Video/Foto

Portretet e Qarrishtës

25 qershor 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Librazhd

Pjesa e katërt  e Ciklit “Triumfi i një turbine Fantazmë” – një seri shkrimesh hulumtuese mbi ndërtimin e një HEC-i në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Kjo është Qarrishta, fshati i vogël kufitar në lindje të vendit që shtrihet në dy faqe malesh, përballë njëra-tjetrës. Pranë shtëpive prej guri kalon një rrjedhë e kristaltë,në ngjyrë blu. Ai është Zalli i Qarrishtës. Tej, por jo shumë larg, pas mjegullës së hirtë shquhet maja e bardhë e Shebenikut. Ne mbërritëm këtu në të dalë të pranverës dhe u takuam me disa fshatarë. Qetësia e tyre ishte trazuar nga zhurmat e turbinave të një hidrocentrali të sapo vënë në punë. Kishte mes tyre disa shpresëtarë që besonin se kur të binte dimri e të bllokohej rruga, ata do të mund të merrnin energji elektrike për shtëpitë e tyre modeste. Ose së paku, kështu u kishin premtuar.

Në ikje, morëm me vete këto fotografi,mes të cilave edhe disa nga portretet e atyre pak banorëve të mbetur, por që kishin vendosur të mos largoheshin nga fshati e të qëndronin deri në fund.

Haki Hasa
Gurra e Zezë
Enver Hasa
Gardhe në Qarrishtë
M. Shebenikut
Kantieri HEC Qarrishta
Hedie dhe Mejreme Hasa
Hasajt, lagje e Qarrishtës
Nuri Hasa, kryeplaku i Qarrishtës
Plaka në Qarrishtë
Mulliri i Sulajve
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
Pullumb Biçaku, tekniku i ish-HEC Qarrishtë
Zalli i Qarrishtës
Qarrishtë. Në sfond M. Shebenikut

Fundi i pjesës së katërt
Për pjesën e parë klikoni këtu https://portavendore.al/2019/05/14/triumfi-i-nje-turbine-fantazme/
Për pjesën e dytë klikoni këtu https://portavendore.al/2019/05/21/struktura-te-deshtuara/
Për pjesën e tretë klikoni këtu https://portavendore.al/2019/05/30/nen-kuroren-e-shebenikut/