Vëzhgim/Analizë

Parkingjet , “miniera e arit” e Tiranës

19 dhjetor 2018/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore

Thuajse të gjitha bashkitë në vend performojnë dobët kur vjen puna për të mbledhur taksat dhe tarifat vendore. Shumë larg pritshmërie, mbledhja e taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe ajo e pasurive tëpaluajtshme kanë thyer rekorde negative, kryesisht në Tiranë. Si pasojënë arkën e bashkive mungojnë 2.5 miliardë lekë. Por Bashkia e Tiranës ka arritur të kompensojë humbjet, duke arkëtuar vlera tëkonsiderueshme nga parkingjet publike.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë ishte ajo që pati një rënie të ndjeshme në vitin 2018. Në nivel bashkie, rënia e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë u udhëhoq nga Bashkia Tiranë. Gjatë periudhës janar-qershor 2018, të ardhuratnga kjo taksë regjistruan një nivel prej rreth 657.1 milionë lekë, nga rreth 2.1 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në bashkitë Vorë dhe Durrës, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rezultojnë të jenë thuajse përgjysmuar krahasuar me nivelin e shënuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017. E vetmja bashki që shënoi të dhëna pozitive për taksën e ndikimit në infrastrukturë ishte Bashkia e Vlorës me rreth 84 milionë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, pasi një vit më parë të ardhurat nga kjo taksë ishin në nivel zero.

Një tjetër burim i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin vendor përfaqësohet nga të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, të ardhurat nga kjo taksë regjistruan një vlerë prej rreth 1.7 miliardë lekë, në rënie me rreth 36.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Tkurrja e të ardhurave nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme u përcaktua nga rënia me rreth 42.6% në terma vjetorë e të ardhurave nga taksa e ndërtesës. Sipas raportit të monitorimit të Financave vendore,kjo performancë e dobët e regjistruar në të hyrat nga taksa e ndërtesës bie ndesh me pritshmërinë e krijuara nga reformimi i kësaj taksënëpërmjet ligjit nr. 106/2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”. Vështirësitë në krijimin e kadastrës fiskale, përcaktimi i vlerës së pronës sipas vendndodhjes, përcaktimi i një agjenti tatimor etj., vlerësohentë kenë krijuar paqartësi të shtuara për bashkitë, të cilat mund të kenë kontribuar në performancën e kësaj takse gjatë gjysmës së parë të vitit 2018. Njëkohësisht, një pjesë e bashkive kanë vijuar të aplikojnë taksën e ndërtesës sipas metodologjisë së vjetër, deri në përfundim të periudhës tranzitore për të akomoduar metodologjinë e re, me bazë vlerën, dhe e kanë shtyrë aplikimin e taksës së re në 1 janar 2019. Ekspertët që kanë hartuar raportin, shprehen se mbetet për tu vlerësuar nëse kemi të bëjmë me vështirësi të përkohshme në zbatimin e metodologjisë së re në lidhje me aplikimin e kësaj takse apo me vështirësi strukturore, të cilat shkojnë përtej kompetencave të bashkive.

Duke mbetur tek mbledhja e taksave vendore, të ardhurat nga taksa mbi tokën bujqësore rezultojnë të jenë rritur, ndërsa taksa e truallit vijon të rezultojë pa të ardhura të regjistruara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018.

Të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogëlu rritën me 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017. Në terma afatgjatë dhe në vijim në ndryshimeve të ndërmarra, të ardhurat nga kjo taksë vijojnë të ulin në mënyrë progresive kontributin etyre në totalin e të ardhurave nga burime të veta vendore.

Parkingjet, “miniera e arit” për Tiranën

Me konkretisht, Bashkia e Tiranës ka arkëtuar e vetme rreth 230 milionë lekë vetëm për 6 muajt e parë nga parkingjet, përkundër totalit 288,380,516 që janë arkëtuar në mbarë vendin. “Në këtë drejtim, – sugjerojnë ekspertët që kanë hartuar raportin, – bashkitë e tjera të mëdha, qendër qarku, nuk kanë pasur të njëjtën performancë, ndonëse kanë potencial (duke konsideruar numrin e popullsisë dhe të automjeteve)”.

Po ashtu edhe tarifa për zënien dhe përdorimin e hapësirës publike dhe të fasadaveka pësuar një rritje të konsiderueshme në periudhën në analizë, duke shënuar një vlerë prej 707.4 milionë lekë nga 292.7milionë lekë të mbledhura në të njëjtën periudhë të vitit 2017. Nëse do të shikonim performancën e zërave specifikë, rezulton se të ardhurat nga tarifa për zënien e hapësirës publike për qëllime biznesi zë peshën më të lartë me rreth 48.3% të totalit, ndjekur nga të ardhurat nga tarifa për parkingjet (40.8%) dhe tarifa e reklamave (11%).

Rreth autorit:
Esmeralda Keta është gazetare e çështjeve sociale në Tiranë.