Ngjarje/Personazhe

Në qiell të hapur, aty ku komuniteti rom dhe egjiptian vuan pasojat e tërmetit

12 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë

20 familje të komunitetin rom dhe egjiptian në Fushë-Krujë prej dy javësh janë në qiell të hapur.  Magazina e sajuar në trajtë banesash ku ata jetonin prej 15 vitesh përbën rrezik serioz për jetën e tyre. Trarët mbajtës të çatisë kanë lëvizur dhe banesat e tyre modeste janë plasaritur ngado. Sipas banorëve, gjatë këtyre ditëve nuk ka ardhur asnjë ekspert për të parë banesat e tyre, dhe askush tjetër nga organet shtetërore për t’i ndihmuar me veshmbathje e ushqime. Ndërsa Bashkia Krujë premtoi zgjidhje.