Video/Foto

Masat e reja, qytetarët në Durrës tentojnë të përshtaten me distancën e sociale

11 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës

Bashkia Durrës që prej ditës së mërkurë ka shënjuar në disa prej trotuareve të qytetit vendqëndrimet për qytetarët që presin në radhë, duke respektuar distancën sociale. Ashtu si në qytete të tjera, rrathët e verdhë janë ngjyrosur në trotuare, kryesisht përpara bankave të nivelit të dytë dhe pikave të shërbimit për pagesën e energjisë elektrike dhe ujin e pijshëm. Një pjesë e qytetarëve nuk kanë arritur ende të përshtaten me masat e reja, që diktojnë një stil jetese midis maskave, dorezave, dezinfektuesve dhe distancës sociale nga të tjerët.

Qytetarë në Durrës duke mos i respektuar shënjimet për distancën sociale, teksa presin në radhë për pagesën e energjisë elektrike. Foto: Geri Emiri
Një burrë teksa respekton shënjimin për distancën sociale, duke pritur në radhë përpara një banke të nivelit të dytë në Durrës. Foto: Geri Emiri