Video/Foto

Amortizimi i rrugës Shijak-Durrës

27 gusht 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës

Rruga kombëtare Shijak-Durrës vijon prej 7 vitesh të jetë tejet e amortizuar. Protestat e banorëve në muajin janar dhe dhjetor 2018, duket se nuk patën efekt për marrjen e masave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, që bëri me dije  më herët për Portën Vendore se kontrata e mirëmbajtjes së rrugës Shijak-Durrës dhe Katër Rrugët-Pjezë, me vlerë 90 milionë lekë, ka përfunduar që në datën 29 janar 2018.

Rreth autorit:
Geri Emiri – Diplomuar për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës. Ka punuar në disa media online dhe televizion. Ai është themelues dhe editor online i blogut jofitimprurës “Amfora.al”, të profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës në Shqipëri. Aktualisht punon edhe si gazetar i lirë.