Ngjarje/Personazhe

Qytetarja që nuk u dorëzua

26 shtator 2018/ Porta Vendore
Evelina Riska është rasti tipik se si shoqëria mund të luftojë ndaj sistemit të sëmurë. Është rasti i një gruaje, nëne e cila u diagnostikua me kancer të gjirit.
Është rasti kur frika dhe vështirësia e sëmundjes nuk mjaftojnë, por të duhet të përballesh dhe me mungesën e ilaceve në një sistem shëndetësor që nuk arrin të të bëhet aleat në mbrojtje të jetës, por të lë mes dallgëve dhe në mëshirë të fatit. Është historia e një gruaje që u mbërthye me thonjë pas jetës, shpresës dhe luftoi për veten, fëmijët e saj por që nuk u ndal me aq. Ajo gjeti kurajon që jo vetëm të përballet me sëmundjen e trupit por dhe me sëmundjen e sistemit shëndetësor, duke e dokumentuar paaftësinë e tij për t’i ardhur në ndihmë pacientit dhe duke e goditur këtë gjyqësisht. Rasti i Evelinës mund të jetë udhërrëfyes për këdo që gjendet në kushtet e saj, duke i treguar rrugën se si ta dokumentojë mosdhënien e ndihmës me mjekim nga ana e spitalit, dhe se si ta godasë gjyqësisht këtë praktikë abuzive. Është udhërrëfyesi se si nëse cdo qytetar që është në kushte të njëjta i kundërvihet sistemit të kalbur shëndetësor, atëhere ky sistem do duhet të përballet me vlera të mëdha dëmshpërblimesh duke e detyruar kështu që të marrë masa që ilacet mos të mungojnë në të ardhmen.

https://www.facebook.com/portavendore.al/videos/234335940769166/