24 nëntor 2019/ Mariglen Bita/ Porta Vendore/ Fier
Ndotja mbetet ende një problem i madh për periferinë e qytetit te Fierit. Jo më larg se 2 km nga qendra e qytetit poshtë rrugës Fier-Patos ndodhet një kanal kullues i tejndotur nga mbetjet e naftës dhe vajrat. Ashtu si duket edhe në foto, si pasojë e ndotjes kanë ngordhur peshq dhe gjallesa të tjera. Kanali ndodhet përkrah tokave bujqësore dhe është i përdorshëm për ujitje, ndërsa ujërat e tij të ndotur lidhen me një rrjet kanalesh të tjerë më të mëdhenj duke përfunduar në bregdet. Shkak i ndotjes së ujit janë disa biznese shërbimi në fushën e makinerive; servise por edhe veprimtari të tjera.
Rreth autorit:
Mariglen Bita është gazetar për qarkun e Fierit.