27 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Mëngjesi i së hënës solli dyndje qytetarësh tek Bashkia Durrës, për të marrë shërbime. Plotësimi i dokumenteve që lidhen me biznesin apo interesimi për bonusin e qirasë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit ishin ndër çështjet kryesore që interesoheshin qytetarët, një pjesë e të cilëve qëndronin ngjitur me njëri-tjetrin dhe pa masa mbrojtëse.
Bashkia Durrës është kujdesur që të shënjoj distancat që duhen ruajtur përpara subjekteve që ofrojnë shërbime, ka vendosur një tunel dezinfektues tek Tregu i Fruta-Perimeve, por nuk ka marrë asnjë masë apo të vendos punonjës që kujdesen për respektimin e distancës fizike teksa qytetarët marrin shërbim.