Ngjarje/Personazhe

13 fshatra në Mat të etur për pikën e ujit dhe investimet në zonë

26 qershor 2019/ Porta Vendore/ Burrel

Tri njësi administrative në Mat, Rukaj, Derjan dhe Macukull, në të cilat shtrihen 13 fshatra, sot vuajnë për ujin e pijshëm. E vetmja zgjidhje për 5000 banorët e kësaj zone, kanë qenë burimet e ujit në fshat, por edhe ato janë shteruar më kalimin e dekadave duke i lënë banorët e këtyre fshatrave me sytë nga qielli.