14 maj 2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Mat
Në malin e fshatit Xibër – Hane të Bashkisë Klos, rritet një lule shumë e rrallë e quajtur shkencërisht si Narcisus poeticus, apo Narcisi poetit ngjyrë e bardhë. Në vendin tonë rritet vetëm në vargmalet e Matit dhe në fshatin Novosej të Kukësit, dhe pamja që ka lëndina është thjesht magjike.