14 maj 2020/ Mariglen Bita/ Porta Vendore/ Fier
Plazhi i Semanit dhe Darëzezës presin çdo vit mijëra vizitorë të zonës dhe qyteteve përreth. Vitet e fundit këto dy plazhe vizitohen edhe nga turistë të huaj, të cilët vijnë kryesisht me kamper. Por ndotja është një problem i vazhdueshëm, edhe për shkak të derdhjes në det të mbetjeve hidrokarbure. Mirëmbajtje ka pjesërisht gjatë verës kur operojnë edhe disa lokale e restorante. Ajo që lë për të dëshiruar është ndërgjegjësimi qytetar por edhe mungesa e zbatimit të një vizioni të qartë për zhvillimin e bregdetit në këtë vijë bregdetare.