Ndodhi

Hapet tenderi për Bulevardin “Zogu i parë”. 7 milionë dollarë për 600 metra

13 mars 2019/ Aurora Sulçe/ Porta Vendore/ Tiranë

Pas Sheshit SkënderbejBashkia e Tiranëka hapur tenderin për Bulevardin “Zogu i Parë”. Bëhet fjalë për një fond prej 708.3 milionë lekësh të reja. Specifikimet teknike të tenderit të sapo shpallur shfaqin projekt për një zonë të tjetërsuar, me ndërhyrje në stola betoni, shatërvan, fasada me dekorime guridhe vendqëndrime biçikletash, janë disa pjesë të përshkruara tek specifikimet teknike.

Tenderi do të qëndrojë i hapur deri në datën 11 prill 2019. Afati për të mbyllur plotësisht punimet është 18 muaj nga nënshkrimi i kontratës. 

Çfarë parashikon projekti?

Bulevardi “Zogu i Parë” fillon nga ish-Stacioni i Trenit deri në Sheshin Skënderbej. Projekti parashikon rehabilitim tëplotë në të gjithë gjatësinë e bulevardit, gjithsej 600 metër. Sipas openprocurement.alqë publikon edhe raportin me specifikimet teknike, do të bëhet shkatërrimi i kanalizimeve (ujërave të zeza) ekzistuese, rrugëve të makinave, trotuareve dhe pjesëve të tyre të betonuara, elementëve linearë dhe vendorë

Gjithashtu do të ngrihet një infrastrukturë e re e nëndheshme (ujërat e zeza, ujërat e bardha, rrjeti elektrik). Do të bëhet ndërtimi dhe vendosja e shatërvanëve dhe pjesëve të tyre përkatëse (dhomat teknike, tubacionet dhe sistemin e tubacioneve), shtrimi gurëve natyrorë (lloje të ndryshme) për rrugë ku kalojnë makinat, sheshe, vende parkimi dhe trotuare, shtrimi me guriçka të ngjeshura të disa zonave, ndërtimi pusetave të rrugës, çimentimi trotuareve, bordurave tëtrotuareve, mbjellje bimësh dhe gjelbërimi sipas florës vendase, si dhe punime për mirëmbajtje. Projekti parashikon gjithashtu krijimin e katër shesheve të reja, një shatërvani dhe një hapësire të dedikuar për biçikletat.

Të dhëna nga projekti i bulevardit “Zogu i parë”

Analizimi i kostove

Projekti i rehabilitimit të Bulevardit “Zogu i parë” do tu kushtojë banorëve të kryeqytetit 708 328 285 lekë të reja. Para këto që do të investohen në 600 metra, që është edhe gjatësia e bulevardit.

Sipas një përllogaritje të thjeshtëi bie që kosto per 100 meter te jete mbi 1,1 milion dollareNjë shifër e lartë, por që më herët kryetari i Bashkisë së Tiranës, ErionVeliaj e ka shpjeguar me faktin se zona e Bulevardit “Zogu i parë” do të ndjekë modelin e Pazarit të Ri.

Ambicia jonë është që Bulevardi Zogu i Parë, nga ish-Stacioni i Trenit deri te Sheshi Skënderbej të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri”, do të deklaronte Veliaj në fillim të nëntorit 2018.