31 maj 2019/ Brejdon Xhavara/ Informim.al/ Fier
Dhjetra banorë të minoritetit Rom nga fshati Mbrostar Ura në Fier, protestuan ditën e djeshme përpara Bashkisë Fier.
Në një thirrje të përbashkët Romët kërkuan që të kenë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre.
Prej 30 vitesh, 60 familje rome nuk kanë pasur akses për të përdorur ujin e pijshëm si pasojë e mungesës së kanalizimeve, Informim.al ësht
Në muajin janar të 2019 pas një hetimi të hollësishëm nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u gjetën shkelje të diskriminimit racior dhe ekonomik, por që edhe shkresa e KMD nuk gjeti zbatim në organet vendore.
Informim.al ka pyetur banorët se si furnizohen me ujë të pijshëm dhe për përdorim utilitar, teksa ata shprehen se në fshatin e tyre janë 2 puse ku furnizohen me ujë duke paguar për çdo litër që mbushin. Një nga protestuesit tregon për Informim.al se: “Mbushim ku të gjejmë, herë na lejnë të mbushin, herë nuk na lejnë, skemi çfarë të bëjmë, fëmijët shkojnë në shkollë dhe duhet të lahen, ata nuk do shkojnë me zhul në shkollë së është gjynah, ne shpresojmë shumë nga protesta dhe jemi të gatshëm ta përshkallëzojnë nësë nuk marrim një përgjigje sot”-shprehet banori i fshati Mbrostar Ura.
Gjatë protestës, aktivististi Panajot Alushi zhvilloi një takim me NënKryetarin e Bashkisë Fier, ku ai premtoi se për 2 muaj do të fillojnë punimet në Mbrostar. Për Informim.al aktivisti shprehet se “Nëse ky premtim nuk do të mbahet ne do të jemi sërish në protestë, pasi është e drejta jonë për të protestuar”.
E drejta për tu furnizuar me ujë të pijshëm është universale dhe jetike, por politikbërja dështoi sërish, dhe shumë qytetarë janë ende duke jetuar në kërkim të ujit.