Vëzhgim/Analizë

PREMTIMET E KANDIDATËVE TË PS-së PËR 12 QARQET E VENDIT

23 prill 2021/Porta Vendore/ Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Kukës, Fier, Berat, Shkodër, Lezhë

Porta Vendore ka monitoruar fushatën elektorale të disa prej kandidatëve kryesorë për dy Partitë kryesorë, për secilin nga 12 Qarqet e vendit, për të evidentuar premtime konkrete elektorale të tyre që lidhen me Bashkitë e Qarkut ku ata kandidojnë. Gjatë monitorimit të kryer në takimet e kandidatëve, intervistat e tyre, si dhe nëpërmjet fushatës që këta të fundit po zhvillojnë nëpërmjet rrjetit social facebook, ajo që bie në sy është se premtimet për projekte lokale, për zonat ku kandidojnë, janë të pakta. Shumica prej tyre kanë përdorur për fushatë, kartën elektorale të programit kombëtar të Partisë, e artikuluar dhe në çdo takim nga kryetarët e këtyre dy forcave politike. Më poshtë vijojnë premtimet konkrete për secilin Qark nga kandidatët kryesore të Partisë Socialiste.

QARKU FIER

Kandidati që kryeson listën e PS për qarkun e Fierit Erjon Braçe, është monitoruar në takimet e tij elektorale me banorët e qarkut ku garon gjatë 2 javëve të para të prillit. Premtime konkrete:

– 24 orë ujë për Fierin, Mallakastrën, Patosin, Roskovecin, Lushnjën qytet e fshat, Divjakën-Çermën, Grabianin e Remasin.
-Investime në infrastrukturën rrugore, përkatësisht: Në Mallakastër lidhjen me autostradën, Bylisin e lashtë, në Roskovec rrugën e unazës jugore me tregun historik.
– Në Lushnje urbanizimin total
– Në Divjakë parkun më të madh të energjisë diellore;
-Spitali i ri i Fierit do të sjellë punësime masive
-Premtime për bujqit e blegtorët: zero për naftën, plehrat kimike, farërat e fidanet, mekanikën, zero për çdo lek të ardhur nga puna e bujkut e blegtorit
-Çertifikimi i çdo prone, parcele bujqësore, përfundimisht e pa kthim!
-Projekti turistik i Adriatikut, nga Shkumbini në Mifol, Divjaka si Lalëzi, Golemi e Qerreti i pushtetarëve është projekti ynë jetik
-Në fshatin Grabian do të ndërtohet një gjimnazi i ri.

Antoneta Dhima, kandidatja e PS e pozicionuar në vendin e 6-të në listë, ka zhvilluar fushatë elektorale në të njëjtën linjë me kandidatin tjetër Erion Braçe, ku janë evidentuar të njëjtat pika investimesh dhe është prezantuar skema e përgjithshme që përfshin investime në të gjithë sektorët dhe përfundimi i projekteve të nisura.

-Zgjidhje e shqetësimeve të banorëve në lidhje me hipotekimin e tokave bujqësore dhe hipotekimin e lejeve të legalizimit.
-Vaksinimi i popullsisë, rindërtimi, reforma në drejtësi, rritja ekonomike, rimëkëmbja e ekonomisë.
-Do të përmirësojmë sistemin e kullimit dhe vaditjes
– Do të kemi mbështetje për fermerin.

Një tjetër kandidat që Porta Vendore monitoroi për këtë qark është edhe Gramoz Ruçi. Në profilin zyrtar të facebook, në përpjekje për të kuptuar më shumë mbi premtimet elektorale të tij për qarkun në të cilin kandidon, vihet re se Ruci nuk ka publikuar foto nga takimet me banorët, premtime elektorale apo prezantimin e programit.
Postimet e tij janë kryesisht linqe të lajmeve të publikuara në ERTV, të cilat kanë përmbajtje politike, jo vetëm të kandidatëve socialistë, por edhe kundërshtarëve politikë. Kreu aktual i Kuvendit nuk ka bërë një panoramë të takimeve të tij në profilin zyrtar, duke mbajtur kështu një profil të ulët në këtë fushatë e cila po bëhet më shumë në rrjetet sociale se sa në terren dhe krah qytetarëve. Por dhe në terren dalja e tij nuk është njoftuar asnjëherë për mediat. Sipas vëzhgimit të gazetarëve të Portës Vendore, kryesisht ai është marrë me organizimin e koordinatorëve të zonës dhe nuk është përfshirë drejtpërdrejt në takimet me njerëzit.

QARKU DURRËS

Vaksinimi dhe rindërtimi janë dy shtyllat kryesore në këtë fushatë elektorale, ku është ndalur Kryeministri Edi Rama, i cili garon në listën e Durrësit.
Premtimi konkret për Durrësin i Kryeministrit Rama është ndërtimi i portit, që sipas tij do të jetë një investim strategjik.
Premtimet për qarkun e Durrësit nga Kryeministri Rama në bazë të monitorimit të kryer nga Porta Vendore janë si më poshtë:
– Ndërtimi i portit turistik për të cilin është premtuar se do të jetë Marina më e madhe në Mesdhe.
-12 mijë vende të reja pune, struktura me 5 yje e apartamente të një cilësie të lartë.
– Port tregtar për Durrësin, i cili do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos.
– Ndërtimi i hekurudhës Tiranë- Durrës
– Ndërtim i miniqytetit me 2500 apartamente në zonën e Spitallës
– Ndërtimi i stadiumi të ri, ndërtimi i parqeve, shkollave, kopshteve si dhe projekti i kanalizimeve dhe ujësjellësit që do të furnizojë qytetin 24 orë me ujë.

Kandidatja e parë në listën e qarkut të Durrësit, Milva Ekonomi, e cila aktualisht është Ministre e Bujqësisë, në fushatën elektorale dhe takimet me banorët ka folur me shifra dhe premtime konkrete, por jo të lidhura konkretisht me qarkun Durrës, por pjesë e programit të përgjithshëm të PS.

– Përfundimi i procesit të rindërtimit
– Rrisim eksportet e produkteve bujqësore nga 400 milionë dollarë në vitin 2020 në 1.2 miliard dollarë në vitin 2025.
-Rritja e sipërfaqes së serave bujqësore nga 1.700 hektarë në 6 mijë hektarë.
-Dyfishojmë skemën kombëtare të mbështetjes për femerët, garantojmë aksesin në programin IPARD III me fond financimi 112 milionë euro
-5 fishohet mbështetja e qeverisë për fermerët nga 10 mln euro sot në 50 milionë euro në 2025.
-Naftë pa akcizë për fermerët.
-110 milionë euro për nxitjen dhe zhvillimin e agroturizmit.
-91% e bizneseve 0 tatim fitimi.
-Nga 1 janari 2022, 63% e të punësuarve me pagë deri në 40.000 lekë zero taksa.
-Ulim taksat për pagat deri në 250 mijë lekë.


Lefter Koka, ish-Ministri i Mjedisit, në fushatën e tij elektorale është ndalur të sektori i bujqësisë. Ai thekson planin e qeverisë për mandatin e tretë, sipas të cilit eksportet e produkteve bujqësore nga 400 mln dollarë në vitin 2020 shkojnë në 1.2 miliardë dollarë në vitin 2025.
Ndërsa në bazë të monitorimit të Portës Vendore në rrjetin social të Facebook ndalet te procesi i vaksinimit në ditë të caktuara, duke treguar numrin e personave që janë vaksinuar për t’u mbrojtur nga Covid-19. Lefter Koka është prezent edhe në intervista televizive ku flet për programin e PS duke e konsideruar atë fitues.

Kontabilisti Alban Xhelili është një tjetër kandidat i rëndësishëm i PS për qarkun e Durrësit. Në takimet e tij, kryesisht në zonën e Shkozetit, ai ka shpjeguar programin e mandatit të tretë qeverisës të Partisë Socialiste.

-Investime në infrastrukturë në Shkozet
-Projekti i markatës së Durrësit
-Përmirësim të infrastrukturës rrugore në lagjet e Durrësit.
-Paga minimale e detyrueshme me ligj do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të tretë dhe nga Janari i vitit 2022, Tatimi për të Ardhurat nga Paga deri në 40.000 lek të reja në muaj do të jetë zero.

QARKU ELBASAN

Ministrja aktuale e Arsimit Evis Kushi është kryesuesja e listës së PS në qarkun e Elbasanit.
Gjatë monitorimit në profilin zyrtar Evis Kushi ka publikuar foto dhe video nga takime që ka zhvilluar me banorë në zonë të ndryshme të qarkut të Elbasanit ku ka premtuar mes të tjerave, se:

-Nuk do të ketë më mësim me dy turne
-Gjuha anglezë që në klasën e parë

Kushi ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme më nxënës dhe mësues, teksa ka zhvilluar takime edhe me të rinjtë. Ndërkohë në takimet me sportistët ka evidentuar çfarë është bërë gjatë 8 viteve pa bërë asnjë premtim. Një vëmendje të posaçme i është kushtuar procesit të vaksinimit se si po vijon ditë pas dite.

Edhe ish drejtoresha e Spitalit Rajonal të Elbasanit Desantila Tahiraj, në fokus të fushatës ka vendosur procesin e vaksinimit si një ndër pikat më të forta të qeverisë Rama. Në takimet me banorët artikulon premtime që janë pjesë e programit të PS dhe janë thënë edhe nga kandidatët e tjerë si:

-80 mln euro për zhvillimin e zonave rurale
– ujë dhe energji për çdo familje
– rritje pagash për mësuesit.
– Në Cikallesh do të ndërtojmë një rrugë
– Transformimin e Treganit në një zonë turistike përmes ndërhyrjeve konkrete në infrastrukturë.
– Në Zavalinë do të përmirësojmë infrastrukturën rrugore dhe energjisë elektrike
– Në Blerimas do të ndërtojmë rrjetin e ujësjellësit dhe ndriçimin e infrastrukturës rrugore.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, njëherazi edhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, kandidon në Elbasan. Ai vë theksin në fushatën e tij elektorale te puna e madhe që është bërë në 8 vite qeverisje. Pervec premtimeve të përgjithshme, ai premton edhe:

-24 orë ujë të pijshëm në Peqin
-Riparimi i kanaleve vaditëse në Gramsh
-Përmirësimin e infrastrukturës në Gramsh
-Investim në rrugën e fshatit Lutem
-Urbanizimi i Bradasheshit
-Rrajca destinacion i Agroturizmit
-Në Elbasan do të ndërtohet edhe Auto Moto Park
-Fonde nga BE për Përrenjasin
-Kthimi i Krastës në destinacion kryesor investimesh.
– Procesi i legalizimeve në këtë qark drejt përfundimit
– Rikthim të emigrantëve ne vendin e tyre, ku do të përfitojnë 5 mijë euro nga qeveria.
-Në Tregan do të përmirësojmë infrastrukturën rrugore
-Rritja e pagës së mësuesve, përmirësimi i infrastrukturës shkollore
– Rikthim i shkëlqimit të Kalasë së Elbasanit
-Investim në çdo rrugë dhe në çdo lagje, ujë 24 orë dhe riparimi i kanalizimeve të ujërave të zeza
– Fokusi tek fshatrat, infrastruktura, investimet në bujqësi etj.

Një tjetër kandidate e PS për këtë qark është edhe Albana Hana, e cila doli si kandidaturë nga aplikacioni “Deputeti që duam” dhe u bë pjesë e listave. Ajo ka premtuar:
-Thithje të fondeve të BE-së për zonën e Prrenjasit
-Investime të ndryshme në zonë, duke gjeneruar kështu edhe hapjen e vendeve të reja të punës.
-Fokusi janë të rinjtë dhe punësimi i tyre në vend për të ndalur kështu shpopullimin masiv sidomos në bashkitë e vogla të këtij qarku.

QARKU TIRANË

Najada Çomo. nga monitorimi që Porta Vendore bëri në rrjetin social facebook, rezulton se e për këtë qark ka thjesht disa statuse mbi fushatën e vaksniminit “Shqipëria buzëqesh, përfshirë shifrat e tij, por edhe ardhjen e vaksinave të tjera në vendin tonë.
Çomo në profilin zyrtar ka shpërndarë foto dhe video të Partisë Socialiste në kuadër të fushatës elektorale, ka marrë pjesë në emisione televizive të formateve të ndryshme. Është shfaqur në krah të kolegëve në spitalin infektiv, ndërsa procesin e vaksinimit masiv e cilëson si një sukses që do t’i hapë rrugë turizmit.
Ish drejtuese e repartit të infektivit në QSUT nuk ka asnjë premtim nga fushata elektorale për llogari të mazhorancës dhe as për banorët e qarkut Tiranë, por në postimet e saj e vë theksin të puna me pasion dhe përkushtimi i socialistëve për vendin nëpërmjet projekteve të zhvillimit. (Monitorimi i kryer deri më 18 prill).

Kandidati për deputet i PS në Tiranë Ervin Bushati ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me qytetarët dhe përveç evidentimit të të gjitha projekteve dhe investimeve që qeveria ka bërë në 8 vite, është treguar konçiz në premtimet elektorale të programit të forcës politike që përfaqëson:

-Investojmë në infrastrukturë sipas standardeve më të larta
-Projekt i ri për Bibliotekën Kombëtare
-Investimet e reja në sistemin e ujësjellësit ,rrisin me 20% prurjet në rrjet
-Brenda vitit 2023, i sigurojmë Tiranës furnizim me ujë 24 orë
-Rrisim mbështetjen financiare për sektorin bujqësor
-Vizion të qartë që mbështet prodhimin dhe eksportin e produktit shqiptar
-Lehtësira të mëdha fiskale me zero taksa për fermerët
-Subvencione masive të ndara mbi bazë merite
-Garantojmë kullimin në 100% të tokës bujqësore
-Do t’u ofrojmë 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit të kredisë për blerjen e shtëpisë.
-Përfundojmë 100% rehabilitimin e infrastrukturës në qendrat shëndetësore brenda vitit 2025.
-Nisim ndërtimin e tubacionit të gazit Shqipëri-Kosovë duke krijuar një burim alternativ energjitik për abonentët familjarë dhe sipërmarrjet.
-Rrisim sipërfaqen e serave nga 1.700 hektarë në 6.000 hektarë.
-Dyfishojmë numrin e bagëtive të imta nga 2 milionë në 4 milionë.
-Krijojmë qendra grumbullimi në çdo bashki për pastrimin, magazinimin paketimin e produkteve bujqësore sipas standardeve.
-Nxisim blerjen e makinerive dhe pajisjeve të agro-përpunimit

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka vënë në fokus të fushatës së saj elektorale punën si ministre e shëndetësisë.

-Vaksinimi masiv, sigurimi i dozave të domosdoshme, inspektimi i pikave ku kryhet ky proces në krah të kryeministri Rama janë epiqendra e fushatës së saj.

Teksa bën një bilanc të punëve të bëra deri më tani, Manastirliu ka kërkuar nëpërmjet fushatës elektronike votën për mandatin e tretë duke i cilësuar të suksesshme dy mandatet e para.

QARKU KORÇË

Niko Peleshi, i cili mban pozicionin e Ministrit të Mbrojtjes aktualisht, për herë të parë ka artikuluar premtimin e ndërtimit të një aeroporti në Korçë.
-Ndërtimi i një aeroporti në Korçë
-34 fshatra të Kolonjës do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë
-Investim në teknologji në qendrën e mësimeve të teknologjisë së lartë në Bibliotekën e Korçës
-Hapim tregun e punësimit online për të rinjtë
-Bujqësia kalon në nivele sipërmarrjeje
-Në Dërsënik 400 familje do të marrin çertifikatën e pronësisë.
-Investime në Pustec për projektin e ujësjellësit.
-Në Vinçan do të ndërtohet një ure
-Në Mborje, punësimi i të rinjve të fshatit
-Në Neçisht, ndihmë për fermerët
– Në Goskovë zgjidhjen e çështjes së pronave
– Në Labdar ndërtimin e një tregu, furnizimin me ujë 24 orë dhe kthimin e zonën në destinacion turistik.

Blerina Gjylameti, kandidate për deputete në Pogradec, në takimet e zhvilluara me banorë në zona të ndryshme është shprehur se:

-Garantimi i tregut vendas, do të rrisim eksportin dhe natyrisht të ardhurat e familjeve fermere.
-Prioritet për Pogradecin peshkimi i cili duhet të përfshihet e të bëhet pjesë e atraksionit dhe ofertës turistike.
-Zhvillimi i mëtejshëm i fshatit, periferisë dhe rritja e investimeve për forcimin e ekonomisë lokale janë prioritete të mandatit të tretë.
-Punonjësit e shtresës së mesme në Shqipëri meritojnë të kenë më shumë para në xhepat e tyre, prandaj do ta rrisim fashën e taksës progresive deri në 250 mijë lekë.
-Një vëmendje të veçantë do ti kushtohet grave dhe vajzave, të cilat janë të angazhuara në punimet artizanale dhe janë pjesë e projekteve të zhvillimit me donacione.
-Në Trebinjë, Dunicë dhe Kalivaç do të kryhet transformimi i këtyre fshatrave në destinacione turistike.
-Në Trebinjë, do të kemi rehabilitim të të gjitha akseve rrugore dhe garantim me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.
-Në Pogradec do të kemi rehabilitim të rrugëve, shesheve dhe instalimin e ndriçimit të plotë

Kurse Olta Xhaçka thotë se mandati i tretë është për të përfunduar të gjitha projektet që qeveria ka nisur.
-Leskovik do të ndërtohet ujësjellësi i ri, 24 orë ujë të pijshëm
-Brenda vitit edhe 34 fshatra të Kolonjës do të furnizohen për herë të parë në histori me 24 orë ujë të pijshëm.
-Mandatin e 3 e përqendrojmë vëmendjen tek turizmi, për të cilin;Vithkuqi, Dvorani, Borova dhe e gjithë Kolonja janë një potencial i madh zhvillimi.
-Më shumë punësime
-Vëmendje në zonat rurale konkretisht në: Bejkovë, Radanji e Starje.

QARKU VLORË

Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila kandidon në qarkun e Vlorës, e ka përqendruar punën në zonën e Sarandës. Gjatë monitorimit të disa prej takimeve të zonjës Denaj , konstatohet këto premtime:
-Ndërtimi i portit turistik të Sarandës
-Ndërtimi i aeroportit të Vlorës
-Ndërtimi i aeroportit të Sarandës
-Mbështetje arsimit, nxitje teknologjisë
-Zhvillimi i rajonit përmes projekteve rrugore
-Ndërtimi i Rrugës së Teqes
-63% e të punësuarve me pagë deri në 40 mijë lekë paguajnë zero taksa nga 1 janari i vitit 2022 dhe 91% e bizneseve 0 tatim fitim.

Ndërsa në rrjetet e saj sociale vihet re se kandidatja promovon histori suksesi të zonës, objekte që kanë vlerë historike dhe tërheqin vizitorë, por edhe imazhe të Sarandës, të cilat tregojnë bukuritë dhe vlerat natyrore të qytetit dhe zonave përreth.

Damian Gjiknuri i shtati në listën e kandidatëve të PS e ka fokusuar fushatën elektorale tek investimet që qeveria ka bërë në Vlorë dhe vijon me premtime konkrete :
-Zbatimi i projektit të ujësjellës kanalizimeve Baba Rexhep dhe Lugu i Dardhës
-Vlora do të ketë shëtitoren më të gjatë në Mesdhe që nis në qytet dhe përfundon në Orikum
-Rehabilitimi i çdo lagjeje dhe zonë periferike e qytetit të Vlorës
-Restaurimi i pallatit të sportit ‘Flamurtari’
-Ndërtimi i terreneve sportive për të rinjtë
-Rehabilitimi i varrezave të dëshmorëve
-Ndërtimi i tregut të mirëfilltë në zonën e Hangarëve
-Vijimi i procesit të dhënies të çertifikatave të pronësisë
-Ndërtimi i ujësjellësit të ri për fshatin e Babicës dhe riasfaltim i aksit rrugore nga Spitali i Vlorës në këtë fshat.
-24 orë ujë të pijshëm në Delvinë
-Përfundimi i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë
-Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Trevllazër
-Ndërtimi i rrugës në Bishan
-Ujë 24 orë në ditë për lagjet Karabash, Llonxhë dhe Partizani
-Rehabilitimi i rrugës së fshatit Kërkovë
-Rehabilitimin e plotë të aksit rrugor Bunavi-Llakatund
-Ndërtimi i rrugës së fshatit në Nartë
-Rehabilitimi i rrugës së fshatit të Llakatundit
-Riparimi i përfundimtar i rrjetit të furnizimit me energji elektrike
-Realizimi i projektit infrastrukturor për zonën industriale ku operojnë bizneset
-Investim në rrjetin e kanalizimeve gjelbërimit
-Në Noveselë investim 8 milionë euro për ujësjellësin

Por edhe kandidati për deputet i PS Vullnet Sinaj, i cili vjen nga sektori i sipërmarrjes, fokusin e vendos tek investimet e shumta që do të përthithë zona ku ai garon:

-Në rajonin nr. 3 në Vlorë e gjithë lagjja do të pësojë rehabilitim të plotë infrastrukturor
-Ndërtimi i rrjetit të ujit të pijshëm në zonën e Lapardhasë
-Pastrimi i kanaleve kulluese dhe ndërtimi i urës së fshatit të Lapardhasë
-Rehabilitimi i aksit rrugor Peshkëpi-Selenicë
-Furnizimi me energji i të gjitha fshatrave të bashkisë Selenicë


Ndërsa kandidati Alket Hyseni të gjithë vëmendjen e ka përqendruar te kryeministri Rama. Në profilin e tij zyrtar çdo publikim e shoqëron me “Votoni PS dhe kandidatin Edi Rama”. Ai shfaqet në të njëjtat aktivitetet me kryeministrin, shpërndan takimet dhe komunikimet e tij me publikun. Në disa raste publikon takime të përbashkëta me kandidatët e tjerë të qarkut, ndërsa takimet me banorët i bën pa praninë e kamerave, duke zgjedhur kështu një mënyrë ndryshe të të bërit fushatë.

QARKU SHKODËR

Kandidati Paulin Stërkaj në disa takime me banorët që Porta Vendore ka monitoruar ka deklaruar se mandati i tretë do të shërbejë për përfundimin e reformave të nisura si dhe investime në infrastrukturën rrugore.

Kandidati Benet Beci ka ndërtuar një fushatë në bazë të së cilës ka vendosur qytetarët. Ka përdorur rrjetet sociale për të mbledhur të gjitha idetë e qytetarëve për investimet dhe se ku duhet të përqendrohet vëmendje në Shkodër dhe i ka pasqyruar herë pas herë në profilin zyrtar nëpërmjet tabelave, por pa hequr dorë as nga takimet derë më derë.

-Fokusi im kryesor në fushatë do të jetë ekonomia.
-Mendoj që me një paketë investimesh publike është e mundur që të nxiten investimet private që të mobilizohen nga brenda apo jashtë vendit për të krijuar vende të reja pune
– Shkodra si një vend i vizitueshëm me makinë, me biçikletë, me transport publik dhe me varkë.
– Rritje të bizneseve aktuale, hapje të bizneseve të reja të lidhura drejtpërdrejt me turizmin (si bujtina, hoteleri e restorante etj).
-Fokus tek sektorë si: bujqësia, peshkimi, transporti, kultura e kështu me rradhë.

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës Ilir Beqaj ka hartuar një listë të gjitha premtimesh për Shkodrën. Gjatë monitorimit të kryer në takimet e tij, nga gazetarët e Portës Vendore, evidentohet edhe këto premtime specifike për zonën :

-Urbanizimi i lagjes ‘Mark Lula’
-Përfundimi i projektit të Zogajve
-Krijimi i qendrës Rinore ‘Shkodra Talent Garden’
-Ndërtimi i rrugës të Dukagjinit, Prekal- Breg Lumi
-Diploma të përbashkëta me universitetet europiane në Universitetin e Shkodrës
-Investime në Drisht dhe Velipojë
-Në mandatin e tretë bujqësia do të jetë me naftë pa taksa dhe subvencione për blegtorinë.

QARKU BERAT

Kandidati Blendi Klosi, i cili është drejtuesi politik i qarkut Berat, ka qenë aktiv në takimet me banorët. Në takime me banorët e Skraparit teksa ka evidentuar punët e bëra e ku ka dhënë premtime t reja:
-Ndërtimi i 10 ujësjellësave në Verzhezhë, Radesh, Orizaj, Potom, Backë, Munushtir, Vendresh, Grepckë, Blezenckë dhe Strore
-24 orë ujë brenda vitit 2022 në Berat
-Promovimin e kësaj zone me vlera historike, kulturore dhe turistike.

Hatixhe Konomi, e cila kryeson listën e Beratit, ka vënë theksin kryesisht në takimet e saj për mbështetjen e gruas.
-Përfundim të investimeve të nisura si: “Rindërtimi i sheshit Iljaz Vrioni”, apo linja e re elektrike në fshatin Velabisht.
-Fokus tek arti dhe artistët
-Zerim i taksave vendore dhe përjashtimin nga TVSH.

Kandidati Nasip Naço ndonëse ka zhvilluar takime me banorët ka theksuar atë që është bërë deri tani dhe nuk ka bërë shumë premtime konkrete.
-24 orë ujë brenda vitit 2022
-Mbështetje për fermerët

QARKU LEZHË
Ish ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, në takimet e saj elektorale me banorët e zonës ku kandidat ka premtuar si më poshtë:
-Rritje me 40% të pagave të mësuesve.
-Përmirësime në nivel qarku në infrastrukturën shkollore, spital,
-Bashkia e re,
-Rrjeti i ri i ujësjellësit,
-Rikualifikimet urbane dhe sistemim i përroit

Shpresa Marnoj një tjetër zonjë që garon në qarkun e Lezhës nën siglën e Partisë Socialiste gjatë takimeve të kryera me elektoratin premtoi se:
-Në Sanxhak do të përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe infrastrukturën rrugore
-Në Shullaz e Malbardhë do të sjellim përmirësim të jetës së fermerëve me programet e PS
– Në Zhejë dhe Lagjen Demokracia në Mamurras më shumë investime në shkolla, qendra shëndetësore dhe rrugë
– Në Vinjoll, Gallatë dhe Skuraj shtrim të rrugëve dhe investimeve të tjera
– Në Sanxhak dhe Gjormi të Kurbinit investime e projekte konkrete për përmirësimin e jetesës së banorëve

Eduard Ndreca është monitoruar nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook, por konstatohet se ai nuk është shumë aktiv për të promovuar fushatën e tij elektorale. Ai ka publikuar informacionet për procesin e vaksinimit, aktivitetet e kryeministrit Rama dhe aktivitetet e Taulant Ballës. Një hapësirë të rëndësishme e zë edhe mënyra e procesit të votimit për të cilin ai ka dhënë informacion për qytetarët, një element i ri ky që nuk e kemi hasur gjatë monitorimit të premtimeve të kandidatëve si në takime para qytetarëve, në komunikimet nëpërmjet rrjeteve sociale e as në intervista të ndryshme televizive.

QARKU DIBËR

Lavdrim Krashi, kandidati për deputet që kryeson listën e Partisë Socialiste në Dibër ka përdorur një teknikë të re në retorikën e tij politike, duke vendosur që të mos bëjë premtime ose siç shprehet ai “dua të premtoj më pak se ç’mund të bëj, dhe të bëj më shumë nga sa premtoj”. Por megjithatë në takime me banorët, ai premton vetëm se do të jetë zëri i qytetarëve, të ruajë komunikimin e vazhdueshëm me ta, t’u përgjigjet kërkesave dhe ankesave të tyre në çdo kohë.

– Agrobiznesi dhe turizmi do të jenë prioriteti ynë. Mundësi investimi në agroturizëm, duke inkurajuar bizneset dhe hapjen e bujtinave në zonë
-Mbështetje për bizneset aktuale për rritje të kapaciteteve por edhe për krijimin e bizneseve të vogla e të mesme.
– Investime në Radomirë në kuadër të projektit për 100 fshatra turistike
-Përmirësimi i infrastrukturës së zonës dhe lidhja e 4 qytete me 33 njësi administrative
-Rikonstruksioni i shkollave, i qendrave shëndetësore të cilat janë në kushte tejet të mjerueshme

Kandidatja Aurora Mara në monitorimin që Porta Vendore kreu në profilin e saj ne Facebook, vihet re se nuk ka bërë premtime konkrete por shprehet e bindur në mbështetjen që do t’i japin qytetarët me votë.

Edhe Dionis Imeraj, ish kryetari i Bashkisë Dibër në takimet me banorët, kryesisht e ka vënë theksin te punët që ka bërë si Kryetar Bashkie, dhe më pas vijon me premtimet :

-Përfundimi i Rrugës së Arbërit
-Asfaltimi i rrugës së Dovolanit
-Investime në infrastrukturë, arsim, shëndetësi e bujqësi në Maqellarë e kudo në Dibër.
-Ndërsa në Gjoricë do të investohet në ujësjellësin e ri që siguron ujë 24 orë.
-Ndërtim i rrugës Ura e Çerenecit -Dibër deri në Zgosht të Librazhdit
-Ndërtimi i ujësjellësit në fshatit Çerenec dhe kanalin vaditës Tuçep-Çerenec.

QARKU GJIROKASTËR

Mirela Kumbaro ka zhvilluar takime me banorët ku e ka vënë theksin te puna e bërë gjatë dy mandateve të qeverisë, ndërsa ka bërë dhe premtime konkrete për banorët.

-Rruga e re Ballaban-Berat do të jetë një investim që ka për të pasur impakt të madh për Këlcyrën dhe zonën rurale përgjatë këtij aksi
-Do të ndërtojmë rrugën e Frashërit, aq shumë të kërkuar nga banorët e zonës.
– Në Kaludhit, do të ndërtohet ura mbi lumin Vjosë që lidh dy lagjet e fshatit
-Do të rehabilitojmë kalanë e Ali Pashës në Tepelenë.

Aktori i njohur Laert Duraj, i cili kandidon në këto zgjedhje si i dyti në listën e PS, gjatë takimeve të tij me banorët e ka vënë theksin në investimet që socialistët kanë bërë gjatë 8 viteve ndërsa janë të pakta premtimet aktuale, megjithëse spikasin ato në infrastrukturë.

-Në Beçisht, Mezhgoran dhe Dragot asfaltim të rrugëve, ndriçim dhe uji i pijshëm.
-Investime në kullim dhe vaditje

Ndërsa në rrjetin e tij social në bazë të monitorimit, vihet re se procesi i vaksinimit është në fokus të postimeve të tij, pa lënë pas edhe publikimet e takimeve apo daljeve publike të kryeministrit Rama.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zgjedhur të promovojë projektet e mëdha të premtuara nga Rama: portet dhe aeroportet. Si dhe vijon me premtime :-Furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë
-Investim në rrjetin elektrik të Kalivaçit
-Matrikullim dhe vaksinim falas për krerët e bagëtive

QARKU KUKËS

Greta Duraku ka zhvilluar takime me banorët në fshatra dhe njësi të ndryshme administrative të qarkut për të premtuar si më poshtë:

-Aeroporti i Kukësit është ndër projektet që ka vënë në fokus kandidatja socialiste.
-Vizion të qartë që mbështet prodhimin dhe eksportin e produktit shqiptar
-Investime madhore, lehtësira të mëdha fiskale me zero taksa për fermerët, subvencione masive të ndara mbi bazë merite
-Tatim fitimi dhe TVSH do jenë ZERO deri në vitin 2029.
– Asnjë shkollë me dy turne deri në 2025.
-Rikonstruksioni dhe ndërtimi i 263 shkollave gjatë këtyre viteve, rindërtimi i 160 të tjerave si pjesë e programit të Rindërtimit nga tërmeti.
-Promovim masiv i qarkut dhe resurseve turistike që Kukësi mbart.

Petrit Malaj ka zhvilluar takime në zona të ndryshme në Tropojë ku u ka kërkuar banorëve që të heqin dorë nga ata që për 30 vite nuk bënë asgjë për Tropojën.

-Në Luzhë e Cërrnicë mbështetje dhe investime për të cilat nuk do të lë gur pa lëvizur
-Mundësimin e shërbimit të kolaudimit të mjeteve dhe vulosjen e dokumentave në Tropojë
-Nuk do të preket asnjëherë Valbona
-Investime në turizmin malor të zonës
-Asfaltimi i rrugës në Golaj
-Përmirësim i infrastrukturës në shkolla

Halim Dauti, kandidati i tretë dhe i fundit në listën e mazhorancës ka zhvilluar fushatën elektorale duke u bazuar në prezantimin e programit të përgjithshëm të PS-së pa bërë premtime konkrete. Pika kyçe dhe për këtë kandidat mbetet aeroporti i Kukësit si një “kalë beteje” për qark.

-Do të ngre zërin fort për çdo shqetësim tuajin.
-Në Golaj do të bëj asfaltimin e rrugës, përmirësimin e infrastrukturës në shkolla.
-Në mandatin e tretë do të ndërtohen 3 aeroporte dhe porte në vendin tonë.

Ndërsa kandidatja e PS, Ajlin Palnikaj në një takim që Porta Vendore monitoroi me banorët e Kukësit tha se fokusi i saj është shtresa vunerabël e shoqërisë dhe të pamundurit:

-Do të bëj të mundur gjetjen e një tregu shitjesh për banorët e zonës dhe produktet e tyre.
-Fokusi im do të jetë bujqësia dhe blegtoria
-Infrastruktura në fshatra fokusi im personal, duke i krijuar mundësi të gjithëve për të lëvizur nga fshati në qytet dhe anasjelltas.