Video/Foto

Kamza jeton shkujdesshëm ditët e covid 19-ës

21 prill 2020/ Aurora Leka/ Porta Vendore/ Kamëz

Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare për të infektuar nga Kamza, banorët kryesisht përpiqen që evitojnë daljet e panevojshme e në mos të përdorin maska dhe doreza. Megjithë masat e marra nga organet vendore e qendrore, në tregun e fruta perimeve dhe në qendër të qyteti vërehet lëvizje të shtuara sidomos në orët e paradites.

Disa banorë shijojnë rrezet e diellin bash në stolat përballë Pallatit të Kulturës krejt të patrembur prej pandemisë më të madhe në botë. Në ditët përpara Pashkëve mbahet radhë te pastiçeria më e madhe e qytetit për të blerë ëmbëlsirën e festës, të tjerët duan ti kujtojnë vetes se po vjen vera duke marrë një akullore me fruta. Në rrugët kryesore lëvizin makineritë e ndërtimit të cilat nuk e kanë ndalur punën, dhe shumë biçikleta. Biçikleta me qese me ushqime të varura në dy krahë të timonit.

Më në periferi gratë mbjellin perimet siç kanë bërë çdo vit vetëm se kësaj radhe më me nge. Punojnë lulet, oborret e mbjellin jetën. Dielli shkëlqen asfaltet që shtroi kryetari i parafundit i bashkisë.

Zonjat që po mbjellin perimet e verës në oborrin e tyre. Kamëz më 17.04.2020

Lagje në periferi të qytetit në kohën e pandemisë. Kamëz më 17.04.2020
Bar kafe i mbyllur për shkak të pandemisë. Kamëz më 17.04.2020
Qytetarët duke riparuar biçikletat, mjetin më të përdorur për transport në ditët e pandemisë. Kamëz më 17.04.2020
Qytetarë që bëjnë blerje përpara se të fillojë izolimi. Kamëz më 17.04.2020
Qytetarë që qëndrojnë në rradhë përpara pastiçerisë, për blerjen e akulloreve dhe ëmbëlsirave. Kamëz më 17.04.2020
Një polic kontrollon hyrjen në tregun e fruta perimeve. Kamëz më 17.04.2020
Të rinjtë shijojnë diellin në sheshin qëndror të qytetit të pashqetësuar nga rreziku i pandemisë. Kamëz më 17.04.2020
Banorë në stolat përballë Pallatit të Kulturës që shijojnë diellin të pashqetësuar nga rreziku i pandemisë. Kamëz më 17.04.2020
Qytetarë që mbajnë rradhë përpara bankës për të hapur llogari për pagën e luftës. Kamëz më 17.04.2020
Situata në bulevardin qëndror të qytetit në kohën e pandemisë. Kamëz më 17.04.2020
Tregtarë të dyqaneve ngjitur shijojnë diellin në bulevardin qëndror të qytetit. Kamëz më 17.04.2020