2 gusht 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Shkodër
Fatjona Nikaj është vajza 18 vjeçare nga qyteti i Shkodrës, e cila që ka luftuar kundrejt çdo barriere e paragjykimi duke qenë sot një studente e shkëlqyer. Pavarësisht vështirësive që has në infrastrukturën e rrugëve të qytetit, të cilat nuk janë të përshtatura për personat me aftësi të veçanta, tek ajo mbizotëron një ndjenjë shumë e lartë pozitiviteti dhe shërben padyshim si një rast frymëzimi.