Video/Foto

Cikli: “Pranverë në Vjosë”

5 prill 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore

Ju mund të keni udhëtuar në bjeshkë, të jeni mahnitur nga pamja e ftohtë me mjegull e plot mister përrallash. Të keni vizituar kulla guri e të keni takuar malësorë të fortë si shkëmbi. Të keni kalëruar përmes qafave e shtigjeve të egra në veriun e mrekullueshëm alpin, me ujëra të kristalta e me maja të mbuluara nga bora, por ju nuk keni parë asnjëherë mjaftueshëm nëse nuk keni shijuar nga afër magjinë e Luginës së Vjosës, kodrat e saj të buta dhe qiejt e ulët, retë e bardha që prekin majat blu të maleve të jugut.

Shihni këto foto dhe prekni magjinë që rezervon Vjosa e mrekullueshme në pranverë.