”
Përmes një kërkese me shkrim, Porta Vendore u interesua edhe pranë Bashkisë Elbasan, mbi lehtësimin e bizneseve nga tarifat dhe taksat vendore, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk erdhi një përgjigje mbi këtëçështje.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Panajot Soko, arsyeja kryesore që bizneset e kanë gjithnjë e më tëvështirë të gjejnë staf, është fakti që emigracioni ka tërhequr forcën punëtore.“Emigracioni ka gërryer forcën e kualifikuar të punës në pikën më të dobët të saj, qëështë punonjësit më të kualifikuar. Pra nga Shqipëria po largohen njerëzit me cilësitë më të mira, zanatçinjtë më të mirë, njerëzit më të aftë, profesionistët më të mirë, sepse ata e kanë më të lehtë për të gjetur punë jashtë. Emigracioni nuk po na heq thjesht punonjës, por po na heq punonjësit më të mirë. Dhe kjo natyrisht që do tëçoje shumë biznese në mbyllje”, thekson Soko.

I pyetur se çfarë mund të bëhet më mirë nëkëtë aspekt, ai përgjigjet se: “Të rritet cilësia e të jetuarit në Shqipëri. Njerëzit ikin për arsye komplekse. Ca për paga më të larta, ca për cilësi jete më të lartë (ku përfshihet arsim më i mirë, shëndetësi më e mirë, etj.). Pra shkurt, po nuk e kthyem Shqipërinë në një vend ku standardi i jetës të përputhet me kërkesat e kohës, njerëzit (sidomos njerëzit e kualifikuar) do vazhdojnë të largohen”.
Parashikimi i nivelit të papunësisë në bazë të të dhënave të INSTAT-it për shkallën e papunësisë dhe për popullsinë zbulon një prirje të përbashkët me të dhënat e punëkërkuesve të papunë të regjistruar, megjithëse rënia e papunësisë nga viti 2016 deri në vitin 2017 ka qenë më e mprehtë sesa shifra e paraqitura nga të dhënat e INSTAT-it (26,9% kundrejt 14,3%). Rritja si në parashikimet e papunësisë ashtu edhe të punëkërkuesve të papunë flet për një rritje të papunësisë si rezultat i recesionit të shkaktuar nga pandemia COVID-19 përgjatë viteve 2020-2021.
Sipas INSTAT, Elbasani renditet qarku i dytë për shkallën e ulët të papunësisë me 32.7% të popullsisë në moshë pune, në tremujorin e dytë të 2021, me një rënie gati 7 pikë përqindje në krahasim me vitin 2020.