Ndodhi

Nis pastrimi i Viroit në Gjirokastër, liqeni “shpëton” nga ndotja

28 maj 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër

Bashkia Gjirokastër ka nisur pastrimin e liqenit të Viroit nga bimësia në sipërfaqen e ujit dhe sistemimin e parkut në tërësi. Liqeni artificial që është zemra e Parkut Natyror të Viroit, dikur  me ujë të pastër, prej vitesh tashmë është në një gjendje të mjerueshme. I mbuluar nga bimësia, ai është shndërruar në strehën e bretkosave dhe zvarranikëve. Prej dekadash ky liqen nuk është pastruar në thellësi dhe sipërfaqe të tij. Biologët kanë theksuar përherë rëndësinë e pastrimit të liqenit si tepër të rëndësishëm për zhvillimin e ekosistemit.