Video/Foto

Gjirokastra çel sezonin turistik

19 qershor 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër

Gjirokastra ka përzgjedhur një mënyrë të veçantë të çeljes së sezonit turistik veror. Duke iu larguar ceremonisë së përvitshme dhe aktiviteteve të përqendruara në zonën muzeale të Qafës së Pazarit, tashmë të shndërruar në një kantier ndërtimi, Bashkia e qytetit ka vendosur zhvillimin e disa aktiviteteve që do të shtrihen përgjatë të gjithë muajit Maj.

Aktivitetet kanë nisur me përurimin e një shtegu të ri turistik që të çon në shpellën e Çerçiz Topullit në fshatin Prongji. Vendosja e sinjalistikës së nevojshme në vendin ku strehohej patrioti luftëtar, synon në tërheqjen e sa më shumë turistëve vendas e të huaj drejt këtij destinacioni të ri turistik të aventurës, që Bashkia e Gjirokastrës angazhohet për ta shpallur “Monument natyror dhe historik”.

“Kjo bashki ka vendosur që çeljen e sezonit ta bëjë përmes disa aktiviteteve promovuese për njohjen e resurseve të zonës. Bashkia ka menduar që meqenëse Gjirokastra ka sezon gjithëvjetor, në sezonin veror kur regjistrohet kulmi i fluksit turistik, të zhvillojë këto aktivitete promovuese të natyrave të ndryshme për të nxjerrë në pah më të mirën nga pasuritë e Gjirokastrës”, tha Gentiana Brahimi, përfaqësuese e Zyrës së Turizmit në Bashkinë Gjirokastër.

Manastiri i Spilesë në Gjirokastër. Foto: Brikena Metaj

Bashkia synon edhe hartimin e një guide turistike në bashkëpunim me Agjensitë Turistike të Gjirokastrës.

Interes zgjoi edhe prania e Nikolla Llambro, aktorit gjirokastrit që interpretoi rolin e Zeman Mashkullorës në filmin “Liri a vdekje”. Ai rikthehet për herë të parë në këtë vend që pas xhirimeve të filmit, kujtimet e të cilit kanë mbetur ende të pashlyera në memorien e aktorit.

Grupi “Ergjeria Gjirokastër”. Foto: Brikena Metaj

Punimet për restaurimin e kalldrëmeve të Gjirokastrës kanë nxitur përpjekjet e bashkisë për zhvendosjen e fluksit të turistëve drejt pikave të shumta turistike në rrethinat përreth qytetit. E pasur me resurse të shumta natyrore dhe kulturore, Gjirokastra ka çfarë ofron edhe jashtë rrugëve të kalldrëmta dhe shtëpive të gurta tradicionale.

Manastiri i Spilesë në zonën e Lunxhërisë ka qenë destinacioni i radhës i turit të promovimeve në kuadër të çeljes së sezonit turistik. Manastiri i shek XVI-të ofron për vizitorët vendas e të huaj, vlera historike, fetare, trashëgimi kulturore, bukuri natyrore dhe aventurë. Gjurmët që dëshmojnë historinë 400 vjeçare, bashkë me shpellën e eremitëve, një nga më të rrallat në rajonin jugor, janë vlera të shtuara për çdo vizitor.

Kisha e manastirit të Spilesë. Foto: Brikena Metaj

“Qytete me kala” ka qenë ekspozita që solli në Gjirokastër disa artistë elbasanas dhe ekspozitën fotografike “Elbasani 1916 – 1918”.

Nga ekspozita “Qytetet me kala” e hapur në qytetin e Gjirokastrës. Foto: Brikena Metaj

“Në 2019 qyteti muze do të ketë numër rekord turistësh edhe pse në një fazë të pafavorshme nga ana infrastrukturore, duke treguar se turizmi alternativ u ofron vizitorëve në Gjirokastër të rrinë edhe shumë më tepër se disa orë”, tha kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami.

Vitin e kaluar Gjirokastra regjistroi një shifër në rritje vizitorësh duke regjistruar rreth 100 mijë vizitorë. Pjesa dërrmuese e tyre kanë vizituar vetëm qytetin e gurtë dhe resurset që ofron zona muzeale, ndërsa pasuritë e shumta të rrethinave të Gjirokastrës janë ende të papromovuara dhe shpesh të panjohura.

Vendi ku ndodhet Shpella e Çercizit, në Prongji. Foto: Brikena Metaj
previous arrow
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1)
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
WhatsApp Image 2019-04-13 at 21.07.52 (1) - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy - copy
qytete me kala grupi ergjeria gjirokaster
ekspozita e elbasanit
rruga drejt shpelles
sezoni 2019 poster
shpella e cercizit
shpella sinjalistike
vendi ku ndodhet shpella e cercizit ne prongji
next arrow

Rreth autorit:
Brikena Metaj është korrespondente për News 24 në Gjirokastër.