Ngjarje/Personazhe

Lavdari, fshati që u zbraz për një copë rrugë

19 Tetor 2018/ Roland Beqiraj/ Porta Vendore/  Korçë

Rruga e pakalueshme dhe shërbime të tjera të munguara,kanë detyruar shumicën e banorëve të Lavdarit, që të braktisin përfundimisht fshatin e tyre. Aktualisht kanë mbetur më pak se 40 familje në fshatin që tri dekada më parë ishte ndër më të mëdhenjtë në zonën e Korçës, ku jetonin mbi 2.500 banorë.

Largimi i banorëve mori trajtën e një eksodi,duke filluar prej vitit 1995 dhe nuk po ndalet as sot,pikërisht,për shkak të një segmenti rrugor prej 4 kilometrash,që nuk po rikonstruktohet ende.Të pashpresëse një ditë të afërt dikush do të kujtohet të hedhë një lopatë çakëll,se asfaltin nuk ia lejojnë vetes as ta çojnë nëpër mend,banorët e mbetur të Lavdariti kanë sytë drejt Korçës dhe fshatrave të fushës,me të cilët i ndan një distancë prej 13 kilometrash,si mënyra e vetme për të shpëtuar nga izolimi i përhershëm.

Lavdari i vjetër, një perlë në askund

Segmenti rrugor nga Korça deri në Voskop mund të përshkohet në pak minuta pasi rruga,dikur gjithë gropa,sapo është rikonstruktuar nga bashkia. Në Voskop nuk ka asnjë tabelë që të tregojë se cilin drejtim duhet të ndjekësh për të shkuar në Lavdar,por banorët të tregojnë se rruga fillon në të dalë të fshatit.

Rruga,që dredhon mes një peisazhi alpin,mbytur nga gjelbërimi,edhe pse vjeshtë,është e vështirë edhe për mjetet fuoristradë. Terrenit me thyerje të forta i shtohen edhe gropat e thella që të shoqërojnë në të gjithë gjatësinë e segmentit,duke e bërë të mundimshëm udhëtimin.Sa më tepër ngjitesh lartësive,që arrijnë në 1200 metër mbi nivelin e detit,aq më e thellë bëhet gremina buzë rrugës tejet të ngushtë,ku një pakujdesi e vogël,edhe në kohë pa reshje,mund të të kushtojë shumë.

Fshati Lavdar. Foto: Roland Beqiraj

Pas gati një ore udhëtim,shfaqet Lavdari,pozicionuar në një faqe mali,ku pemët e lartakanë fshehur shtëpitë e gurta,të cilave iu duken nga lart vetëm çatitë.Rruga kryesore e fshatit, dhe po ashtu qendra janë bosh.Shumica e shtëpive janë në degradim e sipër dhe po shemben pak nga pak.Heshtjen e trishtë që vjen nga ndërtesat e braktisura, e thyejnë zërat e tre-katër fëmijëve,që sapo kanë mbaruar mësimin dhe po zbresin me vrap nëpër rrëpirën ku ndodhet shkolla.Ndërtesa dykatëshe është në gjendje të mirë,por për aq fëmijë sa kanë mbetur,të mjaftueshme janë edhe dy klasa.

Zilja e këmborëve të bagëtive vjen nga thellësia e pyjeve që kanë mbetur të paprekur,ndoshta edhe për shkak të rrugës së keqe.Arrat janë mbushur plot kokrra, dhe ftonjtë e pjekur nuk po i mbajnë dot degët që janë zgjatur mbi avllitë e rrënuara,si për të ftuar kalimtarët që t’i vjelin se të zotët e shtëpisëjanë larguar prej kohësh.

“600 shtëpi dhe më tepër kishte Lavdarinë fillimvitet‘90 dhe në vitin 2000 këtu jetonin  mbi 180 familje”,tregon Perfet Çerçizi,një nga banorët e vjetër, për Portën Vendore, por sipas tij, sot fshati është shkretuar,sa me zor gjen ndonjë oxhak ku del tym. “Ikën pa kthyer kokën pas të gjithë lavdarakët. Ja! Për këtë të shkretë rrugë,që s’u bë kurrë.Nuk kanë faj,rruga na ka lënë në izolim të plotë.Duam më shumë se një orëkur ka shi,që të dalim me kafshë deri në Voskop,se kur bie borë,që këtu arrin deri në dy metër,as kafshët nuk e çajnë dot rrugën dhe ne mbetemi në dorë të Zotit.Të gjithë vijnë vetëm kur ka zgjedhje,na marrin votat dhe nuk kujtohen më për ne,por të paktën të bëhet rruga që na lidh me Lavdarin Sipër,që të kemi një mundësi për të dalë në rrugën nacionale”, tha 75-vjeçari.

Perfet Çerçizi, banor nga Lavdari Poshtë. Foto: Roland Beqiraj

Ndërsa Valmir Likaështë një tjetër banor i mbetur në fshat. Sapo ka bërë një barrë dru në pyll dhe po i transporton me kafshë. “Kafshët janë shpëtimi ynë,kur koha është e keqe dhe kur kemi ndonjë të sëmurëqë duhet ta çojmë në Korçë, kjo rrugë është gjithçka për neqë po jetojmë akoma në Lavdar”,pohoi ai për Portën Vendore. Kur bllokohet nga bora,as furgoni që sjell mësuesit dhe infermieret nuk vjen dhe fëmijët mbeten ditë të tëra pa shkollë dhe nuk ka kush t’u bëjë një gjilpërë të sëmurëve”, vijon Valmiri.

Shkolla 9 vjeçare e fshatit. Foto: Roland Beqiraj

Jetesën në fshat, banorët e sigurojnë nga blegtoria,sepse toka është e varfër dhe jep pak prodhim. Fshati ka kullota të mira dhe pyje që s’kanë fund,por banorët e mbetur të Lavdarit nuk mbajmë shumë bagëti,se nuk kanë ku ta shesin prodhimin.

“Rruga e keqe na la të varfër.Sa të dalim ne në rrugën nacionale,qumështi do jetë bërë hirrë”,thotë me trishtim Valmir Lika,teksa shtonse edhe ai po bëhet gati ta braktisë fshatin si të tjerët,sepse rrugaqë nuk u bësot dhe 30 vjet,nuk ka për tu bërë kurrë.

Valmir Lika, banor i Lavdarit të poshtëm. Foto: Roland Beqiraj

Qendra shëndetësore është e mbyllur,por Liliana Dajko është e kënaqur me shërbimin tre herë në javë të infermiereve.Por ajo është e shqetësuar kur koha është e keqe. “Doktori nuk vjen asnjëherë,sepse ai rri në qendrën shëndetësore të Voskopojës dhe duhet ne të shkojmë tek ai”,thotë ajo për Portën Vendore. “Po si të shkojmë ne në Voskopojëkur është mot i keq,nga cila rrugë?! Rruga drejt Voskopit nuk kalohet,po ashtu edhe rruga që na lidh me Lavdarin Sipër,më e keqe nuk bëhet.Por çfarë të bëjmë! Kush pyet për ne! E gjithë familja jonë ka zbritur në Bulgarec”,tregon gruaja, të cilës i dallohet qartazi dëshira për tu larguar.

“Këtë shtëpi që kemi,nuk e ble njeri,se kush vjen të jetojë në një fshat të harruar dhe të ndarë nga bota,si Lavdari.Kemi kërkuar si fshatqë të na bëhet rruga,por nuk po na e vënë veshin,as tani që jemi pjesë e Bashkisë së Korçës dhe as kur ishim me komunën e Voskopojës”, përfundon e pashpresë ajo.

Liliana Dajko, banore në lagjen Lavdari i Poshtëm. Foto: Roland Beqiraj

Lavdari i ri, më keq se i vjetri

Ata që nuk kishin mundësi të migronin në Korçë ose zona të tjera të vendit,”migruan” në pjesën e sipërme të fshatit,duke krijuar lagjen që vendasit e quajnë Lavdari Sipër. Për të shkuar në lagjen e re,duhet të dalësh në rrugën nacionale Korçë-Voskopojë, dhe as 3 km larg fshatit turistik, një tabelë orientuese të tregon se kjo lagje,zyrtarisht njihet si fshati Lavdar. Lagjja e re është ndërtuar pa asnjë lloj sistemi dhe planifikimi.Shtëpitë,që janë ende në proces legalizimi, janë larg njëra-tjetrës dhe rrugët e brendshme janë hapur nga vetë banorët. Kanali ku derdhen ujërat e zeza kalon mespërmes fshatit,ndërsa mbeturinat janë të shpërndara kudo.

Janë rreth 30 familje,që janë vendosur aty,15 vite më parë. “Të dyja lagjet kanë a s’kanë 40 familje gjithsej,se shumica e banorëve u larguan nga fshati që gjithë të keqen e ka nga rruga. Çdo vit,gjendja e rrugës përkeqësohet. Përveç gropave,rruga ka filluar të rrëshqasësi pasojë e ujërave që rrjedhin nga mali.Të dyja lagjet e fshatitj anë të ndara dhe izoluara nga njëra -tjetra,sepse rruga që i lidh është e pakalueshme. Shkolla ndodhet në lagjen e poshtme dhe për këtë arsye,ata të lagjes sipër i çojnë fëmijët në shkollën e Voskopojës”,sqaron Lluka Dajko, banor i kësaj zone.

Lavdari sipër, shtëpitë e reja të zonës. Foto: Roland Beqiraj

“Ikëm nga lagjja poshtë ,11 vite më parë,por këtu ku erdhëm jemi edhe më keq. Nuk kemi as kopsht,as shkollë,as qendër shëndetësore. Na mungojnë kanalizimet e ujërave të zeza dhe nuk hapim dot dritaret nga era e keqe. Fëmijët,që janë në moshë për shkollë i çojmë në Voskopojë,ata më të vegjlit,detyrohemi t’i mbajmë në shtëpi.Te qendra shëndetësore,që ndodhet në lagjen tjetër,nuk shkojmë dot për shkak të rrugës,por të paktën infermierja na vjen në shtëpi për çdo nevojë”, tha për Portën Vendore,Nimete Potka.

Nimete Potka,banore e Lavdarit të Sipërm . Foto: Roland Beqiraj

Ndërsa Ambra Potka është në pritje të fëmijës së dytë dhe shtatzëninë është e detyruar ta ndjekë në maternitetin e Korçës,sepse qendra shëndetësore e fshatitështë e paaksesueshme.“Kemi vite që i kërkojmë bashkisë të na ndërtojë një qendër shëndetësore,qoftë edhe një kioskë të sjellin.Edhe rruga për në lagjen poshtë duhet rregulluar,sepse makina nuk kalon dot dhe po i mbajmë të vdekurit në krahë deri tek varrezat”, thotë nëna e re.

Ambra Potka banore e zonës Lavdari i Sipërm. Foto: Roland Beqiraj

Kurse Dudie Dajkoprej 44 vitesh shërben si mami dhe infermiere e banorëve të Lavdarit. Edhe familja e saj është zhvendosur në lagjen e re.Në mungesë të qendrës shëndetësore,infermierja edhe pse me aftësi te kufizuara,shkon shtëpi më shtëpi për t’iu bërë fëmijëve vaksinat,por edhe në rastet e urgjencave shëndetësore.

Qendra shëndetësore në fshatin Lavdar. Foto: Roland Beqiraj

“Qendra shëndetësore e lagjes së poshtme është jashtë funksionit.Çatia pikon dhe ç’bie jashtë,futet brenda.Tani i kanë prerë ujin dhe energjinë elektrike.Vjen infermierja nga Vashmia,por nuk ka ku të rrijë dhe jemi të detyruar t’iu shkojmë pacientëve në shtëpi.Në janar unë dal në pension dhe nëse këtu nuk ndërtohet qendra shëndetësore,familjet e Lavdarit Sipër do mbeten pa kujdes shëndetësor”,tha Dudie Dajko,e cila kujton se dikur priste mbi 60 lindje në vit,ndërsa sot lindin pesë ose gjashtë fëmijë.

Dudie Dajko, Infermierja e fshatit. Foto: Roland Beqiraj

Bashkia hap qesen për rrugën e Lavdarit….por në 2019-tën

Në harkun kohor të tri viteve të fundit,sipas informacionit të marrë nga Bashkia e Korçës,rezulton se në Lavdar,bashkia nuk ka kryer asnjë investim,pavarësisht kërkesave dhe shqetësimit të banorëve,sidomos për rikonstruksionin e rrugës. Bashkia ka investuar gjatë kësaj periudhe 370.000.000 lekë,për rikonstruksionin e qendrës,infrastrukturës rrugore dhe monumenteve të kulturës të fshatit Voskopojë, por jo më tutje.

Shtëpitë gati në rrënim të Lavdarit. Foto: Roland Beqiraj

“Shpresuam shumë nga reforma territoriale,që e përfshiu Lavdarin në Bashkinë e Korçës,por Lavdari nuk përfitoi asnjë thërrime nga investimet miliona euro,që shkuan të gjitha për Voskopojën”,thotë Kryetari i Fshatit Lavdar, Lluka Dajko. “E kam ngritur zërin në çdo mbledhje dhe diskutim me drejtuesit e bashkisë,por kemi marrë vetëm premtime dhe projekte në letër”,sqaroi Dajkopër Portën Vendore.

Rruga për në fshatin Lavdar. Foto: Roland Beqiraj

Edhe kur Lavdari ishte pjesë e komunës së Voskopojës,kërkesat e banorëve për ndërtimin e rrugës mbetën veçse premtime të radhës për zyrtarët,që kujtoheshin për ekzistencën e Lavdarit,vetëm kur iu duheshin votat. “Ata që nuk shtruan dot 4 km rrugë, – tregojnë banorët,- premtonin gjatë fushatave elektoralese do ta kthenin Lavdarin në atraksion turistik,ashtu si Voskopojën”, tha ai.

Lavdari i sipërm, me kanalizime tejet problematike. Foto: Roland Beqiraj

Megjithatë, pas tri dekada pritje,thuhet se i ka ardhur radha edhe rikonstruksionit të rrugës së Lavdarit. Nga Bashkia e Korçës mësohet se e ka përfshirë në prioritetet e investimeve për vitet 2018-2019.Sipas informacionit të siguruar nga Porta Vendore,Bashkia ka parashikuar të investojë 115.000.000 lekë për rikonstruksionin e rrugëve të Lavdarit dhe po ashtu sistemimin e ujërave të zeza në Lavdar dhe Gjonomadh,me vlerë 30.000.000 lekë.

Ekspertët për Bashkinë Korçë

Për Sorina Kotin,pedagoge e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Fan Noli”,bashkitë ende nuk janë të aftatë gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme për t’u vetëqeverisur pas implementimit të reformës administrative. “Mirëfunksionimi i pushtetit vendor kërkon fonde të mjaftueshme për të garantuar cilësinë e shërbimeve dhe investimeve për të gjitha njësitë administrative.Deri tani, njësitë nuk po marrin as shërbimet bazike,pavarësisht se paguajnë taksat dhe tarifat bashkiake,të cilat kanë pësuar rritje. Bashkitë e reja punësuan më shumë njerëz për shkak të nevojës së tyre për personel, në mënyrë që të mbulonin territorin më të madh të bashkisë së re. Bashkitë e reja,sot kanë 25% më tepër të punësuar se para zbatimit të Reformës”,argumentoi për Portën Vendore,doktorja e shkencave ekonomike.Sa i përket investimeve publike pritej që me reduktimin e shpenzimeve operacionale dhe për paga,të rriten investimet publike kapitale si dhe transferta e pakushtëzuar. “Në realitet,reforma nuk dha rezultatet e pritshme,pasi transferta e pakushtëzuar nuk u rrit në nivelet e pritshme”,vijoi Koti.
“Pas tre vitesh zbatim të Reformës,njësitë administrative nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga Bashkia e Korçës. Voskopoja është nga ato njësi,ku shpërndarja e investimeve dhe fondeve nuk është bërë në mënyrë korrekte. Investimet janë kryer vetëm në Voskopojë,duke lënë në harresë fshatrat e tjerë. Prioritetet e investimeve të projektuara nga Bashkia Korçë janë përsëritur për tre vjet rresht,duke mos u përfunduar asnjë prej investimeve të parashikuara”, tha doktoreshë Koti, për Portën Vendore.

Rreth autorit:
Roland Beqiraj është fotoreporter i Korçës për Tv Klan.