Video/Foto

Marinza kthehet në “kontejner” ndotjeje

10 tetor 2020/ Xhemil Beharaj/ Porta Vendore/ Roskovec

Tashmë 2500 familje të fshatit Marinzë, përveç erës së keqe të naftës po vuajnë edhe ndotjen që shkakton fusha e mbetjeve urbane dhe mos kryerja e kanalizimeve të ujërave të zeza. Në këtë fushë hidhen mbetjet urbane të rreth 10 fshatrave të Bashkisë Roskovec. Banorët e fshatit shprehen të shqetësuar për shkak të erës së rëndë që sjell kjo fushë, e cila ndodhet vetëm 300 metra larg nga shtëpitë te tyre.

Ankesat e banorëve kanë qenë të vazhdueshme për largimin e fushës së mbetjeve urbane në Bashkinë e Roskovecit, por burime informacioni nga kjo bashki pohojnë se janë në pritje të vënies në funksion të inceneratorit në Fier ose të landfillit që do të bëjë Bashkia Patos.