21 prill 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Ura Vajgurore
Godina e Bashkisë së Urës Vajgurore, çdo ditë të premte “pushtohet” nga tregu që organizohet shumë pranë godinës së institucionit më të rëndësishëm vendor. Në pjesën anësore të godinës tregtarët vendosin tela, duke reklamuar produktet që tregtojnë. Veshjet intime rezultojnë të jenë mallrat që shiten në vijën e parë të tregut të hapur dhe më afër godinës së bashkisë.
Rreth autorit:
Erjola Azizolli është gazetare në qytetin e Beratit.