30 mars 2019/ Geri Emiri/ Sami Curri/ Porta Vendore/ Bulqizë
Ky reportazh investigativ nxjerr në dritë fakte të reja në lidhje me situatën e krijuar muaj më parë në Bulqizë. Reportazhi trajton shqetësimin e banorëve të 3 fshatrave; Dushaj, Koçaj, dhe Kodra e Danit, ku banorët u ngritën në protesta të njëpasnjëshme për anulimin e koncesionit për masivin pyjor Sheshe-Bulqizë. Çfarë fshihet pas kësaj kontratë dhe cilët institucione u përfshin në këtë çështje? Për më tepër Porta Vendore iu sjell këtë reportazh investigativ shumë shterues.
Rreth autorit:
Geri Emiri – Diplomuar për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës. Ka punuar në disa media online dhe televizion. Ai është themelues dhe editor online i blogut jofitimprurës “Amfora.al”, të profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës në Shqipëri. Aktualisht punon edhe si gazetar i lirë.
Sami Curri është diplomuar për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës. Ai ka punuar në disa media online dhe në televizion. Ai është themelues dhe editor i portalit “bulqizaime.al”, i profilizuar në raportimin mbi qarkun e Dibrës. Aktualisht punon edhe si gazetar i lirë.