Projekti i mbështetur nga Lëviz Albania për Tregjet e Kafshëve, Bashkia Pogradec: Përcaktojmë vendin për të riun, investitorët të sjellin projekte e propozime
Posted onAuthoradminComments Off on Projekti i mbështetur nga Lëviz Albania për Tregjet e Kafshëve, Bashkia Pogradec: Përcaktojmë vendin për të riun, investitorët të sjellin projekte e propozime
23 shtator 2019/ AlertNews/ Pogradec
Projekti “Tregjet e kafshëve të gjalla, shkak për cenimin e sigurisë ushqimore”, i mbështetur nga Lëviz Albania, vazhdon të japë efekte, edhe përse është përfunduar afro 10 muaj më parë. Projekti kishte për qëllim monitorimin e tregjeve në fjalë dhe sensibilizimin e pushtetit vendor, siç e parashikon dhe “Ligji për Shërbimin Veterinar”, me qëllim që pushteti vendor të ndërhyjë për përmirësimin e kushteve në këto tregje, direKt apo duke i detyruar subjektet që kanë lidhur kontrata me të dhe administrijnë këto tregje. Si rezultat i projektit 9-mujor, rreth 174 publikimeve në media për situatën, organizimi i një emisioni televiziv dhe i një dokumentari, disa prej bashkive apo administratorëve reaguan. Pjesë e projektit ishin 10 tregje, nga Shkodra në Vlorë e Korçë dhe bashkitë mbyllën 6 të tilla; Çerravën në Pogradec, atë të Cerrikut, Librazhdit, Gramshit, Peqinit dhe të Proptishtit në Mokër. Ndërkaq, nisën investimet, për herë të parë pas 28 vjetësh në tregun e Rrogozhinës, në atë të Shelqetit (Bushat) dhe Bashkia e Shërbimi Veterinar në Vlorë, morën masa për kontrollon më rigoroz të hyrje-daljeve të kafshëve në tregun e Mifolit.
Njoftimi i fundit i Bashkisë Pogradec
Megjithëse me situatë paksa më problematike, pasi ishte në tokë private dhe me administrator pronarët e tokës, tregu i Çërravës në Pogradec juridikisht u mbyll, por ilegalisht vazhdoi funksionimim pak kohë më pas, ndërkohë që bashkia thuajse e kishte të pamundur menaxhimin e tyre. Megjithëse pronarëve iu lanë detyra për plotësimin e kushteve, ato nuk u plotësuan. Në këto kushte, stafi i ri i Bashkisë Pogradec, duket se e ka nisur punën me ndryshimin e situatës dhe që nga e enjtja, askush s’do të lejohet të tregtojë aty.
Bashkia Pogradec ka njoftuar së fundmi se, “në bazë të kontrolleve të ushtruara nga Agjensia Rajonale e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve Elbasan, është konstatuar se tregu i kafshëve të gjalla në Çerravë, nuk plotëson kushtet minimale për funksionimin dhe shitjen e kafshëve të gjalla. Si pasojë, kjo agjensi me vendimin përfundimtar të inspektimit datë 15. 11. 2018, numër 00183 ka vendosur dënimin administrativ kryesor “Mbylljen e tregut të gjësë së gjallë në Çerravë”.
Ndërkohë, Bashkia Pogradec njoftoj edhe krijimin e kushteve për subjekte të ndryshme, që të bashkëpunojnë e përcaktojnë vendin ku mund të jetë një tjetër treg, si dhe të investohet e plotësohen kushtet për një treg kafshësh.
“Për sa më sipër bashkia Pogradec, në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe në kuadër të transparencës me publikun njofton: Të gjithë banorët e bashkisë Pogradec, personat fizikë dhe jurdikë, që të paraqiten pranë bashkisë Pogradec, që të bëjnë propozime konkrete, për vënien në dispozicion të pasurive që kanë në pronësi ose administrim, në menyrë që të përcaktohet vendndodhja e tregut për kafshët e gjalla në territorin e bashkisë Pogradec”.
Artikull në kuadër të projektit “Tregjet e kafshëve të gjalla, shkak për cenimin e sigurisë ushqimore” mbështetur nga Leviz Albania.
12 nëntor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore Bashkitë kërkojnë decentralizimin e lejeve mjedisore të tipit C, ndërkohë që Ministria e Mjedisit propozon eliminimin e tyre, duke e konsideruar si “çlirim” për biznesin. Këta të fundit mbështesin të 2 propozimet, por zgjedhin variantin e ministrisë. Ndërkohë, ekspertët e mjedisit thonë se nevojitet vetëm forcim i […]
2 Janar 2019/ Arjola Rrapaj, Artin Halili/ Porta Vendore/ Pogradec Prej më shumë se një muaji, Pogradeci është pa tregje të gjësë së gjallë për shitjen e kafshëve të buta nga ana e fermerëve apo fshatarëve që jetojnë në zonat rurale të Pogradecit. Shkak për këtë është bërë mbyllja e dy tregjeve që kanë […]
16 shkurt 2019/ Artin Halili / Porta Vendore/ Pogradec Fatmiri është zotëria 47 vjeç që vuan nga depresioni prej shumë vitesh, gjendje e cila ka bërë që ai të humbasë gjithçka. Sot Fatmiri është pa familje, i pa punë dhe pa mbështetje, ndërsa shpreson më kot për një zgjidhje nga shteti. Dikur ai jetonte […]