Video/Foto

Të sfidosh vdekjen

8 shtator 2019/ Ervina Garo/ Porta Vendore/ Durrës                                             

Kjo ndodh çdo ditë në Durrës. Djali, në foto nuk është i vetmi. Çdo ditë, dhjetëra qytetarë, pa dallim moshe, zgjedhin rrugën më të shkurtër, por që mund të rezultojë vdekjeprurëse. Ata kalojnë në zonën hekurudhore, mbi shinat e trenit, pa e kuptuar rrezikun që i kanoset.
Në përgjithësi janë banorë, që prej vitesh kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në lagjen numër 13 të qytetit.

Mungesa e kushteve të sigurisë, që karakterizon rrjetin hekurudhor shqiptar dhe papërgjegjshmëria, janë dy faktorët kryesorë, që rrezikojnë jetën e qytetarëve çdo ditë.
Segmenti hekurudhor, që shtrihet paralelisht me rrugën automobilistike, në hyrje të Durrësit është ai, ku është shënuar numri më i lartë i aksidenteve. Të rinj me kufje në vesh apo me biçikletë, shpesh pa kontrolluar, nëse po kalon një lokomotivë ose tren ecin të shkujdesur, duke u shndërruar edhe në protagonistë të ngjarjeve dramatike.

Rreth autorit:
Ervina Garo punon aktualisht te TV Adrianet në qytetin e Durrësit.

Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail