14 Shkurt 2019/ Arben Vata/ Porta Vendore/ Kukës
Opinion-blog
Përgjithësisht, hyrjet e bibliotekave kombëtare, lokale apo libraritë, nuk kanë asgjë më mangët ose tepër sesa kujdesi që duhet të tregojë një student serioz në strukturën e një eseje letrare, aty ku fillimi dhe hyrja e shkrimit duhet të jetë sa më interesante, të shërbejë si grep, që të zgjojë e mbajë peng lexuesin gjatë gjithë shkrimit. Në këto godina mund të ishte ndonjë pllakë prej guri me mbishkrime të karakterit hyjnor për librin, ndonjë libër prej druri me kopertinë tërheqëse të shkruar me djegie, apo thjesht një fletë A4 ku shkruhet “Mirëse erdhët”.
Por çfarë të ofron tempulli i dijes, biblioteka e qytetin tim, që në hyrje të saj?!
Përveçse e futur brenda një ndërtese të madhe, ajo e Pallatit të Kulturës, duke u privuar kështu nga ndjesia e autenticitetit dhe privatësisë, ajo ofron një shfaqje aspak të këndshme për syrin dhe që për ndonjë mund edhe t’i kallëdatën. Plot fotografi të trishtueshme nga koha e gjenocidit serb, fëmijë me faqet e kuqe nga të ftohtit, që qajnë me dënesë për nënën e humbur, të varfër që shtrëngojnë me duart e plasaritura bukën e falur nga lëmosha e Evropës, djem të rinj që mbajnë gjyshen e tyre në krah dhe gra të mjera që qajnë në kamionçinë për fëmijët, që nuk e dinëse ku i kanë. Të gjitha këto fotografi, jo të lëna qëllimisht në fakt, por të ngelura aty që nga ekspozita e fundit e bërë për kujtim të gjenocidit serb, të urojnë mirë se ardhjen në bibliotekën “Agim Spahiu”, Kukës.

Dhe sa duhet të presim ne ose çfarë duhet të pësojmë (vetëm kështu dyshoj se nxëmë) që institucionet dhe qeverisja vendore të marrë masa e të ngrejë sofrën e vet?! Kë mund tëpresë një qeverisje për t’ia bërë këtë punë? Media lokale që flet e nuk dëgjohet ose në rastin më të rëndomtë kërcënohet për të heshtur a ndërrojë temë. Duhet të presëtë organizohet një ekspozitë tjetër me temë më të këndshme e pozitive për t’i zëvendësuar këto fotografi tëvjetra me disa të reja. Apo të presë që fëmijët që kalojnë aty vetëm ose të shoqëruar me prindër të shokohen nga pamje të tilla e kjo tëlejë gjurmë në jetët e tyre, që kujtesa e tyre të fotografojë skamjen në vend të diçkaje tjetër. Fëmija më me fat do e vinte në siklet prindin e tij nëse do e pyeste se çfarë janë këto foto dhe pse gjenden pikërisht këtu?! Po një fëmijë i heshtur që nuk flet, kë mund të pyesëpër këtë? Mund të qëllojëedhe që të mos ketë asnjë aty,që ta brendësojë informacionin duke përfunduar i frustruar. E në fund të gjithë këtë mësim e mori në hyrjen e bibliotekës së qytetit.

Në hyrje të kampit të Aushvicit dhe në faqen elektroniketë tij sqarohet dhe shkruhet se aty është e ndaluar hyrja e fëmijëve nën moshën 14 vjeç. Të bësh në këtë rast pyetjen “pse” nuk demonstrohet aspak kureshti më shumë sesa naivitetet.
Është e ndaluar sepse dihet sesi zhvillohet një fëmijë, njihen e studiohen teoritë e Adlerit, Frojdit, Roxhersit, J. Piaget dhe mbi të gjitha dihet dhe përse është ngritur ai objekt. Heqja e atyre fotove nuk nënkupton aspak mohim të asaj çfarë ka ndodhur, të historisë, përkundrazi është një përkujdesje e nevojshme që ne si qytetar duhet ta kemi ndaj vendit tonë por dhe ndaj fëmijëve mbi të gjitha. Ata foto e kanë vendin jo me larg se 20 metra nga aty, në kullën e lartë, e ngritur për aty synim, për të përkujtuar eksodin kosovar.
Një kosovar i moshuar, i lodhur dhe trishtuar nga koha e gjenocidit shprehej: “Na vjen turp që jemi gjallë”. Ishte një kohë lufte dhe çdo veprim i agresorit dhe pushtuesit serb kishte për qëllim denigrimin dhe shfarosjen e qenies njerëzore.
Por ne të gjallëtqë kemi lirinë dhe nuk kërcënohemi nga të jashtëm,çfarëduhet të bëjmë sot përballë kësaj ekspozite afatgjatë? A do ishte më e lehte t’i mbyllnim sytë fëmijëve tanë kur shkojmë të huazojmë ndonjë libër apo t’i marrim ato foto dhe t’i dërgojmë në vendin e vet?! Mund t’i dërgonim, por nuk kemi tagër për këtë. E sa u takon fëmijëve, në vend se t’i mbyllim sytë, dikush mund të zgjedhë të mos e frekuentojë fare bibliotekën.
A flasin vetëm librat? Jo. Një fotograf do kundërshtonte për këtë. Këto foto flasin më shumë se disa fjalë, që nuk ka rëndësi nëse janë më shumë apo më pak se një mijë.
Rreth autorit:
Arben Vata është gazetar në Kukës.