15 gusht 2019/ Geri Emiri/Porta Vendore/ Durrës
Nisja e sezonit veror është shoqëruar me probleme të shkaktuara nga mbetjet urbane për banorët e rrugës “Aleksandër Goga”, që nis nga qendra e qytetit dhe përfundon në Porto-Romano. Banorët e kësaj zone dhe asaj të Spitallës përballen me kontejnerë të pakët për hedhjen e mbetjeve dhe ankohen se bashkia i pastron, jo aq shpesh sa ka nevojë, duke sjellë rreziqe për sëmundje dhe aromë të keqe sipas qytetarëve. Mbeturinat qëndrojnë në sipërfaqe në një pjesë të madhe pranë kontejnerëve të vendosur përgjatë rrugës.
Nga vëzhgimi i Portës Vendore në lagjet e qytetit të Durrësit, në periudhën gusht-nëntor 2018, një pjesë e kontejnerëve në qytet janë të ndryshkur, pa rrota, të çarë në pjesë të ndryshme, duke kulluar lëngjet e mbetjeve në rrugë. Ndërsa investimet për kontejnerët e rinj në këto 4 vite rezultojnë të jetë përqendruar në qytet dhe bashkia e ka tkurrur shërbimin e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve në njësitë e tjera administrative.
Rreth autorit:
Geri Emiri – Diplomuar për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës. Ka punuar në disa media online dhe televizion. Ai është themelues dhe editor online i blogut jofitimprurës “Amfora.al”, të profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës në Shqipëri. Aktualisht punon edhe si gazetar i lirë.