6 prill 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Hapësirat e tregtimit ambulant në Gjirokastër janë ende larg parametrave dhe me problematika shqetësuese. Në qytetin jugor aktualisht janëkatër tregje funksionale, ai industrial, dy tregje fruta–perimeshdhe ushqimorë dhe tregu i komunitetit rom. Tëgjithë të vendosur në largësi të konsiderueshme nga njëri–tjetri, por me problematika të ndjeshme për tregtarët dhe komunitetin.
Përmbytja e tregut të ri industrial
Nevoja për një treg të ri industrial në Gjirokastër ishte kritike përgjatë 25 viteve të fundit, pasi prej më shumë se dy dekadash tregtarët kishin zaptuar trotuaret dhe shëtitoren e vetme të qytetit. Një mori çadrash, skeletesh druri apo hekuri të mbuluara me plastmas, ngrinin krye përditë në këtë shëtitore dhe trotuaret përreth, duke mos lënë të lirë asnjë pëllëmbë vend. Rreth 200 tregtarë kanë ushtruar aktivitetin e tyre prej vitit 1995 në shëtitoren e vetme të Gjirokastrës, të ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit, në lagjen më të populluar të saj, te “18 shtatori”. Hapësira e dedikuar qytetarëve për shëtitjeu dorëzohej atyre vetëm në mbrëmje, ndërsa ngritja etregut të ri industrialerdhi paralelisht me ndërtimin e unazës së re të qytetit, që u mori qytetarëve përfundimisht shëtitoren, duke e zëvendësuar atë me një rrugë me dy korsi, pavarësisht kundërshtimit të banorëve.
Tregu i ri industrialështë një investim i Bashkisë Gjirokastër, i cili kapi vlerën e 35 milionë lekëve të reja dhe u përurua vetëm 9 muaj më parë, konkretisht në korrik të 2018-ës.
Aktualishtky treg u shërben rreth 75 tregtarëvedhe ata që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë hapësirë paguajnë në bashki një tarifë prej 6.000 lekësh në muaj. Por problemet e para për tregun e shumëpritur lindin me dimrin e parë, duke nxjerrë në pah edhe pasojat e investimit 35 milionësh, kur ende nuk kishin kaluar 6 muaj nga inaugurimi, duke treguar se ky treg industrial ende nuk mund të cilësohetnjë investim me standarde e kushte të përshtatshme për shitësit dhe blerësit.
Tregu i ri u përmbyt dhe reshjet e borës dhe të shiut përfunduan brenda duke dëmtuar mallrat e tregtarëve që operojnë në këtë hapësirë tregtimi. Tavani i ndërtesës u anua nga pesha e dëborës duke shkaktuar hapësira boshe, në të cilat depërtuan ujërat.
Vetëm një ditë pas reshjeve të dendura të dëborës, që mbuluan vendin në fillim të janarit 2019, tregtarët e tregut industrial të Gjirokastrës e kanë gjetur vendin e tyre të tregtimit të përmbytur, ndërsa mallrat të dëmtuara. Ata kanë vendosur kova dhe enë të tjera për të mbledhur ujin që derdhej çurg nga çatia. Veç dëmtimit të mallit që i kushtoi atyre miliona lekë tregtarëtvuajtën edhe pasojat e klientelës që u largua për shkak të ujit që kullonte në raftet e tyre.

Prej ndërtimit të tij, tregtarët kanë vënë në dukje mungesën e sigurisë së mallrave të tyre, të tregtimit në kushte të këqija atmosferike dhe faktin se ndërtimi nuk jepte garanci.“Që kur ka filluar tregu e kemi vënë në dukje që kjo do pikojë. Kanë ardhur nga bashkia ta shohin dhe nuk kanë vënë ujin në zjarr”, pohojnë ata të mërzitur.
Flora Hitaj prej 20 vitesh mban familjen e saj me të ardhurat e tregtisë së rrobave. Ajo ishte një ndër tregtarët që nuk e pezulluan aktivitetin dhe firmosën me bashkinë kontratën e marrjes me qira të dyqanit, ku tashmë ekspozon produktet e veta. Ajo tha se malli u dëmtua nga uji dhe për këta tregtarë të vegjël, kostoja është e lartë. “Janë lagur. I kemi varur, të tëra ishin të lagura. Ky mall nuk shitej më. Kush na e dëmshpërbleu?”, shprehet ajo e irrituar.
Ndërsa kërkuan ndërhyrje emergjente, tregtarët gjirokastritë pohuan se të vetmen rrugë në ato kushte, kishin grumbullimin e mallit, tashmë të dëmtuar dhe pezullimine aktivitetit.
Prania e këtij tregu të ri industrial sistemoi disi kaosin urban, por tregtarët flasin për rënie të fuqisë blerëse. Më shumë se gjysma e tregtarëve të dikurshëm të tregut industrial e kanë braktisur atë për shkak të rënies së të ardhurave.

Tomor Shehu, një ndër tregtarët e parë që ka nisur këtë aktivitet në Gjirokastër, pohon se ndryshimi është i ndjeshëm. Ai rendit si faktor kryesor ndikimin e largësisë e tregut nga qendra e qytetit. “Më parë tregtonim në kushte shumë të vështira, në shi, borë e diell. Tani jemi më komodë, por blerjet kanë rënë. Pak njerëz vijnë deri këtu, në hyrje të qytetit, kurse më parë ishim në mes të vendit dhe të arritshëm nga të gjithë”, tregon ai.
Tregu industrial u zhvendos në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, në një godinë të re, pas investimit të Bashkisë Gjirokastër. Asim Peta, kreu i zyrës së tatim–taksave në bashkinë e qytetit, thotë se jo të gjithë tregtarët qëushtronin aktivitetin e tyrenë shëtitoren e mëparshme, pranuan tëzhvendosen në këtë godinë. Një pjesë e tyre pezulluan aktivitetin, ndërsa bashkia vendosi aty edhe tregtarët që më parëe ushtronin aktivitetin të shpërndarë nëpër trotuare.

Sipas Petës, numri i tregtarëve të vjetër është rreth 60 të tillë, ndërsa rreth 15 janëbizneseve të reja, që janë bërë pjesë e listës së tregtarëve ambulantë, që ndodhen në brendësi të tregut të ri industrial.“Mes tyre, ka edhe të pakënaqur nga shitjet. Tregtarët e vjetër përgjithësisht nuk kanë ankesa edhe pse muajt e parë kanë qenë realisht të vështirë, kurse bizneset e reja jo të gjithë e kanë gjetur veten”, shton Peta. Ndërtimi i kësaj godine u dha mundësinë e punësimit edhe 2 rojeve, 2 pastrueseve dhe një përgjegjëse, që kujdesen për mbarëvajtjen e punës në këtë treg.Sipas kreut të tatim – taksave në bashkinë e Gjirokastrës, situata e vështirë e dimrit të parë për këtë investim, është kaluar dhe kompania ndërtuese e projektit ka kryer riparimin e të gjitha dëmtimeve. “Jemi besimplotë se nuk do të ketëmëprobleme të kësaj natyre. Bashkia është përherë e kujdesshme për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të tregtarëve”, shtoi Peta.
Projekti që mbeti në letër
Investimi qindra milionë lekë i Bashkisë Gjirokastër i tregut industrial, u prezantua si një model suksesi dhe kryebashkiakja Zamira Rami pati deklaruar se do niste menjëherë punën për ndërtimin e tregut të fruta-perimeve.“Ne kemi ende të pa sistemuar një treg të fruta-perimeve dhe produkteve ushqimore, ndaj do të përpiqemi që të krijojmë një ansambël të përbashkët edhe me tregun industrial, në mënyrë që të gjithë njerëzit të jenë të mirëorientuar për të tregtuar produktet e tyre në vende me kushtet e duhura dhe me të gjitha kriteret e një tregu funksional”, tha në atë kohë kryebashkiakja Zamira Rami.
Gati 8 muaj pas kësaj deklarate, tregtimi i frutave – perimeve dhe produkteve të ndryshme ushqimore në Gjirokastër vijon ende të operojë jashtë kushteve teknike dhe higjieno–sanitare, pikërisht në anë të rrugës, ku rreth një vit e gjysmë më parë, gjatë një aksioni të ndërmarrë, bashkia i largoi ata.

Por situata njeh përsëritje të herëpashershme, pasi tregtarët ambulantë dhe banorët e fshatrave edhe sot shesin produktet e tyre në çdo anë rruge, duke e ndarë hapësirën e tyre tregtare me makinat, që qarkullojnë pareshtur, si dhe me këmbësorët.
Ndërsa oferta e bashkisë ishte sistemi i tyre brenda territorit të mëparshëm të një pjese të tregut industrial, ku sërish produktet ekspozohen në tokë,mes pluhurit dhe baltës. Kjo solli edhe një rënie të ndjeshme të numrit të tregtarëve ambulantë. Më parë ky treg numëronte rreth 20 tregtarë, shifër që rritej përgjatë sezoneve kur fshatarët ofronin për konsumatorët produktet e tyre bio. Tashmë në këtë treg nuk gjen më shumë se 10 tregtarë.

Bashkia Gjirokastër thotë se projekti i tregut ushqimor parashikon grumbullimin dhe vendosjen si të tregtarëve, ashtu edhe të fshatarëve të zonave përreth, në një mjedis në hyrje të qytetit, shumë pranë tregut industrial aktual, duke i përqendruar blerësit në një hapësirë të përbashkët tregtimi, si dhe për të lehtësuar fshatarët të cilët vijnë nga fshatrat dhe stacionin e tyre të parë e kanë pikërisht në pikën hyrëse të Gjirokastrës së poshtme.
Një treg ushqimor jashtë kushteve higjieno – sanitare
Një tjetër treg që gjendet në territorin e Gjirokastrës është ai i vendosur në qendër të lagjes “18 shtatori”. Edhe ky cilësohet treg i fruta-perimeve, por shiten edhe ushqime të tjera nga banorët e fshatit. Vëzhgimi i Portës Vendore tregoi se edhe ky treg nuk i ka shpëtuar problemeve.Ndërtimi i hapësirave të veçanta, të dedikuara për çdo tregtar, u përfundua disa vite më parë, por ato rezultuan jofunksionale. Asnjë prej tregtarëve nuk pranon t’i shfrytëzojë ato, duke parapëlqyer ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre në anë të rrugës, si mënyra më e arritshme nga konsumatorët.

Janë të paktën 60 shitës ambulantë të produkteve ushqimore, që përditë dalin buzë rrugëve në Gjirokastër. Shitësit e qumështit që vijnë nga zonat rurale janë të parëtqë mbushin rrugët e qytetit. Një pjesë e tyre kanë klientelë të përhershme dhe shpërndajnë produktet e tyre të bulmetit nëpër shtëpi, ndërsa nuk mungojnë edhe ata që vendosen në qendër të lagjes “18 shtatori” duke ekspozuar bidonët e qumështit. Tregu i përkohshëm i produkteve ushqimore, mbushet me fermerë që shesin fruta, perime, erëza apo vezë fshati.

Ndonëse të rralla, aksionet e inspektorëve të bashkisë nuk kanë munguar, për të larguar “zaptuesit” ambulantë tëprodukteve ushqimore nga trotuaret kryesore të lagjes “18 Shtatori” në Gjirokastër. Pavarësisht kësaj, ata i gjen përherë aty.
Irena vjen përditë nga një prej fshatrave të Lunxhërisë, për tëshitur produktet që ajo vetë prodhon. Më parë, Irena ishte rreshtuar mes fshatarëve qëshisnin në rrugën pranë tregut të fruta – perimeve, që ekziston vetëm formalisht. Ajo tregon se ndonëse vendi ishte i papërshtatshëm, pasi qarkullimi i dendur i makinave dhe blerësve shpesh bëhej problematik, shitjet ishin më të larta.“Kur na shpërngulën në brendësi të tregut, shitjet ranë. Askush nuk vinte më. Aty ku ishim më parë, njerëzit kalonin për në shtëpi, ndalonin dhe blinin diçka. Ndaj ika nga vendi ku na caktoi bashkia dhe dola këtu në trotuar”, tregon ajo, duke shtuar se paguan rregullisht tarifën prej 50 lekësh të bashkisë.

Tregtimi jashtë kushteve dhe siguria ushqimore
Edhe pse janë blerës dhe konsumatorë të rregullt të stendave ambulante, qytetarët gjirokastritë mendojnë se siguria e tregtimit të produkteve ushqimore në rrugë, lë për të dëshiruar dhe kërkon më tepër kontroll. Bledar Ahmeti, specialist në Drejtorinë e Shëndetit Publik pohon se ndër ushqimet që përbëjnërrezikshmërijanë produktet e mishit dhe fruta – perimet e fushës. “Duhet të shihet me prioritet ngritja e një sistemi të mirë gjurmimi dhe monitorimi si dhe shtimi i kontrolleve veterinare dhe agronomike”, tregon ai. Në Gjirokastër, numërohen mbi 50 subjekte me risk të lartë, mes të cilave edhe 36 fabrika prodhimi dhe 4 fabrika qumështi, ndërsa problematik mbetet tregu i palicencuar, i cili është vështirë të inspektohet.
Tregjet si ndotës ambientalë
Ndotja e ambientit është një ndër pasojat kryesore të tregjeve ambulante. Sistemimi i tregut industrial pati ndikim të ndjeshëm tëpërmirësimit të situatës në qendër të lagjes “18 shtatori”, por në atë që ende funksionon si treg ushqimor, problematika është evidente, ndonëse numri i ulët i tregtarëve sjell një shkallëmë tëvogël ndotjeje. Më e dukshme në Gjirokastër, kjo vihet re në hapësirën e rezervuar tregtarëve rom.

Tregu rom,ndotës potencial
Bashkia Gjirokastër i grumbulloi tregtarët rom nga rrugët e qytetit ku shpërndaheshin, në rrugën e lagjes “Granicë”, një nyje që lidh qytetin me rrugën nacionale, larg qendrës së qytetit. Edhe pse i vështirë për t’u arritur, tregu rom është një ndër më të frekuentuarit. Rreth 20 tregtarë romë, që paguajnë rregullisht taksën e vendit, një shumë modeste prej 50 lekësh që shkon në arkën e bashkisë, hapin mallrat e tyre nëmes të sheshit dhe përgjatë trotuarit, në kodrën e zhavorrit të sjellë nga vërshimi i dendur i Përroit të Çullës.

E ndërtuar rreth 7 vite më parë, rruga e unazës Granicë – Gërhot, e humbi shpejt shkëlqimin e vet. Dimri i 2017-ës i shoqëruar me reshje të dendura që shkaktuan rrëshqitje dherash në Gjirokastër, shkaktoi probleme edhe për këtë rrugë. Masivë të mëdhenj gurësh dhe zhavorri zaptuan rrugën dhe hapësirën tregtare, duke paralizuar qarkullimin dhe duke shkaktuar dëmtime të mëdha në trotuaret e kësaj rruge, ndërsa bashkia e qytetit ndërhyri me anë të një kontraktori për pastrimin e saj.
Tregu i shumicës së fruta – perimeve
Një ndër investimet e vetme serioze në këtë drejtim në Gjirokastër ka rezultuar të jetë tregu i shumicës së fruta – perimeve. Rreth 12 tregtarë të mëdhenj operojnë në këtë hapësirë të vendosur jashtë kufijve natyrorë të qytetit, përtej urës së lumit, në rrugën kryesore të njësisë administrative Antigone dhe Parkut Kombëtar të Antigonesë.
Ndonëse furnizuesi kryesor i tregtarëve të vegjël dhe marketeve të ndryshme në qytet, edhe ky treg nuk i shpëtoi dot pakësimit të numrit të tregtarëve me kalimin e viteve. Pas zhvendosjes së tregut të mëparshëm në këtë godinë, numri i tregtarëve u përgjysmua. Sot ata i paguajnë Bashkisë së Gjirokastrës një tarifë që nis nga 7500 lekë në muaj deri në 15 mijë lekë të rinj në muaj, në varësi të sipërfaqes që kanë në përdorim.
Rreth autorit:
Brikena Metaj është korrespondente për News 24 në Gjirokastër.