12 Janar 2022/ Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Kavajë
Rindërtimi i pallateve në Kavajë, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ende nuk ka përfunduar, ndërsa procesi duket se po ecën me ritme të ngadalta. Megjithëse disa nga apartamentet janë shpërndarë nëpërmjet një shorteu, banorët shprehen se ende nuk kanë akses për t’i parë, sepse punimet vijojnë.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkatërroi 9 pallate ne Bashkinë e Kavajës, konkretisht dy në Golem dhe 7 në Kavajë, si dhe 134 shtëpi individuale. Afatet e përcaktuara nga drejtuesit e pushtetit vendor ishin shpresëdhënëse, por në 22 mars 2021, Guxim Kola, zv.kryetari i Bashkisë Kavajë,gjatë një interviste të dhënë për media, tha se ishin përfunduar vetëm 50 banesanga 134 qëjanëshkatërruardheshpallur Ds5, ndërkohë që kishin kaluar 17 muaj nga tërmeti.
Porta Vendore udhëtoi drejt qytetit të Kavajës në datën 6 dhjetor 2021. Pranë shërbimit zjarrfikës, po ndërtohet një lagje e re ku do të strehohen mbi 300 familje të prekura nga tërmeti (7 pallatet e shembura). Në lagjene re në Kavajë, po ndërtohen 7 pallate në blloqe. Edhe pse kantieri është hapur që në sezonin veror të vitit 2020, dhe parashikimi i inxhinierëve ishte se pallatet do të ishin gati në shtatorin e vitit 2021, duket se ky parashikim ka dështuar duke tejkaluar afatet. Ky premtim në afate u dha më 2 korrik 2020 nga Ministrii Rindërtimit në atë kohë Arben Ahmetaj gjatë inspektimit të punimeve në kantier, i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Redjan Krajli. Ndërsa në 25 shtator 2021, kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në Facebook, ka njoftuar se procesi i rindërtimit të lagjes së re në Kavajë, do të përfundojë brenda pak javësh, dhe mbi 300 familje do të futen në shtëpitë e reja. Por kanë kaluar tre muaj dhe jo disa javë siç tha kryeministri në 25 shtator, dhe vërejmë që rindërtimi nuk ka përfunduar në të paktën 3 pallate, duke rrëzuar edhe këtë herë afatin e radhës për procesin e rindërtimit.
Nga vëzhgimi ynë rezultoi se 4 pallate kishin përfunduar dhe ishin gati për të pritur banorët e rinj, ndërsa në 3 pallatet e tjeravijonin ende punimet, ku pavarësisht temperaturave të ulëta dhe shiut, punëtorët e firmës Zdrava nuk i kishin ndalur punimet. Ekskavatorë, blloqe me tulla, vinça që ngjisnin e zbrisnin materialet e ndërtimin në katet e sipërme, punëtorë që thërrisnin, betoniere, matrapik dhe ndonjë varre që zhurmonte, ishte kjo panorama e kantierit.
Teksa takojmë një nga punëtorët dhe e pyesim se kur pritet të mbarojnë këto pallate, ai tha me gjysmë zëri që nuk mbaronin dot deri në fundvit, pavarësisht dëshirës së tyre.
I rezervuar se mos jepte ndonjë informacion më shumë seçi lejohej,ai mori në telefon përgjegjësin teknik për më shumë detaje. Teksa ishim në pritje të ardhjes sëteknikut, punëtori po na tregonte se në kantier vinin çdo ditë banorë të zonave të dëmtuara nga tërmeti për të parë ecurinë e ndërtimeve.
Ndërsa sa i përket vonesave në proces, dhe arsyeve se pse ato ishin shkaktuar,pronari i firmës ndërtuese i tha Portës Vendore se duhej t’i merrte leje investitorit, në këtë rast FonditShqiptar tëZhvillimit, për të dhënë detaje për procesin e rindërtimit. Pas insistimit tonë, na tha se blloku me 3 pallate ishte drejt përfundimit.
Ndryshe nga punonjësi i tij, ai tha se 3 pallatet që ishin drejt përfundimit do të ishin gati për banorët, në fund të muajit dhjetor, ndërsa justifikoi vonesën me faktin se ky bllok nuk kishte përfunduar, pasi punimet kishin nisur një muaj më vonë se blloku tjetër. Po ashtu, ai shtoi se apartamentet ishin ndarë me shorte dhe ishin caktuar pronarët për secilin banesë.
Dhe ne fakt këto apartamente tek ky blloku me 3 pallate, ende nuk u janë dorëzuar banorëve. Vetëm, blloku tjetër me 4 pallate, kantieri i të cilëve ishte hapur një muaj me herët se blloku me 3 pallatet, i cili u është dorëzuar banorëve.
Në 27 dhjetor 2021, u janë dorëzuar celësat e 153 apartamenteve. Pra vetëm gjysma e banorëve mundën ta festonin Vitin e Ri në shtëpitë e reja. Zv kryeministri Arben Ahmetaj gjatë inaugurimit të pallateve të reja të ndërtuara nga procesi i rindërtimit në Kavajë, dhe nja tjetër afat për banorët e tjerë të cilët janë në pritje. Ai tha se në fund të muajit janar do të dorëzohen celësat edhe të 130 familjeve të tjerë. “Janë ndërkohë dhe në bllokun tjetër 130 apartamente të tjera, që në fund të janarit do kemi edhe 130 familje të tjera që do të futen në shtëpitë e reja”, tha Ahmetaj, ndërsa për 76 familje të tjera nuk dha afat se kur do të hynin. “E në bllokun tjetër janë edhe 76 apartamente, që do të futën në shtëpitë e reja falas”.
Megjithatë, nga terreni në 6 dhjetor, në vumë re se blloku i parë ku po ndërtoheshin 3 pallatet, ishin në fazën e instalimeve elektrike si dhe vendosjes së dyerve dhe dritareve. Por deri sa të përfundonin punimet, banorët pavarësisht dëshirës së madhe për tu bërë sërish me shtëpi, nuk lejoheshin nga firma ndërtuese me argumentin se i frikësoheshin ndonjë incidenti të mundshëm për shkak se punimet vijonin akoma.
Edmond Toska, banor i dëmtuar nga tërmeti kishte ardhur për të parë se cili do të ishte apartamenti i tij. Ai bëri debat me pronarin e firmës, pasi nuk u lejua të ngjitej lart për të parë shtëpinë e tij, me argumentin se e gjitha ishte ende zonë kantieri. Toska tregoi për Portën Vendore se jetonte me qira prej 2 vitesh dhe mezi priste që të hynte në shtëpinë e re. Ai tha se ishte i lodhur nga pritja e gjatë, ndërsa ka rezerva për bonusin e qirasë.
“Ka qenë shumë e vështirë jetesa këto dy vite. Më është shkatërruar gjithë mundi, i gjithë investimi.Unë kam marr bonus qiraje dhe vazhdoj ta marr, shpresoj deri sa të hyj në shtëpinë e re. Më kanë dhënëçdo muaj 120 mijë lekë të vjetra. Në fakt bonusi është shumë pak për të marrë me qira një banesë në kohët e sotme, pasi janë shumë më shtrenjtë. Por e gjeta me këtë çmim te një miku im,i cili ma la më lirë”, tha banori, duke theksuar faktin që shorti i ka shpërndarë për të dhe ish fqinjët e tij apartamentet, por asnjëri nuk i ka parë ende. “Unë jam banor,i cili jam dëmtuar nga tërmeti. Unë kam jetuar në pallat të lagja nr 4. Shtëpia u dëmtua nga tërmeti dhe doli e pabanueshme, e cila u shkatërrua dhe rrafshua nga fadromat. Tani shtëpinë e re do ta marr te një nga këto apartamentet që po ndërtohen te këto pallatet. Është hedhur shorti, të gjithë kanë marrë shtëpi, të paktën me sa di unë, të gjithë fqinjëte pallatit, ku jetoja para tërmetit, u është caktuar nga një apartament këtu. Jam shumë i lumtur, mezi pres të hyj në shtëpinë time. S’e di kur do jetë gati, por thotë se deri në fund të dhjetorit mund të përfundojnë edhe pse nuk e besoj kaq shpejtë, pasi nuk duket gati”, rrëfen Edmondi, teksa kujton me frikë se është tmerruar nga nata tragjike e 26 nëntorit. “Uf u tremba shumë, isha dhe vetëm në shtëpi atë natë, mirë që shpëtova”, tha ai.
Kurse Ismeti një inxhinier në profesion, vinte çdo ditë me biçikletë për të parë se si po punohej në pallatin e së motrës të cilës i ishte dëmtuar shtëpia nga tërmeti. “Megjithëse jam në pension, kam parë që punimet janë bërë shumë cilësore. Vij shpesh këtu dhe shoh ça po ndodh, kam hallin e motrës, pasi ende nuk i është caktuar një apartamentet, dhe jemi në pritje. Këtu zona e mirëështë por gjithsesi mbetet periferi, pasi pallatet që kanë pasur ishin në qendër dhe aty ishte çdo gjë afër, por edhe këtu po bëhet një lagje më vete e re, pikërisht në ish godinat e kohës sëItalisë, të cilat kanë shërbyer si magazina më së shumti”, u shpreh ai.
Por megjithatë nuk ka një tabelë që rrëfen ekzaktësisht se kur mbaron procesi i rindërtimit në këtë bllok pallatesh. Ndërsa disa metra më tutje, është blloku i dytë me 4 pallatetë tjera,të cilat kanë përfunduar dhe qëndrojnë gati për të pritur familjet e para. Punëtorët po merren me detajet e fundit, por pavarësisht se ka drita në apartamente ende nuk ka hyrë asnjë familje.
“E ka ndarë shorti, por është bërë lëmsh, njëri thotë e kam 3+1, ndërkohë në letra e ka 2+1. Ndërsa jemi në detajet e fundit, dyer, drita, rifinitura, por besoj se do të futen shumë shpejt dhe vitin e ri do ta hanë në shtëpitë e reja”, tha një nga menaxheri i punimeve.
Në bllokun e dytë të përfunduar me 4 pallate, ishin vendosur disa stola për të krijuar hapësira komunitare. Edhe këtu, apartamentet ishin shpërndarë përmes njëshortibanorëve të prekur nga tërmeti.
Siç duket pronarët e këtyre apartamenteve do të duhet të qëndrojnë akoma në banesa me qira, edhe pse shtëpitë nga rindërtimi kanë përfunduar. Afatet kohore do të përkojnëme përfundimet e punimeve të 3 pallateve të tjera në bllokun e parë. Pallatet janë 6 katëshe, ku katet e para do të shërbejnë si dyqane, ndërsa në brendësi ka apartamente 1+1,2+1 dhe 3+1 në varësi të numrit të pjesëtarëve të familjeve.
I pyetur nga Porta Vendore nëse apartamentet do të pajiseshin me orendi, menaxheri tha se deri tani nuk është bërë diçka e tillë, duke e lënë të hapur mundësinë për më vonë, nëse do të ishte e mundur.
Në afërsi të pallatit, jeton gjithashtu edhe një familje e komunitetit rom, e cila thotë se nuk është ndihmuar nga bashkia që të mund të pajisej me një bonus ose shtëpi sociale, por qëndron në shi e diell në një kasolle të improvizuar, duke u ndjerë të diskriminuar që nuk e kthen kokën askush tek ata.
Largohemi nga lagja e re që po ndërtohej dhe zhvendosemi te lagja nr. 4 ku u shembën pallatet nga tërmeti. Gjurmët e shkatërrimit janë ende të pranishme, megjithatë sipas burimeve nga bashkia në të gjithë zonën ku janë shembur 7 pallate do të ndërtohen lulishte.
Pranë njërit nga pallatet e shembura banakieri i një bar kafeje, ishte një nga banorët e prekur nga tërmeti. Duke refuzuar të identifikohej, ai na tregoi se më parë jetonte në pallatin që kishte qenë ngjitur me lokalin. Ai shpreh pakënaqësinë se banesate reja nuk u ndërtuan në zonën ku u prishën pallatet,por u zhvendosen pak më larg. “Është e vështirë që e shoh çdo ditë vendin bosh, ku dikur nga qenë pallati ku jetoja prej me shumë se 40 vitesh. Normal që do kem nostalgji, pasi siç e shikon edhe punën time të përditshme e kam afër dhe është e pashmangshme për mos tu ndier pak keq”, ndërsa theksoi se mezi priste të futej në shtëpi të reja, pasi jetesa me qira ia kishte vështirësuar shumë jetën.
Teksa vijojmë të vëzhgojmë zonat e tjera ku u shembën pallatet në lagjen nr.4 në Kavajë, një fëmijë i komunitetit rom na ndaloi dhe ngriti shqetësimin se edhe pse shtëpia e tij u dëmtua nga tërmeti, ata nuk kanë marrë asnjë shpërblim për restaurimin e saj. Minoreni tha se ndjehej i diskriminuar, pasi askush nuk shkoi për të inspektuar banesën e tij të dëmtuar, pavarësisht kërkesave të familjes Llana në bashki.
Procesi i rindërtimit ashtu si dhe në qytetet e tjera të goditura nga tërmeti, ka tejkaluar çdo afat të dhënë nga qeveria, kryeministri apo zyrtarët e tjerë. Ndërsa Bashkia Kavajë e pyetur nëpërmjet njëkërkese për informacion lidhur me procesin nuk dha një përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli. Në 27 dhjetor 2021, janë dorëzuar në Kavajë vetëm 153 apartamente. Ndërsa për gati 200 familje të tjera të cilët mbetën pa strehë vijon ende agonia e tyre. 130 apartamentet e tjera, sipas qeverisë, pritet të përfundojnë dhe të jenë gati në fund të muajit Janar, ndërsa për 76 familjet e tjera nuk u theksua afati i përfundimit, duke krijuar idenë se agonia për një pjesë të banorëve do të vijojë ende. Megjithatë, edhe për 130 familjet për të cilat u është dhënë afati në fund të janarit, asgjë nuk është e sigurt, duke marrë parasysh që shpesh parashikimet kohore janë shtyrë.