Vëzhgim/Analizë

Bashkitë, pa inventarizim rrugësh dhe buxhet të ulët për rikonstruksione të rrugëve rurale

28 korrik 2021/ Albina Hoxhaj/ Porta Vendore

Harta e re territoriale dhe zgjerimi i bashkive pritej të përmirësonte shërbimet që iu ofrohen qytetarëve. Por bashkitë kanë hasur vështirësi në identifikimin e problematikave në infrastrukturën rrugore, kryesisht në rrugët rurale. Rrugët e fshatrave duket se kanë pasur vëmendjen më të vogël nga bashkitë, të cilat mendohej se me bashkimin e shërbimeve në një bashki të vetme, duke shkrirë komunat, shërbimet e investimet do të ishin njëlloj si për fshatin, ashtu dhe për qytetin.

Duke qenë se shpesh herë është trajtuar amortizimi dhe mungesa e investimeve në rrugët

rurale, Porta Vendore i dërgoi kërkesë për informacion 12 bashkive kryesore përkatësisht bashkisë Tiranë, Lezhë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Dibër, Korçë, Berat e Kukës për t’i pyetur: A ka përfunduar procesi i inventarizimit të sistemit të rrjetit rrugor urban dhe rural, nëse po cili është rezultati? Nëse jo, pse ky proces është kaq i ngadaltë?  Sa investime keni kryer për rrugët urbane dhe rurale në 2020, ku janë këto ndërhyrje dhe për çfarë shifrash bëhet fjalë?  Po në vitin 2021, çfarë është parashikuar dhe ku do të ketë ndërhyrje infrastrukturore në pikëpamjen rrugore? Pothuajse asnjë nga bashkitë nuk iu përgjigjën kërkesës për informacion.

Porta Vendore bëri një vëzhgim të gjerë duke analizuar projekt-buxhetet e bashkive për të parë nëse u planifikuan investime apo jo, nëse po ku dhe si, por edhe vëzhgim të drejtpërdrejtë të rrugëve rurale. Nga të dhënat e gjetura konstatojmë se Plani i parë i bashkive për këtë çështje, i hartuar nga bashkitë ishte inventarizimi dhe krijimi i një liste me të gjitha rrugët dhe problematikat specifike, dhe më pas ndërhyrja. “Në drejtim të infrastrukturës rrugore vendore do të synohet rritja e kapaciteteve menaxhuese për mirëmbajtjen e rrugëve urbane dhe rurale. Brenda vitit 2017 duhet të përfundojë inventarizimi i të gjithë sistemit të rrjetit rrugor urban dhe rural. Në nivel qendror do të miratohen standardet e projektimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore. Format e PPP-ve në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës vendore do të nxiten si mjet efikas për rritjen e cilësisë së shërbimit”, thuhet në kapitullin 2 pika (a) të Strategjisë së decentralizimit 2015-2020.

Kjo konfirmohet edhe nga Shoqata e Bashkive,e cila në një raport mbi situatën e qeverisjes vendore të vitit 2019 bën një panoramë të investimeve në rrugët rurale në vija të përgjithshme. Raporti konstaton se:“Bashkitë informojnë se procesi është shumë i ngadaltë dhe se ka mungesë të dhënash dhe hartash, si dhe paqartësi nga këshillat e qarqeve dhe prefektët. Në nivel qendror do të miratohen standardet e projektimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore. Do të ishte mirë që këto standarde të arrinin dhe në nivel vendor duke lehtësuar punën e bashkive. Strategjia parashikon se format e PPP-ve në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës vendore do të nxiten si mjet efikas për rritjen e cilësisë së shërbimit. Kjo metodë nuk është shumë e përshtatshme për natyrën dhe potencialin e sistemit rrugor vendor, në dy aspekte, në interesin e palëve për PPP po edhe në aftësitë e bashkive për tu përfshirë në PPP që nuk janë të mjaftueshme. Mirëmbajtja nga vetë bashkitë, veçanërisht në bashki të vogla e të mesme do të ishte një mundësi punësimi. Ende sistemi i rrugëve rurale është i paklasifikuar dhe i integruar me pjesën tjetër të sistemit rrugor’, citohet në raport.

Në bazë të vëzhgimit të kryer nga Porta Vendore rezulton se investimet e planifikuara ndër vite në këtë sektor nuk janë kryer dhe këto mungesa janë trashëguara vit pas viti duke e bërë edhe më problematike situatën, faktori i lidhur me infrastrukturën, paraqitet me mungesa të pranuara dhe të trashëguara. Mungesa në infrastrukturë, veçanërisht rrugore, është më e dukshme dhe rëndon më shumë tek bashkitë tashmë me një territor më të madh sidomos në zonat rurale.

Bashkia Lezhë

Lezha është një nga bashkitë problematike përsa i përket infrastrukturës së amortizuar rrugore. Porta Vendore ka raportuar herë pas here lidhur me mungesat e mëdha të investimeve në këtë sektor nga ana e pushtetit vendor.

Më 6 janar 2021 Porta Vendore publikoi një artikull mbi gjendjen e rrugës së Zejmenit, ku banorët vuanin përditë për 800 metra rrugë, ndërsa administratori i kësaj njësie i tha Portës Vendore që është përcaktuar në investimet e 2021, megjithëse deri më tani banorët konfirmojnë që nuk është nisur nga puna.

Por edhe fshati Troshan,pjesë e njësisë administrative me të njëjtin emër në Lezhë, vuan prej vitesh mungesën e rrugës. Banorët shprehen të zhgënjyer, ndërsa pranojnë se jetojnë mes vështirësive të shumta për shkak të rrugës në të cilën nuk u investua asnjëherë. Në ditët me shi kalimi i automjeteve dhe banorëve është një sfidë më vete, e me të njëjtën situata përballen edhe fëmijët që i duhet të shkojnë në shkollë. Por pavarësisht premtimeve të shumta për ndryshimin e kësaj situate dhe përmirësimin e rrugës së amortizuar të fshatit, nuk u pa kurrë deri më sot drita jeshile e investimeve për këtë zonë.

E pyetur nga Porta Vendore mbi situatën e inventarizimit, por edhe të investimeve Bashkia Lezhë nuk dha asnjë përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi. Por Porta Vendore hulumtoi në relacionet e bashkisë për çështjen e ngritur.

Nga vëzhgimi i kryer rezulton se në Bashkinë e Lezhës janë 779.23 km rrugë rurale, të cilat kërkojnë vëmendjen e pushtetit vendor. Projekti më i rëndësishëm, ai i asfaltimit të rrugëve rurale sipas planeve të bashkisë rezulton se ka nisur në vitin 2020 dhe do të përfundojë në vitin 2022, pra është një proces që vijon. Por, në projektin final nuk janë të përcaktuara segmentet rrugore që do të realizohen brenda një viti.

Ndërkohë, vihet re se në vitin 2020, Bashkia Lezhë ka pasur një rënie të investimeve në këtë sektor, nga 277 milionë lekë në 254 milionë lekë.

Tabela tregon shpenzimet sipas klasifikimit ekonomik në rrjetin rrugor. Burimi: Bashkia Lezhë

Ndërkohë në vitin 2021 parashikohet një rritje, krahasuar me këto dy vite, por që nuk arrin nivelet e 2019-ës. Parashikimet për 2022 janë optimiste, por e kundërta ndodh në parashikimet e vitit 2023.

Bashkia e Lezhës parashikon rritjen e projekteve të investimit që synojnë asfaltimin e rrjetit rrugor për të përmirësuar gjendjen e tij dhe për të rritur komunikimin lokal me qendrat e shërbimeve të rëndësishme publike si: shkolla, ambulanca, komunikimin me biznesin, etj,

Bashkia Tiranë

Edhe Bashkia e Tiranës, e cila është bashkia më e madhe dhe më të ardhurat më të larta në vend, ende nuk e ka përfunduar procesin e inventarizimit për rrugët. “Bashkia Tiranë ka vijuar me procesin e inventarizimit për pronat publike, duke përfshirë në sistemin e rrjetit rrugor urban, brenda juridiksionit të saj. Sqarojmë se referuar bazës ligjore të sipërcituar, procesi i inventarizimit dhe transferimit të pronave shtetërore në Njësinë e Qeverisjes Vendore, ende vazhdon”, deklaron në përgjigjen e saj Bashkia Tiranë.

Sipas përgjigjes së Bashkisë Tiranë, ky proces vazhdon në Njësitë Administrative, Vaqarr, Zall-Bastar, Zall-Herr, Pezë dhe Farkë. “Për shkak të mangësive të mbartura në dokumentacionin hartografik e ligjor, që kanë shoqëruar VKM-të e Njësive Administrative të lartpërmendura, pronat, pjesë e këtyre listave nuk i janë nënshtruar procesit të regjistrimit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës”, shprehet në përgjigje Bashkia e Tiranës.

Ndërkohë, bashkia e kryeqytetit, e pyetur lidhur me investimet rrugore deklaroi se gjatë vitet 2020 është investuar në shtatë rrugë, ku disa janë rrugë të reja ndërsa disa të tjera rikonstruksione. Investimet gjatë vitit 2020 nga Bashkia Tiranë përmblidhen në tabelën e mëposhtme:

Rikonstruksion

Blloku që kufizohet nga rrugët “Demi Nazëri”-“Princ Vidi”-“Gjokë Doçi”

Rruga “Hamdi Çullhaj”

Blloku i kufizuar nga rruga “Ded Gjon Luli”-“Bulevardi Zogu i Parë”-“Mine Pez

“Prokop Myzeqari”

 

“Hamdi Shijaku”

Ndërtim

Rruga “Enver Preza” dhe degëzimeve të saj

Ndërtimi i rrugës që lidh rrugën “Tish Dahija” me rrugën “Robert Zhvarc”

Ndërtimi i rrugës që lidh rrugën “Liman Kaba” deri te rruga “Muharrem Butka”

 

Rehabilitim

Rehabilitim urban i bllokut që kufizohet nga rrugët “Kastriotët”-“Gramozi”-“Rruga e Balshajve”-“Ramadan Citaku”

 

 

 

 

Ndërkohë, për vitin 2021 janë parashikuar për ndërhyrje 7 projekte si më poshtë vijon:

Rikualifikim

Blloku që kufizohet nga rruga “Sami Frashësi”-“Abdyl Frashëri”-“Dëshmorët e 4 shkurtit” dhe Dora Distria”.

 

 

Ndërtim

Segmenti rrugor dhe pedonalja nga sheshi “Frederk Shopen” deri në kryqëzimin me rrugën e “Kosovarëve”.

Rruga “Xhon Belushi”

Pedonalja që lidh rrugën “Kastriotët” me rrugën “Taulantët”

Rehabilitim

Rruga “Tom Plezha”

Sheshi përpara degës së Thesarit Tiranë, Rruga “Mustafa Lleshi”

Ndërhyrje rehabilituese në rrugët “Kont Urani” dhe “Mihal Duri”.

Por, ajo që vihet re në investimet e planifikuara për vitin 2021, shumica e rrugëve të listuara nga Bashkia Tiranë i përkasin qytetit dhe investimet janë shumë më të vogla në rrugët rurale.

Bashkia Vlorë

Edhe pse vitet e fundit Vlora ka thithur mjaft projekte të rëndësishme nga qeveria, si pjesa e Lungomares, ku aktualisht është në përfundim e sipër segmenti nr.2 i saj, sërish këto projekte të mëdha nuk e kanë zbehur dot nevojën e rrugëve rurale. Një numër i madh rrugësh të qytetit bregdetar vuajnë mungesën e investimeve,por situata është dhe më dramatike në fshatrat përreth Vlorës. Në Panaja jetojnë rreth 150 familje, ndërkohë që rruga mbetet problemi kryesor i tyre. Përgjatë fshatit, rruga kryesore është e amortizuar në pjesën më të madhe të saj, ku janë krijuar gropa të shumta, të cilat shpesh janë burim aksidenti.

Edhe në fshatin Hoshtimë, rruga është e shkatërruar që në hyrje e deri në qendër të fshatit dhe dëmton automjetet e pakta që banorët e fshatit kanë.

Edhe në fshatin Kërkovë, i gjendur vetëm 7 km larg Vlorës, paraqitet e njëjta situatë, ashtu siç Porta Vendore ka raportuar dhe më herët. Këto janë vetëm disa nga rrugët e shumta që janë në një gjendje tejet të keqe në Vlorë, teksa edhe Porta Vendore ka raportuar në shkrime për amortizimin e tyre.

Megjithatë, ndryshe nga shumë bashki që nuk kthyen përgjigje, Bashkia e Vlorës tha se ka investuar në disa rrugë rurale.

Në përgjigje të interesit të Portës Vendore për investimet në infrastrukturën rrugore rurale Bashkia e Vlorës ka bërë një bilanc të vitit 2020 dhe planifikimin për vitin 2021. Në vitin 2020 bashkia ka investuar në rehabilitim, rikonstruktim dhe riasfaltim. Ndërkohë që gjatë këtij viti do të investohet në asfaltimet e disa akseve rrugore. 

Sipas tabelës, vihet re se Bashkia Vlorë ka investuar gjatë vitit 2020 për katër rrugë fshatrash, ndërkohë që investime janë parashikuar për vitin 2021 në tre fshatra të tjerë.

   

Viti 2020

 
   

Emërtimi i objektit

Vlera e realizuar /lekë të reja

Rehabilitimi i rrugës Cerkovinë – Trevllazër

42 964 663

Riasfaltime në qytet 2020

49 500 007

Rikonstruksion i rrugës Drithas

1 854 360

Rikonstruksion dhe riasfaltim I rrugës Babicë Xhyherinë

16 229 622

Rehabilitimi i rrugëve në Njësinë administrative  Novoselë

8 407 980

 

 

   

Viti 2021

 

Emërtimi i objektit

Vlera e realizuar /lekë të reja

Asfaltime në qytet 2021

19 251 750

Asfaltime në fshatin Poro

3 329 952

Asfaltime  Hoshtime – Panaja

15 547 968

Asfaltime Llakatund- Beshisht

57 142 174

Asfaltime në qytet 2021  FAZA II

13 418 548

Bashkia Fier

Porta Vendore ka raportuar gjerësisht mbi gjendjen në të cilën ndodhet infrastruktura rrugore në disa prej fshatrave të Bashkisë Fier, ku edhe pse kanë kaluar 6 muaj, situata mbeten e njëjtë. Fshati Kreshpan, Gjorgozi,Ada, Portëz,Sulajetj janë në një gjendje të harruar, teksa premtimet çdo 2 vite, si për zgjedhjet parlamentare ashtu edhe për ato vendore nuk mungojnë për banorët të cilët pak nga pak po i humbasin shpresat.

Rruga kryesore e fshatit Peshtani Madh, rreth 5 kilometra larg qendrës së Fierit, ndodhet në gjendje tejet të amortizuar.Banorët i bëjnë apel instancave përkatëse të marrin masa, pasi ky aks rrugor është kthyer edhe burim aksidentesh.

Degradimi total i këtij aksi rrugor është shqetësimi i përditshëm i banorëve të fshatit Peshtan, një ndër zonat kryesore të qytetit të Fierit. Atajanë ankuar herë pas here pranë institucioneve vendore por pa mundur të zgjidhin gjë, përveçse marrjes së premtimeve boshe.

Edhe pse banorët kanë apeluar disa herë, asnjëherë ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve nuk ka vëne dorë për rregullimin e këtij aksi i cili në fakt është kthyer në burim aksidenti për drejtuesit e automjeteve.

E njëjta panoramëështë edhe në fshatin Rreth-Libofshë. Janë vetëm 2 km rrugë që për 30 vite nuk kanë njohur asnjë investim. Kjo vështirëson dhe më shumë jetesën e banorëve, duke i penalizuar në arsimimin e fëmijëve dhe për shitjen e prodhimeve bujqësore.Banorët e lagjes “Shkrel” të Rreth-Libofshës në Fier kanë protestuar disa herë por zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhët. Ata akuzojnë se në lagjet e tjera është investuar, por ata janë persekutuar për shkak të bindjeve politike.

Ndërsa duket se infrastruktura rrugore është kudo problem në zonat periferike të Fierit, situata është e njëjtë edhe për 750 familje të fshatit Sukme.Banorët tregojnë se asfalti i bërë para zgjedhjeve ka ardhur deri në qendër të fshatit, por pa mundur dot të shkojë më tutje në rrugët kryesore të tij. E gjithë rruga ka një gjatësi prej 200 metër rrugë, me vlerë investimi afro 20 milion lekë të vjetra më TVSH.

Bashkia Korçë

Lavdari, Sinica, Barça janë disa nga fshatrat që janë të harruar nga Bashkia Korçë. Banorët e mbetur aty jetojnë me shpresën se diçka do të ndryshojë, por premtimet janë të mëdha e realizimet e vogla edhe në këto zona periferike të atij që quhet si “Parisi i Vogël”.

Na kanë premtuar tani për zgjedhje që do ta bëjnë me asfalt, por ne prapëseprapë jemi mosbesues. Keq të besosh e keq të mos besosh”, thonë ata.Ndërsa pranojnë që shumë prej detyrave të pushtetit vendor i kryejnë vetë, pasi vëmendja e bashkisë duket se është fokusuar në qendër, dhe jo në periferi të qytetit.

Në përgjigje të kërkesës tonë për informacion, Bashkia e Korçës tregon se si ka vepruar lidhur me këtë proces për inventarizimin e sistemit të rrjetit rrugor urban dhe rural. “Pas reformës territoriale të vitit 2015 Bashkisë Korçë i janë bashkuar dhe 7 njësi administrative. Bashkia ka kryer inventarizimin e rrjetit rrugor urban/rural, por në vijim ka mbetur regjistrimi i të gjithë rrjetit rrugor urban/rural. Kjo ka ndodhur për arsye se sipas legjislacionit të ri dhe riinventarizimit që po kryhet në vitin 2021 për të gjitha pronat, regjistrimi do të kryhet njëkohësisht për të gjitha asetet e njësisë vendore”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Bashkisë Korçë, duke artikuluar gjithashtu edhe investimet që pritet të kryhen në këtëbashki për rrugët rurale.

 “Për vitin 2021 si ndërhyrje infrastrukturore janë parashikuar të bëhen në lagjet 5 dhe 13 të qytetit, si dhe në fshatrat Drenovë dhe Boboshticë, Njësia Administrative Drenovë”, thotë për Portën Vendore ky institucion, duke pranuar se nuk ka realizuar investime të mirëfillta për rrugët urbane dhe rurale, por ka kryer rikonstruksione të tyre. Sipas këtij institucioni sektori i mirëmbajtjes së rrugëve dhe trotuareve pranë Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Bashkia Korçë për periudhën 2019-2021 ka kryer rehabilitimin e rrugëve me kalldrëm dhe trotuareve si dhe ka kryer asfaltimin e rrugëve.

Njësia administrative

Rruga e asfaltuar

 

Drenovë

Rrugët e brendshme në fshatin Ravonik, Rikonstruksioni i trotuarit në fshatin Ravonik

Janë shtruar me kalldrëm rrugët e fshatit Mborje

Bulgarec

Rruga e varreve, Rruga e fshatit Malavec, Rruga e fshatit Lumalas

Voskopojë

Rruga e Gjonomadhit

 

 

 

 

Bashkia Korçë

Rikonstruksione

 

Rikonstruksioni i trotuareve në rrugën Viktor Eftimiu

Rikonstruksion i trotuareve në rrugën Rexhep Telhaj, 10 Korriku

Rikonstruksioni i trotuarit në rrugën Midhi Kostani

rikonstruksioni total i pjesës Jugore dhe Verore të Parkut Rinia

rikonstruksioni i oborreve të kopshtit nr. 6 dhe nr. 8

“Ndërkohë që gjatë vitit 2021 në funksion të realizimit të shërbimeve publike në interes të komunitetit janë parashikuar shtrimi i 10.000 m2 asfalt për rrugët dhe shtrimi i 11,000 m2 pllaka trotuari për rehabilitimin e trotuareve”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Bashkia Dibër

Bashkia Dibër, në përgjigjen e saj zyrtare sqaroi se ndryshe nga shumë bashki në vend procesi i inventarizimit të rrugëve ka përfunduar.

Bashkia Dibër rezulton se ka gjithsej një rrjet rrugor prej 708 km, të ndara këto në 650 km rrugë rurale dhe 58 km rrugë urbane. Nga 650 km rrugë rurale mësohet se janë vetëm 140 km të asfaltuara.

Pesë muaj më parë Kryeministri Edi Rama teksa ishte duke inspektuar punimet e rrugëve të Librazhdit, premtoi se një tjetër rrugë e rëndësishme është në horizont, “Rruga tjetër e Dibrës do të lidhë brenda 12 muajve Dibrën me Librazhdin”, tha ai.

Por ndërkohë nga vëzhgimi i kryer nga Porta Vendore, Dibra paraqet një sërë problematikash serioze në sektorin e infrastrukturës rrugore. Problematika më e madhe paraqitet nëzonën e Luznisë. Banorët e 4 fshatrave në njësinë administrative në Luzni në Bashkinë e Dibrës kalojnë normalisht vetëm në 2 muajt e verës. Ata shprehen të indinjuar me pushtetin vendor dhe thonë se i janë drejtuar shumë herë dyerve të bashkisë, por pa rezultat pasi nuk i ka pritur askush.

Bashkia e Dibrës bën me dije se gjatë vitit 2020 ka kryer investime në rrugët rurale në vlerën 32 milion lekë.

Njësia administrative

Vlera e investuar

 

Melan

15.923.215 lekë

Maqellarë

6.694.682 lekë

Tomin

9.743.647 lekë

 

 

 

 

Bashkia Dibër

Investime

 

Rrugë urbane vlerën prej 18.559.960 lekë

Rrugë të brendshme të lagjes Llixha në vlerën prej 8.966.666 lekë

Ndërsa për vitin 2021 Bashkia Dibër ka parashikuar buxhetin për infrastrukturën rrugore në vlerën 77.716.428 lekë, investime këto vetëm në rrugë urbane.

Bashkia Shkodër

Bashkia e Shkodrës në raportin zyrtar thekson se ka për të mirëmbajtur 449.8 km rrugë në Njësitë Administrative të saj pas reformës së re territoriale. Zgjerimi i rrjetit rrugor rural për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022 është zero, ndërsa në 2023 synohet të ketë rritje dhe përmirësim të parametrave por synohet të shkohet në nivelin 1.

Të dhënat tregojnë se gjatë tre viteve, 2019, 2020, dhe 2021 ka pasur tënie të investimeve, bashkia thotë se gjatë vitit 2022 do të fitojë stabilitet, ndërsa në vitin 2023 pritet të kryhen investime.

Rrjeti rrugor rural ka si burim financimi transfertën e pakushtëzuar, të ardhurat e tjera, transfertën e pakushtëzuar sektoriale, taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe tarifa me destinacion. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet kapitale me rreth 90.8% në vitin 2021, 89.8% në vitin 2022 dhe 90.3% në vitin 2023.

Burimi: Bashkia Shkodër

Të dhënat e programit / Vitet

2019

2020

2021

2022

2023

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rrugë

rurale

Numri i Rrugëve ne

Njësi Administrative

 

620

 

620

 

620

 

620

 

640

Km rruge te

mirembvajtura; Numri i

Rrugëve ne Njësi

Administrative

 

449.8

 

449.8

 

449.8

 

449.8

 

465

m2 Sipërfaqe rruge e

rikualifikuar/asfaltuar

45.791

32353

27826

27807

28716

metër linear Kanalizime

K.U.B të

rikonstruktuara/ndërtuara

1.745

1233

1061

1060

1095

m2 Sipërfaqe trotuare të

rikualifikuar

2.097

1482

1274

1274

1316

metër linear rrjet

Ujesjelles l ndërtuar

732

820

840

830

857

Numer peme te

mbjellura

71

80

60

60

62

m2 Siperfaqe e

rikualifikuar me

sinjalistikë e plotë për

lëvizshmërinë

 

45.791

 

32353

 

27826

 

27807

 

28716

nr. Banorë përfitues

5.664

4000

3440

3440

3552

Bashkia Sarandë

Bashkia Sarandë ka planifikuar buxhetin për rrugë rrjete dhe transport publik në vlerën 114.860 mijë lekë për vitin 2021. “Në këtë buxhet përfshihen nevojat për rehabilitimin të infrastrukturës rrugore të Sarandës, Ksamilit, Cuk Berdenesh, Metoq, Shelegar dhe Manastir. Bashkia u ka kushtuar vëmendje zonave të cilat pritet që të kenë një numër të lartë vizitorësh në sezonin turistik”, deklaron Bashkia Sarandë. Madje, kjo bashki ka vënë në dispozicion dhe vlerën e parashikuar për investime në secilën njësi administrative.

Buxheti i bashkisë 2021. Burimi: Bashkia Sarandë

Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Saimir Plaku, tha për Portën Vendore se procesi i inventarizimit të rrugëve është zhvilluar menjëherë pas reformës territoriale. “Përmendim që inventarizimi i tyre i plotë është zhvilluar fill pas Reformës Administrative Territoriale, me kalimin e tyre tek bashkitë, ndërsa informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre dhe inventarizim më të përditësuar disponohet nga ana e bashkive vetë. Rishtazi në 2020 është mbledhur informacion mbi kilometrat e shtruara për vitin e kaluar, ashtu edhe buxhetin e alokuar për këtë zë nga ana e bashkive”, tha ai. Më tej drejtuesi Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore citoi bazën ligjore pa dhënë detaje nëse ka apo jo një informacion të plotë për rrugët rurale në të gjithë territorin e Shqipërisë.  “Bazuar në ligjin organik 139/2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’, ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve vendore (qytetase dhe atyre rurale), shoqëruar me sinjalistikën e duhur rrugore, janë detyrë e bashkisë. Ndërkohë që është në diskrecionin e vetë bashkive ndarja e fondeve midis rrugëve rurale dhe atyre urbane, Ministria e Brendshme, si përgjegjëse për koordinimin me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, nxit alokimin e drejtë të fondeve, ashtu edhe bazuar në prioritet e rrugëve”, u shpreh z. Plaku për Portën Vendore. Sipas tij rrugët rurale kanë qenë në vëmendjen e Ministrisë së Brendshme që prej Reformës Administrativo-Territoriale e vazhdon edhe pas transferimit të plotë të këtij funksioni në nivel vendor.

Drejtuesi i shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali thotë se menjëherë pas reformës territoriale janë ngritur grupet e punës për marrjen në dorëzim të rrugëve rurale, por ky proces nuk ka përfunduar ende.

“Bashkitë kanë komunikuar vazhdimisht me Këshillin e Qarkut përkatës dhe Prefektin e Qarkut për fillimin dhe për ecurinë e punës. Janë vënë re paqartësitë e tyre në zbatimin e këtij procesi, lidhur me dorëzimit të rrugëve, ku është kërkuar të shoqërohen me hartografinë e rrugëve si dhe dokumentacioni tekniko-ligjor i rrugëve. Procesi akoma nuk ka përfunduar plotësisht”, tha ai.

Haxhimali nënvizon se: “Është me rëndësi që këto rrugë rurale të jenë të mirëinvetarizuara dhe regjistruara si prona të bashkive, dhe çdo bashki duhet të ketë databazën e rrugëve rurale me të dhëna të plota, me vlerë dhe kostot e mirëmbajtjes dhe vlerën e amortizimit.”

Nga diskutimet me ekspertët dhe shqyrtimet e kësaj çështje kreu i shoqatës së bashkive Agron Haxhimali arrin në përfundimin se Bashkitë duhet të krijojnë një inventar të ri të rrjetit të rrugëve për të pasur një ndarje të qartë të llojit të rrugës (rurale, urbane, rajonale, rrugë pyjore, rrugë sezonale etj.) me qëllim përcaktimin e shumës së duhur të alokuar për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve. Në përgjithësi ka një mirëmbajtje të shtyrë në sistemin rural të rrugëve në Shqipëri për shkak të mungesës së investimeve gjatë gjithë këtyre viteve. Deri më tani përvoja ka treguar se shpërndarja e fondeve për rrugët nuk ka qenë e drejtë pasi kjo ndarje ishte bazuar vetëm në gjatësinë e rrugës dhe jo në kritere të tjera.