Vëzhgim/Analizë

Zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë, premtimet e 3 kandidatëve për kryetar

3 mars 2022/ Porta Vendore/ Rrogozhinë

Një nga gjashtë bashkitë, ku garohet për zgjedhje të pjesshme është edhe ajo e Rrogozhinës, ku janë tre kandidatë zyrtarë, të cilët kanë nisur garën për të marrë drejtimin e saj.

Partia Demokratike garon me kandidati Ferdinand Saraçi, Partia Socialiste me kryetarin aktual të komanduar Edison Memolla, dhe Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Hekuran Xhanin.

Gjatë 2 javëve të fushatës elektorale, e cila nisi zyrtarisht më 19 shkurt, secili nga kandidatët ka bërë premtimet e veta sa i përket programit elektoral, ku Porta Vendore monitoroi disa nga takimet e realizuara në terren të kandidatëve, intervistat mediatike dhe faqet e rrjeteve sociale për të evidentuar premtimet që secili prej tyre i ka dhënë qytetarëve për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Ferdinand Saraçi,kandidat me logon e Partisë Demokratike, në takime me qytetarët e Rrogozhinës ka bërë një sërë premtimesh, të matshme e të pamatshme, ku në thelb mbetet gjithsesi qytetari.

Premtimet e Ferdinand Saraçit:

  • Në sezonin e verës, zona e Spillesë është në kaos total, bashkë do të ndërtojmë një vend parkim për automjetet, disa plazhe pa pagesë për pushuesit, një treg për fermerët e zonës si edhe ndriçimin e pastrimin e gjithë zonës.
  • Bujqësia sot është e falimentuar duhet filluar nga “A-ja”, porne premtojmë të merremi me pastrimin e kanalevetë vaditjes dhe kullimit, këshillimin e fermerëve për kulturat që duhet të mbjellin, ndërkohë që do i mbështesim me subvencione për inputet dhe karburantet.
  • Qyteti ka rrugica ende si në kohë lufte, me pellgje uji pa ndriçim natën, bashkë do t’i kthejmë dinjitetin qytetit.
  • Do të thithim investues nga jashtë që qytetarët e Rrogozhinës të punojnë në Rrogozhinë.
  • Rehabilitim i ujërave të zeza që deri më sot ka qenë veç një propagandë e rilindjes urbane.
  • Qindra miliona euro investohen për qytetarët, por për fat të keq asgjë nuk shkon në shërbim të tyre edhe pse i paguajnë të gjitha detyrimet ndaj bashkisë. Ndaj qytetarët e Rrogozhinës meritojnë një qytet të pastër e të rregullt.
  • Në vetëm 1 vit do ndërtojmë një treg për tregtarët ku të ketë tavolina, tenda, ujë, energji elektrike.
  • Taksat e bashkisë për biznesin do ulen. Kjo do ndikojë edhe tek çmimet e tyre.

Ndërkohë vihet re se kandidati Edison Memolla nga radhët Partia Socialiste ka qenë më i kursyer në artikulimin e premtimeve, ku të vetmet prioritete për këtë mandat 1-vjeçar në krye tëRrogozhinës i shpalosi gjatë prezantimit të fushatës elektorale në këtë bashki nga drejtuesit e qarkut dhe deputetë dhe në ato të pakta takime me banorët e qytetit të tij.

Premtimet e Edison Memollës:

  • Do bëjmë rrugën në qendër të qytetit dhe jo vetëm
  • Do të ndërtohet edhe 5 shkolla të tjera
  • Do të sigurojmë një sezon turistik të suksesshëm në Spille
  • Do të kemi investime në ujësjellës
  • Do të përmirësojmë infrastrukturën.

Ndërkohë, studenti i dhjetorit të ‘90 Hekuran Xhani, i cili garon nën siglën e Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Rrogozhinë, e vendos theksin e programittë tij tek shpresa e të ardhmes, duke folur mbi probleme që shkojnë përtej Rrogozhinës.

Premtimet e Hekuran Xhanit:

  • Punësimi problem, por jo pas 6 marsit.
  • Lagjet pa infrastrukturë kanë problem ndriçimi, do ketë më shumë vëmendje në investime.
  • Mjaftojnë disa orë shi dhe gjendja e parcelave dhe të mbjellave të fshatarëve të Bashkisë Rrogozhinë përmbyten. Kjo situatë e cila përsëritet çdo vit ka ardhur si pasojë e lënies në gjendje mizerabël të sistemeve të kullimit nga pushteti lokal. Jo vetëm që subvencionet janë inekzistente, por duhen të tilla neglizhenca për të rrënuar ekonominë e çdo fshatari të zonës sonë. Kjo situatë do të marrë fund një orë e më parë.
  • Te Pazari në Rrogozhinë premtoj që do të përmirësojmëçdo shërbim e çdo aktivitet të Bashkisë sonë, në funksion të rritjes së mirëqenies së Qytetarëve të qytetit tonë.
  • Në tregun e Luzit të Vogël premtojë rishikim të taksave.
  • Në Zhabjak ka probleme nga më të ndryshmet. Premtojë përmirësim e infrastrukturës rrugore.
  • Në Gosë të Vogël premtojë infrastrukturë, ndriçim, ujë të pijshëm, etj.
  • Komuniteti Rom-Egjiptian i qytetit të Rrogozhinës i lënë në harresë nga pushteti lokal e qendror, jetojnë në harresë. Premtoj integrimin e tyre në shoqëri me të gjitha format dhe kushtet, për t’i prirë kështu standardeve normale të jetesës.
  • Kalushi është një nga fshatrat e Bashkisë Rrogozhinë ku prej 9 vitesh nuk është investuar asnjë qindarkë si nga pushteti lokal ashtu edhe nga ai qendror. Por e gjitha kjo situatë do të ndryshojë pas 6 marsit.