Video/Foto

“Lumi me mbeturina” përshkon Durrësin

12 qershor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës

Në foto paraqitet kanali që mbledh ujërat e tokave në zonën e Shkozetit dhe lidhet edhe me ish-Kënetën, në Durrës, zonë e cila tashmë është industrializuar dhe urbanizuar. Pamja që ofrohet sapo zbardh dita, shqetëson banorët e kësaj zone, duke rrezikuar shëndetin e tyre. Situata duket se vjen sa nga mungesa e investimeve për rrjetin e kanalizimeve, aq edhe për mungesën e ndërgjegjësimit të banorëve, për hedhjen e mbeturinave në kontejnerët e caktuar nga bashkia. Ndërsa imazhi dhe aroma e mbeturinave shoqërojnë udhëtarët në autostradën Tiranë-Durrës, që kalojnë përbri këtij kanali.

Rreth autorit:
Geri Emiri – Diplomuar për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës. Ka punuar në disa media online dhe televizion. Ai është themelues dhe editor online i blogut jofitimprurës “Amfora.al”, të profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës në Shqipëri. Aktualisht punon edhe si gazetar i lirë.