Video/Foto

Kalaja e Elbasanit drejt shkatërrimit, asnjë ndërhyrje për restaurim

15 shtator 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Elbasan

Kalaja e qytetit të Elbasanit, një nga monumentet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë dhe një nga monumentet që i ka rezistuar shkatërrimit dhe degradimit, është lënë në harresë nga institucionet përkatëse, duke bërë që muret e saj të bien çdo ditë e më shumë.

Kalaja Elbasanit vizitohet nga shumë turistë të huaj dhe është monumenti i parë historik që turistët vizitojnë sa herë që vijnë në Elbasan.