Video/Foto

Pas reshjeve të para të shiut, përmbytet Durrësi

30 tetor 2018/Geri Emiri/Porta Vendore/ Durrës

Rrugët kryesore të qytetit të Durrësit u përmbytën sot nga reshjet e shiut. Uji mbuloi trotuaret në lagjen nr. 18, ku gjenden disa prej shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazeve të Durrësit. Përmbytja e hyrjes së qytetit, pranë Stacionit të Trenit, krijoi vështirësi për qarkullimin e automjeteve. Megjithëse Bashkia premton se investimet në rrjetin e kanalizimeve do i japin zgjidhje problemit, situata përsëritet prej vitesh sa herë që reshjet e shiut bien pa ndërprerje për një orë.