Video/Foto

Një fëmijë, që kërkon të jetë fëmijë!

8 gusht 2019/ Ervina Garo/ Porta Vendore/ Durrës

Fëmijëria është periudha më e bukur e jetës, por jo për këdo! Shkëlqimi dhe mjerimi takohen në çdo vend, por kontrastin më të fortë e krijojnë, kur protagonistë janë fëmijët. “Lulin e vocërr” mund ta takosh në realitetin e sotëm shqiptar, me dëshirën për të jetuar, por me sfidën për të mbijetuar. Bashkëmoshatarët e tij luajnë vetëm pak hapa larg, ndërsa djali i vogël i vështron me kureshtje. I bashkon bota fëminore, por i ndan realiteti i trishtë!

Rreth autorit:
Ervina Garo punon aktualisht tek TV Adrianet në qytetin e Durrësit.