24 mars 2019/ Ervina Shehaj/ Porta Vendore/ Memaliaj
Funksionimi i qendrave shëndetësore në zonat rurale ka qenë një ndër prioritetet e qeverisë por e kundërta ndodh në zonat rurale të qarkut të Gjirokastrës. Në video janë pamjet e qendrës shëndetësore Luftinjë 2, e cila është pjesë e Bashkisë Memaliaj, e që jo vetëm është jashtë funksionit por tashmë është kthyer në vendgrumbullim për ushqimin e bagëtive.
Rreth autorit:
Ervina Shehaj është korrespondente e Memaliajt për Fax News.