17 dhjetor 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Në qytetin e Durrësit ka nisur procesi i rikonstruksionit të banesave dhe apartamenteve, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkia e qytetit me Ndërmarrjen Rruga, ka nisur nga puna në lagje të ndryshme të qytetit, duke rikonstruktuar banesat e ndërtuara dhe privatizuara deri para vitit 1993. Po kështu, 30 grupe të tjera me punëtorë, udhëhequr nga specialistë të bashkisë, po punojnë në të gjithë qytetin e Durrësit për riparimin e dëmeve në pallatet që konsiderohen si të pabanueshme deri në përfundimin e ndërhyrjeve për riparimin e dëmeve. 500 banesa private dhe 20 mijë apartamente në total në qytetin e Durrësit, më të prekurin nga tërmeti i 26 nëntorit, kanë nevojë për ndërhyrje, proces pune i cili ka nisur disa ditë më parë.
Rreth autorit:
Erjola Azizolli është gazetare në qytetin e Beratit.