24 dhjetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Qytetarët në Durrës qëndrojnë në radhë çdo ditë për plotësimin e dokumenteve që mundësojnë marrjen e bonusit të qirasë ose për njohjen me emrat e afishuar në listat e publikuara nga bashkia. Deri më tani Këshilli Bashkiak i Durrësit ka vendosur që të trajtojë me bonus qiraje 1310 kryefamiljarë, pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas mbi 4 mijë të pastrehë, pjesa më e madhe e tyre në Durrës.
Rreth autorit:
Ka mbaruar studimet për “Gazetari dhe Komunikim” në Universitetin e Tiranës dhe ka studiuar për “Marrëdhëniet me Publikun”, në nivelin “Master Shkencor” (MSc), Universiteti i Tiranës. Ka punuar në disa media online dhe televizion. Ai është themelues dhe editor i blogut jofitimprurës “Amfora.al”, të profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës në Shqipëri. Aktualisht punon edhe si gazetar i lirë.