Skip to content

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Filter by Categories
Investigime
Ndodhi
Ngjarje/Personazhe
Vëzhgim/Analizë
Video/Foto
  • Kush Jemi
    • Projekti
    • Kontakt
  • Dhoma e Ligjit
    • Librari Ligjore
    • Planimetri Vendore
    • Financat Vendore
  • Ç’bën Bashkia
    • Infrastruktura
    • Shërbimet Social-Kulturore
    • Mbrojtja e Mjedisit
    • Bujqësia & Zhvillimi Rural
    • Zhvillimi Ekonomik
    • Siguria Publike
    • Sistemet e Ujitjes & Kullimit
    • Pyjet & Kullotat
    • Mbrojtja nga Zjarri
    • Arsimi
    • Rrugët Rurale
  • Hyr në Bashki
    • E drejta e informimit
      • Informacioni publik
      • Legjislacioni për të drejtën e informimit
    • Konsultimi Publik
    • Mbledhjet e hapura
    • Strukturat komunitare
    • Iniciativa Qytetare
    • E drejta e kërkesës, ankesës dhe vërejtjes
  • Dialog me Qytetarin
    • Kartelat e shërbimeve
    • Raporto Shkelje
    • Pyet bashkinë
    • Konsultohu me ne
  • Biblioteka
    • Raporte Studimore
    • Monitorim
    • Analiza
    • Udhëzues
  • Dritare Vendore
    • Ndodhi
    • Vëzhgim/Analizë
    • Ngjarje/Personazhe
    • Investigime
    • Video/Foto
Ndodhi

Shkollat hapen më 14 shtator, Manastirliu dhe Shahini apelojnë për zbatim të protokolleve të sigurisë dhe dezinfektimin e godinave

Posted on August 18, 2020March 10, 2021 Author admin Comments Off on Shkollat hapen më 14 shtator, Manastirliu dhe Shahini apelojnë për zbatim të protokolleve të sigurisë dhe dezinfektimin e godinave

18 Gusht 2020/ Porta Vendore/ Tiranë

Një ditë pas prezantimit të strategjisë së vjeshtës nga Ministria e Shëndetësisë ku u lajmërua se do të rriten me disa herë vaksinat falas kundër gripit për grupet e rrezikuara, dhe teksa shifrat e personave të infektuar me Covid 19 njohin veçse rritje, Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për hapjen e shkollave më datë 14 shtator.

Pas vendimit të Greqisë dhe në pritje të vendimit për arsimin në shtetin fqinj Italinë, edhe Shqipëria ka lajmëruar sot vendimin e saj për hapjen e shkollave më 14 shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila në një dalje publike së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë dhënë këtë vendim, por pa dhënë asnjë detaj më shumë në lidhje me strategjinë që vendi ynë do të ndjekë për përballjen e pandemisë si dhe protokollet e sigurisë.

Fillimisht, Ministrja Shahini njoftoi mbi pyetësorin e zhvilluar pak kohë më parë në lidhje me nevojën e hapjes së shkollave. Sipas saj, nga 135 mijë nxënës, prindër dhe mësues, 87% e tyre mendojnë se nxënësit duhet të kthehen në shkollë.

“Në muajin korrik kemi zhvilluar disa skenarë për mundësinë e hapjes së shkollave në fillimin e vitit të ri shkollor në varësi të numrit të nxënësve për shkollë, gjendjes në shkollë dhe nevojës së komunitetit për të qenë fizikisht në klasa”, tha Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ndërsa shtoi se tashmë është bërë një pilotim për rikthimin e nxënësve nëpër shkolla dhe kjo ndodhi jo më larg se muaji Maj, kur maturantët u rikthyen në shkollë.

“Ne duam t’i hapim të gjitha shkollat për nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave që kanë shkollat individuale, gjithmonë duke e kombinuar edhe me mësimin që mund të zhvillohet në kushte shtëpie, duke ndjekur RTSH Shkollën, mësimin online etj”, tha ajo.

Ministrja Shahini nënvizoi se bashkitë do të duhet të fillojnë procesin e pastrimit të shkollave dhe përgatitjes për shtator, ndërsa në sajë të informacioneve që Porta Vendore disponon sanitaret e këtyre institucioneve i janë rikthyer punës që në datë 3 gusht, ku po pastrohen shkollat thuajse në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se parakusht për hapjen e shkollave do të jetë respektimi me rigorozitet i protokollit të sigurisë, i përcaktuar nga ekspertët e shëndetit publik.

“Grupet tona të ekspertëve janë në komunikim të vazhdueshëm, për një detajim të protokolleve të sigurisë, ku përfshihen masat e distancimit social, kushtet higjieno-sanitare, si dhe çdo masë që garanton kufizimin e përhapjes së virusit. Ndaj çdo vendim për hapjen e shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet përgjegjëse për garantimin e masave të distancimit social dhe sigurisht duke vlerësuar në dinamikë situatën epidemiologjike”, tha Manastirliu në komunikimin e saj në Facebook, duke kërkuar bashkëpunimin e çdo qytetari për zbatimin e rregullave të këtë normalitet të ri që na dikton Covid 19.

“Sa i përket ecurisë së pandemisë, e vetmja konstante që ka një ndikim të drejtpërdrejtë është sjellja njerëzore. Që do të thotë se zbatueshmëria e të vetmeve armë që ne kemi në dorë sot, që janë distancimi fizik, higjiena dhe masat e tjera mbrojtëse, janë parakusht edhe për hapjen e institucioneve arsimore. Edhe njëherë kërkojmë bashkëpunimin e secilit prej jush për zbatimin e rregullave që na dikton normaliteti i ri, për të kufizuar përhapjen e virusit, duke mos harruar që shëndeti vjen i pari”, tha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Por në lidhje me këtë vendim, prindërit shprehen të shqetësuar, pasi nuk ndjehen të sigurt për fatin e fëmijëve të tyre, në momentin që do të shkelin në shkollë.

“Jam e shqetësuar pasi kam dy fëmijë të klasave së 3-të dhe të 5-të. Ata janë ende të vegjël, dhe larg syrit të prindërve nuk e di se sa do t’i ndjekin me rigorozitet procedurën e larjes ose dezinfektimit të duarve me alkool, plus që ne nuk kemi aq shumë ambiente shkollore për të akomoduar të gjithë fëmijët”, tregon Alma, prindër i shkollës “Hoxha Tahsin”. E kontaktuar nga Porta Vendore, ajo tha se do të donte të dinte më shumë detaje lidhur me menaxhimin e situatës që autoritetet qendrore do t’i bëjnë. “ Do të doja të dija pikë së pari se sa fëmijë do të jenë në klasë, se si do të bëhet ajrimi i ambienteve, dezinfektimi, mbrojtja e fëmijëve, dhe distancimi fizik e social i tyre”, thotë me të drejtë ajo, ndërsa thekson se nuk është pro mësimit online, pasi nëse fëmijët e saj e kanë mundësinë dhe gjithë përkushtimin e tyre dhe familjes për ta ndjekur, ka shumë të tjerë që nuk e kanë aksesuar për 1001 arsye.

Teksa vendimi është marrë, prindërit, mësuesit, nxënësit, por edhe ekspertët e arsimit pritet të ndahen në pro e kundra, në lidhje me rikthimin në shkollë.

Tagged Arsim, Covid 19, Distancim social, Hapja e shkollave, Mësim, Protokolli i sigurisë

Related Articles

Video/Foto

Me sytë nga dera

Posted on March 30, 2018March 11, 2021 Author admin

30 mars 2018/ Dritan Kurti/Porta Vendore/Dibë
Fotoja është bërë në klasën e 5-të, të shkollën 9-vjeçare në Kastriot të Dibrës. Rreth autorit: Dritan Kurti është gazetar në Burrel.

Vëzhgim/Analizë

Shtimi i psikologëve në shkolla nuk “zbuti” episodet e dhunës, qytetet e vogla problematike

Posted on December 22, 2021January 19, 2022 Author admin

22 dhjetor 2021/Besarta Basha/Porta Vendore
Tërmeti i 2019-ës, e më pas pandemia shtruan më shumë se kurdoherë nevojën për punonjësit psiko-socialë në shkolla. Dhe kështu bëri qeveria. Nga 400 psikologë, u shtuan dhe 200 të tjerë, të cilët u stacionuan kryesisht në shkollat e mëdha në qytete, duke lënë “në hije” qytetet e vogla e […]

Ngjarje/Personazhe

Flamuri, i moshuari i Maliqit që pret në radhë me orë të tëra për pensionin

Posted on May 8, 2020March 11, 2021 Author admin

8 maj 2020/ Ledjona Xheladinaj/ Porta Vendore/ Maliq
I ulur në trotuar, i pafuqishëm për të qëndruar në këmbë, prej orësh, i moshuari qëndronte në pritje për të marrë pensionin modest që ka përfituar nga vitet e punës përgjatë jetës së tij. Flamur Çiko, 70 vjeç këtë mëngjes ka udhëtuar prej fshatit Vloçisht drejt […]

Post navigation

“Nuk jemi ndier kurrë, pjesë e qytetit”: Banorët e Kënetës në Durrës mes zhgënjimit dhe harresës
Restorantet e eventeve në Korçë, drejt falimentimit
Adresa Informative
  • levizalbania.al
  • financatvendore.al
  • unemonitoroj.com
  • vendime.al
  • pyetshtetin.al
  • openprocurement.al
  • elementiipeste.al
  • reformaterritoriale.al
  • planifikimi.gov.al
  • lgualbania.org
  • e-albania.al
  • opendata.tirana.al
  • buxhetim.al
  • klinikateligjit.al
  • juristionline.al
  • azrt.gov.al
  • shtetiweb.org
  • bashkiteforta.al
  • opencorporates.al
  • pushtetivendor.reporter.al
Na Ndiqni