14 dhjetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Dhjetori i gjeti rrugët e Durrësit dhe sheshin qendror të ndriçuar nga llambat shumëngjyrëshe. Një javë më parë, të rinjtë zbukuruan pemën e Vitit të Ri, ngritur nga Bashkia Durrës.
Fëmijë të shumtë kalojnë tanimë në tunelin e ndriçuar dhe pozonin përkrah numrit 2020, që ngjall shpresë për një vit më të mirë, duke rinisur veprimtarinë e përditshme dhe ri ngritur ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit, që la pas 51 viktima në të gjithë vendin.
Rreth autorit:
Ka mbaruar studimet për “Gazetari dhe Komunikim” në Universitetin e Tiranës dhe ka studiuar për “Marrëdhëniet me Publikun”, në nivelin “Master Shkencor” (MSc), Universiteti i Tiranës. Ka punuar në disa media online dhe televizion. Ai është themelues dhe editor i blogut jofitimprurës “Amfora.al”, të profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës në Shqipëri. Aktualisht punon edhe si gazetar i lirë.