Ngjarje/Personazhe

Procesi i rindërtimit duket se do të dojë një jetë në Vorë

22 shkurt 2021/Saide Malaj/Porta Vendore/Vorë

Dy vite pas tërmetit tragjik, procesi i rindërtimit ka ecur me ritme të ngadalta.Tashmë po vjen dimri i tretë dhe shumë familje ende jetojnë në ankth dhe pasiguri. Në Bashkinë e Vorës janë dy zona rindërtimi të përcaktuara nga qeveria shqiptare nëpërmjet një VKM-je, përkatësisht Marikaj dhe Vora, por ende ka rreth 150 familje në çadra.

Vora është një ndër zonat e prekura prej dëmeve materiale që la tërmeti,por situata në kuadër të 26 nëntorit 2021, dy vite më pas vijon të jetë e gjitha larg pritshmërive të banorëve. Vora është sot një kantier ndërtimi, pa tabela orientuese se kur përfundojnë këto punime, ndërsa banorët presin me shpresë të madhe se e nesërmja do të jetë ndryshe për ta.

Vetëm në qytetin e Vorës (jo në gjithë territorin e bashkisë) janë dëmtuar 14 pallate në nivel DS5, 13 prej tyre janë shembur dhe vetëm njëri pret ruspat e bashkisë.

Pallatet ende s’janë shembur. Foto: S. Malaj

Ndërkohë në të gjithë Bashkinë Vorë janë dëmtuar1530 njësi banimi në total. Veç pallateve, me dëme serioze të shkallës DS4 janë 123 shtëpi. I lartë vijon të jetë numri i banesave private të pabanueshme, 317 shtëpi janë të dëmtuara të shkallës Ds5. Pra në total janë 14 pallate dhe 440 shtëpi të pabanueshme.

Në masë më të lehtë dhe që kanë nevojë për rikonstruksion janë 1090 njësi banimi,përkatësisht me nivele dëmtimi Ds1,Ds2, Ds3, ku sipas të dhënave që Porta Vendore disponon,328 nuk e kanë marrë dëmshpërblimin.

Ndërkohë, sipas Bashkisë Vorë, 150 familje po presin dimrin e tretë në çadrat e shpërndara nga vetë ky institucion.

Pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019 njerëzit presin me sytë nga qielli dhe shpresën se do të vijë dita që do taharrojnë të gjithë këtë eksperiencë të keqe e tëkenë një jetesë normale.Bashkia e Vorës ka deklaruar në përgjigje të kërkesës për informacion, se me bonus qiraje po trajtohen aktualisht 978 familje.

Porta Vendore gjatë vëzhgimit në terren mundi të takonte disa nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku gjurmët e atij mëngjesi tragjik janë të dukshme ende edhe kësaj dite.

Rreth 120 familje presin që të shpërblehen me këstin e parë prej kategorisë DS4-DS5. Ndërsa 135 familje të tjera kanë zgjedhur që t’i ndërtohet nga shteti shtëpia dhe janë në pritje të lëvrimit të fondeve nga Ministria e Rindërtimit.

Për kalimtarët dhe banorët e zonës është një panoramë e zymtë që sjell në vëmendje sa herë kalojnë nëpër këto rrugë, momentet e tyre më të vështira, duke u kthyer edhe në dëshpërim dhe ankth sa herë që vështrimi takon në këto pjesë të Vorës.Ky ishte perceptimi i qytetarëve që rrahin këto rrugica që demonstrojnë dhimbje e kujtime.

Ende s’ka nisur ndërtimi në këtë zonë të Vorës.foto: S. Malaj

Pallatet e reja që po ndërtohen janë e vetmja shpresë për banorët e prekur nga ndërtimi. Blloqet e pallateve janë në fazën e armaturës në katet e katërta ose të treta, pa përfunduar dhe pa mure, vetëm në skeletin e kolonave.2 vite pas tërmetit punonjësit vijojnë çdo ditë punën por përsëri nuk është bërë e mundur përfundimi i tyre.Hyrjet do të jenë në dispozicion në bazë të familjeve dhe anëtarët, por gjithashtu duke marr nëkonsideratë dhe metrat katror që familja ka disponuar më parë.

Theodhora Saçaj është një prej banorëve e cila për shkak të mosbesimit ndaj organeve kompetente ka refuzuar bonusin e qirasë. Sipas vajzës së saj, kryefamiljarja ka menduar se me marrjen e bonusit të qirasë do të përjashtoheshin nga rindërtimi, dhe për pasojë ka ngelur jashtë këtij sistemi ndihme, duke e refuzuar qëllimisht.

“Ne patëm merak se pushteti vendor do të na jepte bonusin e qirasë dhe do tëlante duart me ne. Për këtë arsye refuzuam nga frika se ndoshta nga shuma e rindërtimit do tëzbritej pjesa që na ishte dhënë paraprakisht nëpërmjet bonusit të qirasë. Ne e përfitonim, por frika dhe mosinformacioni, pasiguria, na frikësuan duke bërë një hap pas”, tregon ajo, duke shënuar kështu një ndër rastet më të veçanta mbase sa i takon kësaj situate.

Qendra e Vorës është kthyer në një kantier ndërtimi teksa mund të shquhet qartësishtpallatetë pa shembur ende. Nga vëzhgimi që Porta Vendore ka kryer në zonë, rezulton se procesi i rindërtimit ka ecur me ritëm “breshke”, ndërsa pallatet ende nuk kanë pritur banorët e parë.

Në këtë zonë nuk kanë munguar edhe pretendimet e banorëve, ku kanë protestuar hera-herës për prishjen e një pallati të padëmtuar në Vorë, që sipas tyre i rezistoi tërmetit.

Në 20 janar 2021 Kryeministri Edi Rama gjatë një inspektimi në këtë zonë tha se:

“Puna e kantiereve, është tamam si cikli qeverisës. Para 7 vitesh, ne e gjetëm tamam si ditën e të nesërmes nga tërmeti nga pikëpamja e ekonomisë, e financave, e rrëmujës në të gjithë llogaritë e shtetit, e borxheve, gropave e pirgjeve me rrënoja në çdo sistem, në shëndetësi, në arsim, në administratë dhe të gjitha. Dhe sot, që jemi në fazën përmbyllëse të mandatit të dytë, është tamam kështu, janë hedhur themelet, janë hapur akset kryesore, vazhdon pastrimi, vazhdon rindërtimi dhe është tamam zgjedhja ‘të vazhdojë dhe të përfundojë’ apo ‘të kapen ekskavatorët, të kthehen në kioska dhe ato lugët’ fillojnë të marrin prapë mbrapsht Shqipërinë”, tha ai.

Në muajin maj 2021, Bashkia e Vorës hapi tenderin “e kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit”. Objekti i tenderit ishte “rindërtimi i godinës së Bashkisë Vorë”, me vlerë 618,868,546 lekë pa TVSH. Specifikohej se kohëzgjatja e kontratës ishte për 16 muaj, ndërsa në fund firmëtari ishte kryetari i komanduar Gentian Picari. Ndërkohë, procedurat vijuan dhe në fund të muajit korrik 2021 u bë edhe tenderi. Fondi i akorduar ishte 618 milionë lekë të rinj. Fituesi dha ofertën 615 milionëlekë pa TVSH. pra, vetëm 3 milionë lekë më pak, ose sa 99% e fondit limit. Ndërkohë, me TVSH kjo shumë shkon në plot 738 milionë lekë, ose afërsisht 7 milionë USD. Tenderi është fituar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Egeu Stone”, “Boshnjaku”, “Pezë Vëllezërit”, por nuk ka të dhëna sesi janë ndarë ato, sipas projekteve.

Fshati Marikaj është një tjetër zonë ku po rindërtohet. Në këtë zonë janë dëmtuar 5 pallate të nivelit Ds5. Dy pallate janë shembur dhe një është në fazë rindërtimi, ndërsa 2 godina të tjera banimi janë në pritje për intervenim.

Marikaj në dukje një zonë industriale dhe më tepër me biznese të ndërtuara pas viteve 90, por përsëri as kjo zonë nuk arriti të shpëtojë pa dëme.Gjatë procesit të rindërtimit janë rritur edhe pakënaqësitë. Zaim Gega pretendon se deri më sot, edhe pse inspektorët janë thirrur disa herë, ende nuk ka një vlerësim për shtëpinë e tij.

Shtëpia e Zaim Gegës në Marikaj.Foto: S. Malaj

I moshuari me aftësi të kufizuar jeton me bashkëshorten dhe djalin e tij gjithashtu me probleme shëndetësore.“Jam banor i Marikajt. Me dy vite që ka rënë tërmeti mua s’më ka verifikuar kush seriozisht. Kanëardhur komisioni i Bashkisë Vorë, kanë verifikuar 3 herë,4 herë, nuk e di me telefon dhe kanë ik. Tek unë s’ka vënë kush dorë,s’ka vënë kush vesh, s’ka vënë kush asgjë. Kërkoj të vijnë të më verifikojnë si gjithë të tjerët dhe mua.Më kanë thënë shprehimisht se kush është me letra do të futet në sistem për tu verifikuar”, tha ai.

Një tjetër rast i paprecedent është evidentuar nga Porta Vendore. Vjollca Muca, banore në Marikaj jeton me bashkëshortin me aftësi ndryshe.

Vjollca, pas inspektimeve,është përcaktuare dëmtuar e shkallës Ds2, dhe në sajë të këtij përcaktimi i janë dhënë 2 milion e gjysmë lekë të vjetra, por ajo tregon se nuk i dolën për asgjë ato para. Me paratë që ka përfituar ka arritur të suvatojë muret, por çatia mungon. Ndërkohë dimri po vjen dhe shirat kanë nisur duke depërtuar lagështirën nëpërmjet çatisësë improvizuar me alumin nga vetë ajo.

“Shikoni si e kam shtëpinë, më kanëdhënë shumë pak 2 milion e gjysmë, duke harruar se janë kostot e larta. Mua më ka ngel shtëpia përgjysmë”, shprehet ajo e pakënaqur.

Përsa i përket grantit të rindërtimit në Vorë,300 familje kanë përfituar këstin e parë60%, nga këto 126 kanë marrë edhe këstin e dytë 40%.95 banesa private kanë përfunduar ndërtimin.

Sipërfaqja totale e rindërtimit në Vorë është mbi 110 mijë m2, dhe 962 apartamente. Plani i rindërtimit parashikon krijimin e 2,515 metra infrastrukturë rrugore të re, krijimin e tregut të ri në aksin e bulevardit, krijimin e disa hapësirave të gjelbërta dhe kompleksin sportiv, që do të lidhen me pjesën kodrinore të qytetit dhe do të sjellin një jetesë të re për komunitetin. Plani i rindërtimit përfshin edhe godinën e re të Bashkisë dhe të disa institucioneve të tjera publike, si dhe të objekte arsimore.

Tërmeti i 26 Nëntorit nuk kurseu asnjë godinë qofshin këto banesa individuale apo edhe institucione arsimore.“4 shkolla janë dëmtuar prej tërmetit, ku dy prej tyre janë ndërtuar (Shkolla 9- vjeçare Marikaj- Shkolla 9- vjeçare Ahmetaq) .Ndërsa dy shkolla janë në procesrindërtimi ( Shkolla 9 – vjeçare Vorë dhe Shkolla 9- vjeçare Bërxulle)”, shkruan Bashkia Vorë.