23 prill 2021/ Porta Vendore/Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Kukës, Fier, Berat, Shkodër, Lezhë
Porta Vendore ka monitoruar fushatën elektorale të 3-5 kandidatëve kryesorë për dy Partitë kryesorë, për secilin nga 12 Qarqet, për të evidentuar premtime konkrete elektorale të tyre që lidhen me Bashkitë e Qarkut ku ata kandidojnë. Gjatë monitorimit të kryer në takimet e kandidatëvë, intervistat e tyre, si dhe nëpërmjet fushatës që këta të fundit po zhvillojnë nëpërmjet rrjetit social facebook, ajo që bie në sy është se premtimet për projekte lokale, për zonat ku kandidojnë, janë të pakta. Shumica prej tyre kanë përdorur për fushatë, kartën elektorale të programit kombëtar të Partisë, e artikuluar dhe në çdo takim nga kryetarët e këtyre dy forcave politike. Më poshtë vijojnë premtimet konkrete për secilin Qark nga kandidatët kryesore të Partisë Demokratike.
QARKU TIRANË
Kandidatja për deputete në qarkun Tiranë, Jorida Tabaku e cila renditet e dyta në listë, fushatën e saj elektorale e ka zhvilluar në terren, në takime të ndryshme me banorët e njësive kryesore administrative në kryeqytet, si dhe në rrjetin social facebook ku ka prezantuar programin e përgjithshëm të PD për biznesin, arsimin, ndihmën sociale.
– Do vendoset taksa e sheshtë 9%
-Do zerojmë tarifat për studentët që vijnë nga familje me të ardhura në 640 mijë lekë të vjetra, si dhe do përgjysmojnë tarifat për studentët e tjerë
-5 mijë bursa sociale për studentët
– Do ofrojmë praktika për 10 mijë studentë duke i paguar nga 30 mijë leke të reja në muaj
-Do ndryshohet ligji i pronës. Do ketë kompensim të drejtë të tokave, në vitin e parë dyfishim të buxhetit, në vitin e dytë trefishim të buxhetit
– ka në plan për biznesin e vogël taksë 0.5%, plus tarifave vjetore
-Do rriten pensionet me 5% në vit, dyfishim të ndihmës ekonomike, kredi për strehim për 20 mijë çifte në 4 vite
-Do japim nga 30 mijë lekë(të vjetra) bonues për çdo bebe deri në moshën 5 vjeçare.
-Do të sigurojë drekë falas për 300 mijë nxënës të klasave 1-9
-Fëmijët e 50 mijë familjeve në nevojë do përfitojnë mjete shkollore falas
-Do rrisim me 60% pagat e mësuesve, ku asnjë nuk do të marrë nën 700 euro në muaj
-Do hiqen apo do lehtësohen taksat për ato biznese që punësojnë persona të spektrit autik
-Do ulet çmimi i naftës dhe energjisë elektrike
Kandidati tjetër për Tiranën, Alfred Rushaj ka premtuar se me ardhjen e PD-së në pushtet, banorët e Bregut të Lumit, të cilëve u janë shembur shtëpitë nga qeveria për ndërtimin e bulevardit të ri, do të dëmshpërblehen 100 përqind sipas vlerës së pronës.Ky është i vetmi zotim specifik që ka bërë Rushaj për zonën ku kandidon. Më pas ka përsëritur premtimet nga Programi i përgjithshëm i PD.
-20 mijë çifte të reja do përfitojnë strehim nëpërmjet skemës së subvecioneve
-Do dyfishojmë ndihmën ekonomike
-Do mbështesim çdo fëmijë që ka humbur njërin prind dike mundësuar strehim, ndihmë ekonomike, lehtësisra për arsimin, tekste falas, bursa studentore.
-Do hiqen kontrollet e inspektorëve si dhe do rrisë pagën minimale
Albana Vokshi që mban numrin 4 në listën e kandidatëve për qarkune Tiranës, ka zgjedhur që të bëjë pak premtime konkrete për zonën e Tiranës ku edhe garon, dhe fushatën e saj elektorale e ka përqëndruar duke denoncuar problemet e shkaktuara nga pala kundërshtare. Një premtim konkret për Tiranën, e cila ka rëndësi në nivel kombëtar, është rindërtimit i Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte, si dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore në kryeqytet.Me këtë fokus znj. Vokshi ka kryer edhe një fushatë më vete në çdo njësi administrative ku ka “inspektuar” rrugët e papërfunduara ende.
-Do të ulen taksat për biznesin
-PD ka në plan uljen e naftës si dhe 100 mln euro çdo vit subvencione për fermerin
-Rimëkëmbje të ekonomisë, hapje të vendeve të reja të punës
-Rindërtimi i Teatrit Kombëtar ku ishte dhe siç ishte
-PD do të rris pensionet me 5 përqind në vit
-Infrastrukturë dinjitoze në rrugët e kryeqytetit
Ndërsa një tjetër kandidat i PD-së, Korab Lita, i cili kandidon në zonën e Kamzës, e që Porta Vendore ka monitoruar 2 prej takimeve të tij me banorët e zonës ku garon ka bërë premtime konkrete:
-Kamza meriton të ketë më shumë gjelbërim, lulishte
-Kamzës nuk do t’i mungojë më jeta kulturore e artistike aq e domosdoshme për këtë zonë.
-Furnizim ujë dhe energji elektrike24/24
-Përmirësim dhe modernitzim të infrastrukturës rrugore.
QARKU DIBËR
Kryesuesi i listës së qarkut Dibër, si kandidat për deputet në radhët e PD, Xhelal Mziu, fushatën elektorale e ka fokusuar duke parashtruar problemet e fshatrave, dhe duke premtuar zgjidhje për një sërë çështjesh që shqetësojnë qytetarët , e më konkretisht :
-Do të hapet Universiteti në Dibër
-Do të mbështeten me subvecione fermerët, bujqit, etj.
-Do të mbështetet krijimi i tregjeve dhe pikave të grumbullimit, që prodhimet te mos mbeten pa shitur apo të hidhen.
– Do të mbështetet vaditja dhe fusha e Maqellarës nuk do të mbetet më e djerrë
-Prioritet do të jetë furnizimi i banorëve me ujë të pijshëm
-Maqellara me 17 mijë banorë do të bëhet bashki dhe do të vetëqeveriset
-Rindërtimi i infrastrukturës në çdo fshat
-Çdo fshat do të ketë furnizim me ujë të pijshëm
-Rikontruksioni i rrjetit të energjisë elektrike në zonat që ka probleme
-Fshatin Arap i Poshtëm do të përfitojë nga subvencionet e qeverisë së re, PD ka 400 mln euro buxhet për bujqësinë , blegtorinë dhe fermerët .
-Prioritet do kenë sistemi shëndetësor dhe ai arsimor në zonë
-Qeveria do mbështesë fshatin Luzmë për investime
Mziu ka artikuluar edhe disa nga pikat e përgjithshme në rang kombëtar të programit të PD, të cilat janë premtuar kësisoj edhe në çdo takim të liderit të opozitës Lulzim Basha. Ndryshe nga mjaft kandidatët e tjerë, Mziu ka bërë një fushatë duke zgjedhur takime me banorët dhe jo të fokusuar në rrjetet sociale, takime të monitoruara nga Porta në 3 zona të ndryshme të Dibrës.
Ndërsa kandidati për deputet për qarkun Dibër në PD, i pozicionuar i dyti në listë, Kreshnik Collaku, e ka fokusuar takimit e tij elektoral kryesisht në zonën e Matit, zonë ku edhe garon:
-Infrastrukturë rrugore, konkretisht një ndër ndërhyrjet emergjente do të jetë ndryshimi rrënjësor i gjendjes së infrastrukturës rrugorë për Gurin e Bardhë të Klosit
-Furnizim më ujë të pijshëm për Matin, Ulzën, Kurdarin
-Subvencione për fermëret dhe bujqit
-Mbështetje e turizmi malor në Xibër
Kandidatja tjetër e qarkut Dibër për PD, Dhurata Cupi, e cila renditet e 3-ta në listë, e ka fokusuar fushatën e saj elektorale në premtime se pas 25 prillit, papunësi dhe varfëria në Mat, do të marrin fund.
-Zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në Mat
-Shkolla në ish komunën Suç të Klosit e cila u dëmtua nga tërmeti do të ndërtohet me shpejtësi dhe do të këte kushtë moderne
-100 mln euro subvencion per infrastrukturën e kullimit dhe vaditjes
QARKU FIER
Kryesuesi i listës për qarkun Fier, Enkelejd Alibeaj, fushatën e tij elektorale e ka përqëndruar duke shpërndarë online aktivitetet e gatshme të PD ku kryedemokrati prezanton programin elektoral kombëtar, duke mos përcjellur shumë premtime konkrete për zonën ku kandidon. Përveç kësaj,Alibeaj ka postuar edhe disa foto nga takimet që ai ka zhvilluar me banorët e qarkut Fier, duke theksuar se investimi i parë infrastrukturor është shtrimi i rrugës në Kasnicë.(Nga monitorimi i kryer në rrjetin social facebook të këtij kandidati).
-Do asfaltohet rruga në Kasnicë
-Do të ketë ulje të mëdha taksash
-Do të anulohen gjobat si masë lehtësuese për biznesin e vogël e të mesëm.
Ndërsa Eralda Tase, e dyta në listën e kandidatëvë për deputet në qarkun Fier, fushatën e ka fokusuar në premtime për projekte që prekin interesat kombëtare dhe lokale.
-Fieri do të furnizohet me 24 orë ujë të pijshëm
-Shtrim i rrugëve në fshatrat Sopi dhe Kryegjatë
-Ndricim dhe asfaltim të rrugës në Shënpjetër
– Rregullime në kanalizime për të gjithë zonën
-Premtojmë përmirësim të ndriçimit në rrugët kryesore e jo vetëm të zonës
I gjashti në listë për qarkun Fier, kandidati për deputet Agron Kapllanaj, ish kryebashkiaku i Mallakastrës, ka premtuar gjëra konkrete, kjo vihet re nga monitorimi i takimeve që Porta Vendore ka kryer në terren për këtë kandidat.
-Dëmshpërblim përata që janë prekuar nga rruga Levan -Tepelënë
-Do rregullohet mungesa e ujit të pijshëm në Drenovë
-Zgjidhje për problemin e pagave të naftëtarëve
-Ulje të çmimit të energjisë
-Ulje të çmimit të karburantit
-Vazhdim i projektit për rrugën Panhor –Ngraçan
-Dyfishim të ndihmës ekonomike.
QARKU KORCË
Kandidati për deputet në radhët e Partisë Demokratike, Edmond Spahoi cili renditet i pari në listën e qarkut Korçë, gjatë takimevëe që ka zhvilluar me banorët, ka përcjellë pikat e programit elektoral kombëtar të PD.
-Financim për arsimin e lartë dhe profesional
-Plaforma të sigurta për mësim online
-10 mijë praktika në vit me 300 mijë lekë (të vjetra) shpërblim në muaj për të diplomuarit
-Do të dyfishohet ndihma ekonomike
-Ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe të karburantit
-100 mln euro subvencione për fermerin
-Zerim të tarifës së studimeve për ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj
– Përgjysmim të tarifës së univesitetit për të gjithë studentët
-50 ml euro për infrastrukturën në fshat, për vaditje, kullitje, akses në tregje, rregullimtë rrugëve
Ndërsa premtime konkrete, nga monitorimi i më shumë se 20 takime për këtë kandidat, evidentohet se:
-Në Barç do të rikthejmë 26 hektarë toke të grabitur nga shteti për ndërtimin e Tecit
-I premtoi përfaqësuesve të shoqatës së transportit Korçë ndryshim të situatës me të cilat përballet ky sektor: (Çmimi i larte i karburantit, sistemi arbitrar i gjobave, konkurenca e pandershme, taksat e larta dhe mungesa e ndihmës nga shteti gjatë kohës së pandemisë).
-Fund krizës bujqësore duke rritur çmimet e referencës dhe investimet në bujqësi (Nga takimi në Sovjan)
-Ndërsa nga Zemblaku ai ka premtuar rritje të ndihmës ekonomike dhe pensioneve.
-Rritje të mirëqënies ekonomike nëpërmjet shitjes së produkteve për banorët e fshatrave Kreshpanjit,Golloberdë dhe Pendavinj.
-Për zonën e Zvezdë, Melcan, Plas, Pojan, Sheqeras, Kakaci premtoi të zgjidhë problemin e furnizimit të fshatit me ujë si dhe asfaltimin e rrugëve të brendshme të fshatit.
-Në Sheqeras ku të vetmet investime të kryera janë ato të viteve 2005-2013, programi i PD i jep fund problematikave në fshatra.
-Në zonën e Kakacit premtoi shkollë, qendra shëndetësore dhe rikonstruksion të rrugës që lidh me fshatrat e tjerë të zonës.
– Në Orman, rikonstruksion të shkollës dhe rrugës, si dhe ndriçim të lagjes matanë lumit.
-Në Alarup riasfaltimi i rrugës që tëçon në fshat.
-Në Goricë të Vogël përmirësim për kanalizimet e ujërave të zeza të cilat derdhen rrugëve si dhe asfaltimin e rrugës kryesore.
-Në Pojan premtoi punësimin e të rinjve.
Spaho ka pasur takime me grupe të ndryshme interesi; me biznesin ,shoqatën e transportit, fasoneri, komuniteti rom dhe egjiptian të zonës. Ndërsa ka evidentuar një sërë problematikash nga takimet me banorët në një sërë fshatrat e zonash të tjera, si Vreshtas, Porodinë, Bulgarec, Leskovik, Pustec, Sovjan, Zvirinë, Cerrave, Qafëzes, Bitincke, Miras, Vranisht,Blacë, Bilisht, Goricë, Kopole, Koritë.
E renditur në vendin e dytë në listën e Korcës, kandidatja për deputete Sotira Koti, ka folur për programin e PD duke mos u zotuar për projekte specifike për zonën ku garon. Ajo u përqëndrua për të përcjellë në çdo zonë elektorale, masat që do ndihmojnë fermerin, të rinjtë e të tjera kategori.
-Tatimi i sheshtë 9% do i jap nxitje fiskale biznesit
-Do ketë rritje të punësimit dhe ulje të varfërisë
-Reformim të sistemit shëndetësor që në mandatin e parë
-Rritja të kapaciteteve menaxheriale të të rinjve, investim për të ardhmen, mbështetje ndaj arsimit dhe praktikës
Siç duket edhe nga takimet që Porta Vendore ka monitoruar në terren, ka premtime të përgjithshme të programit të PD dhe pak premtime të tjera konkrete lidhur me problematikat e zonës.
Ervin Salianji kandidati i 3 për qarkun Korçë, premtoi se do të zgjidhë problemin e pronësisë në Dërsnik, si dhe ka përcjellë premtimet për mbështetjen ndaj fermerit.
– 100 milionë euro subvencion të drejtpërdrejtë për fermerët!
– 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore!
-0 taksë toke për fermerët që e punojnë!
-Heqje e taksës Rama për naftën, akses në tregje për produktet bujqësore.
-PD zotohet të përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj ish-të përndjekurve.
-Kredi të buta për pasardhësit e ish-të përndjekurve.
-Të ndalojë me ligj përdorimin e simboleve të komunizmit.
-Të miratojmë ligjin për pastrimin e figurës, të jepen 100 Euro shtese për pensionet e të burgosurve politikë.
– Komuniteti egjiptian dhe rom: Do të sigurojmë bursa për fëmijët ekselentë dhe vendet e garantuara në administratë!Do të hapen zyrat kundër diskriminimit!
-Vloçisht : Ne do të sigurojmë mundësinë e punësimit së paku për një person për familje, do të rrisim ndihmën ekonomike në 200 mijë lek të vjetra dhe do e marrin familjet që e meritojnë, do subvencionojmë drejtpërdrejt bujqësinë .
-Voskop: Ne do ta kthejmë vëmëndjen tek fermerët. 0 taksë për fermerët që e punojne tokën, subvencione të drejtpërdrejta, ulje të çmimit të naftës, shkatërrim të monopoleve!
-Dërsnik: Partia Demokratike do e zgjidhë problemin e pronësisë në Dërsnik!
-Gollobërde-Ne do kujdesemi që fermeri të ketë prodhim dhe shitje, mundësi të punësoje jo pamundësi për të mbijetuar.
-Strelcë- Do të përfundojmë 2 Km rrugë që lidh aksin me fshatin .
Ai gjithashtu ka qenë në takime elektorale me blegtorët, fermerët dhe peshkatarët e zonës, me shoqatën e ish të përndjekurve etj, por duke artikuluar edhe njëherë elementë të përgjithshëm të programit të PD-së.
Andrea Mano është një tjetër kandidat i PD për këtë qark, ku nga takimet që kemi monitoruar ai ka bërë disa premtime konkrete për zonën dhe ka ndarë me banorët disa pika të përgjithshme nga programi i forcës politike që përfaqëson:
-Pensionistë të qytetit : Rritja e pensioneveështë prioritet i qeverisë së ardhshme !
-Korçë- Investime në rrugët e brendshme, në ujërat e zeza etj.
-Mborje, Floq: Mbështetje për familjet e dëmtuara nga tërmeti
-Tëperndjekurit politike Fond për gjetjen e trupave tënjerëzve të pushkatuar .
– Bursa studimi dhe kredi të buta për banesa .
Ai gjithashtu ka pasur takime elektorale me banorët e Dishnicës, Turan, GOskovë, Pulahë,Gjonomadh etj, ku ka ndarë me ta programin e përgjithshëm të PD-së.
QARKU LEZHË
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet në Lezhë, Mark Marku e ka ndalur fushatën e tij në takime me banorët e qytetit të Lezhës tek arsimi:
-Arsimi prioritet i programit të PD. Arsimi do kombinohet me kërkesat e tregut
-Trajnim i të rinjve për të ndalur largimin e tyre nga vendi
-PD për të paguar tarifën e studimeve për student që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë
Ndërsa Kandidati Agron Gjekmarkaj gjatë takimeve me banorët u shpreh se programi i Partisë Demokratike ka prioritet ekonominë, zhvillimin,barazinë dhe qytetarin.
-Zhvillim të ekonomisë dhe rritje të numrit të të punësuarve
-Do rrisim sasinë e eksporteve
-Ulje të çmimit të naftës
-Subvencionim të çmimit të farave
-Në Krajë do të zhvillojmë turizmin nëpërmjet politikave mbështetëse
-NëGajush fokus projekte për zhvillimin e fshatit
Lindita Metaliaj e ka fokusuar fushatën e saj elektoralënë takime me banorët por edhe në rrjetin social facebok, duke shpërndarë kështu foto dhe videon të takimeve që ajo ka zhvilluar në zonën ku kandidon, por i ka dhënë vëmendje edhe premtimeve të bëra nga Lulzim Basha në turin e tij elektoral.
-700 euro paga për infermierët, 1200 euro për mjeket
-Rimbursimi i medikamenteve bazuar në diagnozë, duke rimbursuar edhe mjekimin në shtëpi për covid-19
-Ne do t’i japim spitaleve autonominë dhe vetadministrimin
-Rrisim me 60 % pagat e mësuesve deri 700 euro
-Brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tabletë, laptop ose kompjuter në shtëpi
-Do rrisim pagat me 50%
-Do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më të mirë çdo vit.
-Do të marrë fund problemi i përmbytjeve të tokave në Lezhë nga mungesa e investimeve në hidrovore.
-Do të investohet në ridimensionimin e lumit Drin, në sistemin e kullimit dhe vaditjes
QARKU DURRËS
Kryesuesi i listës së PD për qarkun Durrës, Edi Paloka, e ka zhvilluar fushatën elektorale të tij në takime të ndryshmë me qytetarët por edhe në platformën e rrjeti social facebook, duke qenë shumë aktiv.
-Amnisti për gjobat ndaj biznesit të vogël të marrë padrejtëssht
-Rimbursim të shpenzimeve për ata që kaluan covid
-Përshpejtim të procesit të rindërtimit, rivlerësim të dëmeve
Kandidati për deputet në qarkun Durrës Oerd Bylykbashi premton zhvillim urban të qytetit të Durrësit, kjo është evidentuar nga monitorimi i takimeve nga Porta Vendore:
-Asnjë kontroll tatimor për biznesin e vogël që demonstron pullën fiskale
-Asnjë operator off-shore në tendera, gara dhe koncesione
-Me një institucion ndërkombëtar do të kalohet në lupë çdo koncesion dhe PPP
-Një agjenci e pavarur që do të luftojë dhe parandalojë rastet korruptive.
-Do të miratojmë ligjin për pastërtinë e figurës
-Angazhohemi për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar
-Pushteti vendor nuk do të ketë të drejtën e prezantimit të taksave të përkohshme
-Të gjitha ligjet tatimore do të përmblidhen në një kod tatimor
-Pagae profesorëve do të jetë 1300 euro në muaj
-Paga minimale e mësuesve do të jetë 700 euro në muaj
-Pensionet do të rriten 5% në vit
-Paga minimale 36 mijë lekë në muaj
-Anulimi i taksës prej 214 lekë për litër për karburantin
-Ulje të cmimit të energjisë për konsum deri në 300 kwh
-Taksa e tokës do të zerohet për të gjithë fermerët
-Karta e indentitetit për fermerin do të shërbej si NIPT
-Paga e mjekut do të jetë 1200 euro, paga e infermierit do jetë 700 euro
-Do të mbajmë një moratorium 1 vjecar për dhëninë e lejeve për PPP.
-Do rishikojmë taksat e padrejtë të avokatëve
Ndërsa Kandidati Ferdinard Xhaferi premtoi se PD ka në plan që të mundësojë urbanizimin e plotë të të zonës së Ish Kënetës. Gjatë takimeve të tij, kandidati ka prezantuar planin kombëtar të PD duke mos u ndalur specifikisht për një plan konkret për Durrësin.
-Do të rrisim më shumë punësimet e grave
-Rrisim pagat, lëhtësojme bizneset
-I japim fund problemve të mbifaturimit të ujit
-Zgjidhim problemet me kanalizimet
-Tavani i detyrimeve të biznesit, në nivel qendror dhe lokal, nuk i kalon 1.5% të xhiros
-Rizhvillohet zona e ish kënetës
QARKU VLORË
Kryesuesi i listës për qarkun Vlorë, Bujar Leskaj, gjatë takime elektorale me banorët ka premtuar ndërtimin e urës që lidh fshatrat e Vlorës me njëra-tjetrën dhe Tepelenën, asfaltimin e rrugëve brenda fshatrave si dhe kthimin e Vlorës në destinacion të përhershëm turistik.
-Ndërtimin e urës që lidh fshatrat Vlorës me njëri- tjetrin dhe Tepelenën
-100 mln euro subvencioe për feremerët, 50 mln euro për infrastrukturën rurale
-Hapim 110 mijë vende të reja pune
-Do të krijojmë 4 inkubatorë për inovacionin
-Rritje të punësimit të grave në tregun e punës
-Deri në 2022 qarku Vlorë do kthehet në destinacion turistik gjithë vitin
-Zgjidhje përfundimtare për problematikën e derdhjes së ujërave të zeza në det
-Program specifik për trajnimin e vazhdueshëm të personelit të turizmit Vlorë
-Rithemelimi i Zyrave të Turizmit në bashkitë Vlorë, Himarë, Saramdë
-Rikualifikim të qendrës historike të Vlorës
-Do tëinvestojmë në ishullin e Zvërnecit
Ndërsa kandidatja Ina Zhupa, një pjesë të fushatës së saj e ka përqëndruar në evidentimin e problematikave të shumë zonave. Paralelisht me këtë Zhupa ka drejtuar fushatën e saj drejt programit të Partisë Demokratike duke renditur pikat e planit.
-Zhvillim të turizmit në zonë
-100 mln euro subvencion për fermerin
-Investime në shkolla, rritja e pagave të mësuesve deri në 700 euro
-Investime për ujitjen dhe rrugët rurale
-Do përmbyllim procesin e legalizimeve
Fation Veizaj, një tjetër kandidat që garon në këtë qark nën siglën e PD-së,e ka përqëndruar fushatën në fshatra duke theksur se PD ka një plan për një zgjim të shpejtë ekonomik.Gjatë takimeve të kandidatit me banorët ai premtoi si më poshtë:
-Në Llakatund, investime në infrastrukturën rrugore, në furnizimin me ujë, subvencionimin bujqësor, zbutjen e kamatvonesave për pagesat e energjisë, ndërmjetësimin shteteror për stokun e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.
-Në Bishan ristrukturimin e funksionalizimit të njësisë administrative.
-Në Babicë urbanizim të shpejtë nëpërmjet investimeve, ku çdo rrugë do të shtrohet me asfalt.
-Në Panaja frenim të importeve dhe promovim të eksporteve bujqësore.
-Në Kaninë premtoi rishikimin e ligjit të tokave.
-Investime rrugorë, në rrjetin vaditës-kullues, në furnizim me ujë, subvencionim bujqësor e blegtoral
-Rimbursim të naftës për mjetet bujësore
-Zbusim kamatvonesat për pagesat e energjisë elektrike
Kandidati për deputet i PD-së Gëzim Ademaj, i pesti në listë, ka bërë një sërë takimesh me qytetarët vlonjat në zona të ndryshme duke premtuar një sërë ndryshimesh:
-Në Kocul do të kemi rehabilitim në infrastrukturë, furnizim me ujë të pijshëm, energji elektrike dhe ndriçim për fshatin si dhe mundësi punësimi në fshat.
-Në Selenicë rehabilitim të rrugëve për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe pa barriera nga këto zona në drejtim të qytetit të Vlorës e jo vetëm.
-Ndriçim për çdo rrugë e fshat të Vlorës
-Furnizim me ujë në çdo fshat të qytetit
Kandidatja për deputete e PD, Nada Daullja, ka artikuluar gjatë takimeve të saj me qytetarët në këtë fushatë elektorale se:
-Do të ndërtohet njëtreg i mirëfilltë, me të gjitha kushtet për tregëtimin e prodhimeve të zonës
QARKU KUKËS
Kryesuesi i listës së kandidatëve për qarkun e Kukësit, në radhët e PD, Flamur Hoxha ka bërë premtime konkrete për zonën ku ai kandidon.
-Dëmshpërblim financiar për tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës
-Heqjen e traut të Kalimashit
-Subvensione direkte për bujqësinë dhe blegtorinë
-Anullimi i taksës prej 24 lekë për litër mbi karburantin
-Pensionet do të rriten jo më pak se 5% në vit
-Dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë brenda vitit të parë
Ndërsa kandidati Isuf Cela e ka fokusuar fushatën në Has. Në takime me banorët e zonës ai ka zgjedhur të artikulojë premtimet e Lulzim Bashës duke përçuar premtimet elektorale kombëtare të PD.
-Në 4 vitë plotësim të nevojave bazike për energjinë elektrike, ujin e pijshëm dhe rrugë
-Rimbursim të medikamenteve sipas diagnozës dhe jo skemë kufizuese
-Taksë të sheshtë 9%, sigurimet shoqërore 18%, karburanti dhe energjia do të jenë më lirë
-Qeveria do paguajë me 200 mijë lekë çdo person që ripunësohet nga biznesi
-4 inkubator biznesi për të zhvilluar ide inovatore dhe promovuar sipërmarrjen dhe punësimin në vendlindje
Edhe kandidatja tjetër për këtë qark, Shyrete Koka fushatën e saj elektorale e ka përqëndruar në Has, ku ndër të tjera ka premtuar se:
-Investime në Dobrune dhe Bardhoshe
-Do investohet në rrjetin e ujësjellës kanalizime
-Vëmendje të veçantë do të kenë të dëmtuarit nga minat në kohën e luftës së Kosovës
QARKU GJIROKASTËR
Tritan Shehu, kryesuesi i listës së PD për këtëqark, ka premtuar gjatë takimeve të tij se familjet që jetojnë në kushte të vështira ekonomike do të marrin një asistencë mujore.
-Mbështeje për biznesin e vogël dhe artizanët me mikro-kredi.
-Heqja e moratoriumit për gjahtarët
-Në Lunxhëri investim për bletërritësit
-Vendosja e TVSH për qumështin
-Do miratohet statusi i minatorit
-Ndërtimi i rrugës Zagori-Pogoni.
-Paciri do të jetë një proritet për agrobiznes në përpunim të produkteve ushqimore.
Kandidanti Roland Bejko nuk ka bërë shumë takime elektorale, ndërsa gjithashtu janë të pakta edhe aktivitetet e postuara në facebook.Në këto pak reagime, Bejko premtoi nga Qafa e Pazarit në Gjirokastër, se:
-Restaurimet në asamblin muzeal duke zhvilluar turizmin .
-Do të ketë zhvillimi të ambienteve sportive
Edhe kandidatja Entela Shehaj, e ka fokusuar fushatën e saj në Gjirokastër vetëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga ndërtimet e pa-analizuara të cilat po e dëmtojnë. Ajo ka ndjekur të njëjtën linjë si kandidati Bejko, duke postuar një numër të vogël aktivitetësh.
-Mbrojtje të trashëgimisë kulturore
-Analizim të ndërtimeve që mund të dëmtojnë kalanë
QARKU BERAT
Tomor Alizoti, kryesuesi ilistës së këtij qarku ka premtuar se fokusi i PD është të kthejë vëmendjen tek fshati dhe fermeri nëpërmjet subvencioneve si dhe uljen e çmimit të naftës.
-Do kthejmë vëmendjen tek fshati dhe fermeri
-Zgjidhje për problemet e prodhimit dhe kultivimit të ullirit në Blicë
-Ulje të taksave, rritje të ekonomisë, vende të reja pune
-Subvencione, kanale vaditësë, rrugë në fshatin Goriçan
-Rishikim të ndarjes territoriale
-Ulje të çmimit të naftës
-Investime të përvitshme në infrastrukturë
-Ndëshkim për shkeljet ligjore të policisë të bëra gjatë qeverisë Rama
-Mbështetje për familjet në nevojë
-Rritje të pensioneve me 5 % çdo vit
Kasem Mahmutaj duket se ka realizuar pak takime elektorale. Fokusi i fushatës së tij ështëtek mbështetja e familjeve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuar, duke përmendur disa nga pika të planit kombëtar elektoral të PD.
-Arsim cilësor gjithpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara
-Shërbime shoqërore dhe shëndetësore cilësore dhe të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, përfshirë situatën e krijuar nga covid-19
-Aksesueshmëri në mjedise, transport, informim dhe komunikim për personat e kategorisë PAK
– Asfaltim të çdo lagjeje të Beratit
-Zgjidhje për problemet me ujërat e zeza
-Fuqizojmë ekonominë e gruas
-Qeverisje me transparencë
Ndërsa kandidatja Afërdita Gjini ka fokusuar fushatën e saj për zhvillimin e turizmit nëpërmjet trashëgimisë kulturore.
-Investim për rimëkëmbjen e Mangalemit
-Zero taksë për biznesin turistik për disa vite
-Zgjerim i sektorëve turistikë: jo vetëm vizitë nga turistët, por akomodim, gastronomi
-Rimëkëmbje të bujqësisë
-Prioritet sporti dhe rinia
-Do shtojmë terrenet sportive dhe ambientet argëtuese për të rinjtë në Berat
-Do i japim përparësi produkteve vendase në treg
-Investim në infrastrukturën e fshatit Lapardha, dhe zhvillim tëagroturizmit
QARKU SHKODËR
Bardh Spahia, e ka fokusuar fushatën e tij duke prezantuar planin e përgjithshme të PD për menaxhimin e pandemisë, për rininë, për zhvillimin e fshatit, duke mos u ndalur shumë në premtime konkrete për zonën ku kandidon.
-Investime për infrastrukturën rrugore në Velipojë
-Do të zgjidhen problemet me pronat
-Velipoja do të ketë turizëm gjatë tëgjithë vitit
-Anulim të ligjit të arsimit të lartë
-Përgjysmim të tarifës së universitetit
-Votim elektronik për zgjedhjet
Ndërsa kandidati për qarkun e Shkodrës Zef Hila ka bërë një sërë takimesh me banorët ku ka premtuar se:
-Përmirësim të infrastrukturës në fshatin Mjedë
-Punësim për të rinjtë
-Investim në infrastrukturën e rrjetit elektrik në Shllak
-Do ulet çmimi i energjisë
-Do zgjidhet problemi me pronat për Shelqën.
-Në fshatin e Melgushes në Vaun e Dejës do të investojmë në infrastrukturë.
Helidon Bushati kandidati i qarkut të Shkodrës, duke bërë takime të shumta ku ka diskutuar me banorët rreth planit që Partia Demokratike ka pas 25 prillit duke i bërë një prezantim dhe një parashtrim të saj. Premtime konkrete :
-Infrastrukturë moderne për peshkimin
-Do mbështesim prodhimet artizanale
-Do lobojmë për fonde për përmirësimin e njësisë administrative Ana e Malit
QARKU ELBASAN
Gazmend Bardhi, kandidati i qarkut të Elbasanit, ka bërë një sërë premtimesh si më poshtë:
-Referendum për ndarje të re territoriale
-Kurse online për 5 gjuhë të huaj falas.
-Kurse online falas për trajnimin e të rinjve për 20 profesione të teknologjisë dhe administrimit
-Ulje të taksave dhe tarifave vendore për biznesin e vogël
-Rritje me 5% çdo vit të pensioneve
-Shpërblim financiar për ish të përndjekurit politik dhe familjarët e tyre
-Futja në tekstet shkollore të periudhës së komunizmit
-Ndërtim të muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit
-Kod të ri fiskal, do ulim barrën e sigurimeve
-Anulim të moratoriumit për gjuetinë
Në monitorimin e kryer nga Porta Vendore vihet re se poetja Flutura Açka, njëherazi edhe kandidate në listat e kampit blu, ndryshe nga kandidatët e tjera, nuk ka bërë asnjë premtime nërrjetin e saj social facebook. Nga monitorimi në rrjete sociale, ajo ka bërë këto premtime
-Të rregullojmë tregun e romëve i cili është e shkatërruar
-Rivitalizojmë Kalanë e Elbasanit dhe zonën përrreth saj
-Urbanizim të shpejtë në Rrapishtë
Kandidati për deputet Lefter Gështenja, fushatën e tij elektorale e ka fokusuar duke evidentuar problematikat dhe mungesat aktuale në takimet me banorët e zonës së Elbasanit.
-Do i kthejmë fshatrat dhe zonat rurale në faktorë zhvillimi
-Ulja e taksave dhe sigurimeve shoqërore do krijojmë ekonomi të fortë
-Ndryshim rrënjësor të sistemit të arsimimit
-Mundësi punësimi për të rinjtë shqiptar dhe të qarkut të Elbasanit